Home / Opinion (page 4)

Opinion

ËSHTË MË KEQ SEÇ DUKET, S’KEMI PROKURORI FARE

Sot gjendemi në situatën paradoksale, kur njëra palë thotë se më në fund kemi prokurorinë që duam, kurse tjetra që kjo është më e keqja në Shqipëri, që nga koha e Ismail Qemalit, sepse e ka futur të gjithën në thes “Sulltani”.Të dyja palët ia fusin kot dhe nuk thonë të vërtetën, sepse në fakt ne nuk kemi prokurori fare.Sepse po të kishim, të paktën do ta merrnim shpejt një përgjigje në është autentik apo falso “Babalja”.Do të ishte minimumi për të krijuar një ide paraprake ndaj një çeshtjeje shumë sensitive, që mban pezull zhvillimet politike dhe sociale në vend.Do t’i jepte mundësinë publikut që të paktën të mos shikonte sërish këtë shfaqje të shpifur me dy gjela majë plehut, që i hakërrehen njëri-tjetrit, por vetëm njërin prej tyre.Në kushtet e mosbesimit të plotë nga njëra palë, po të kishim prokurori, kjo e fundit do të kishte pajtuar me kohë agjencinë më të specializuar perëndimore në lëmin e përgjimeve dhe nuk do të shtynte ditët kot me procedura rutinë dhe thirrje dës..

Lexone

QEVERIA PËRSËRI DËSHTON ME TAKSAT DHE BORXHIN!

Nga Jorida TABAKUFMN: borxhi publik, koncesionet dhe klima e biznesit sëmundja e ekonomisë!Shqiptarët janë sot kombi më i varfër në Ballkan, mbi 200 mijë biznese kanë pësuar rritje të taksave ndërkohë që 200 mijë familje kanë tentuar të largohen nga Shqipëria përmes formave të ndryshme. Një qeveri e tërë është e angazhuar që të prodhojë ligje dhe para për të shtuar pasurinë e një grushti biznese pranë qeverisë, ndërkohë që krimi i organizuar kanë mburojën e policisë dhe ministrisë së brendshme.Raporti i fundit i FMN tregoi dhe njëherë vështirësitë që ka ekonomia shqiptare: Niveli i lartë i borxhit, kreditë me probleme dhe klimën e vështirë të të bërit biznes. Të treja shqetësime të përsëritura të opozitës.Borxhi publik u rrit me pretendimin e shlyerjes se detyrimeve të prapambetura te cilat kurrë nuk u shlyen. Me borxh të rritur qeveria rriti taksat me pothuajse mbi 2 miliardë Euro, nuk realizoi asnjë investim publik të qëndrueshëm që do të nxiste ekonominë duke e futur vendin ..

Lexone

PLATFORMA E NARKOTIZIMIT, KRIMI MË I MADH SHTETËROR

Nga Bujar NISHANITë dashur miq,Prej disa kohësh paraja e pisët ka nisur të minojë shumë rrezikshëm ekonominë tonë dhe ashtu siç ajo është e dobët dhe e gërryer nga korrupsioni.Çdo ditë leku po zhvleftësohet dhe po e çon situatën financiare të vendit në një krizë edhe më të rëndë se ajo e skemave piramidale të ‘96-‘97.Platforma e narkotizimit të vendit ishte krimi shtetëror më i madh që pas diktaturës staliniste në Shqipëri.Mjeranët që e ideuan dhe implementuan rrugëtimin, nga kanabisi tek kokaina, jo vetëm që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si “narkotrafikantët e Ballkanit”, por edhe do të përgjigjen përpara historisë”.E nxinë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e të gjithë botës siç nuk e meritojmë aspak.Këtë imazh, që ska dënim të kujtëdo e qeli burgu, që ta shlyejë dot.E minuan rëndë sigurinë tonë kombëtare duke e vënë policinë e shtetit nën komandën e organizatorëve të trafikut, të cilët veshën uniformën e policisë në funksionet më të larta dhe sot ja..

Lexone

BALLKANI PERËNDIMOR NË BE ËSHTË ILUZION

Argumentimi i Komisionit Evropian tingëllon bindës: “Ose ne eksportojmë stabilitet ose importojmë instabilitet”, e përmbledh rregullisht Komisari i Zgjerimit të BE, Johannes Hahn motivin e BE, për t’u dhënë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të qartë anëtarësimi. Ajo synon të jetë nxitje për reforma demokratike dhe ekonomike si dhe për zgjidhjen e konflikteve brendashtetërore. Ajo që nuk e thotë Komisioni, peshon të paktën po kaq shumë: BE dëshiron të kundërshtojë ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon. Të dy synojnë të bëhen tërheqës me para dhe investime dhe në dallim nga BE ata nuk bëjnë pyetje të pakëndshme për gjendjen e shtetit juridik.Lodhja nga zgjerimi është shumë e dukshmePor kundër një anëtarësimi të plotë në një kohë të afërt flet jo vetëm rrethana që gjashtë shtetet në fjalë nuk i kanë bërë “detyrat e shtëpisë” që u kërkohen, por edhe arsye parimore – krejt të pavarura nga ritmi i reformave në Ballkan.BE është për momentin tepër i zënë m..

Lexone

PLATFORMA E NARKOTIZIMIT, KRIMI MË I MADH SHTETËROR PAS DIKTATURËS

Nga Bujar NISHANITë dashur miq,Prej disa kohësh paraja e pisët ka nisur të minojë shumë rrezikshëm ekonominë tonë dhe ashtu siç ajo është e dobët dhe e gërryer nga korrupsioni.Çdo ditë leku po zhvleftësohet dhe po e çon situatën financiare të vendit në një krizë edhe më të rëndë se ajo e skemave piramidale të ‘96-‘97.Platforma e narkotizimit të vendit ishte krimi shtetëror më i madh që pas diktaturës staliniste në Shqipëri.Mjeranët që e ideuan dhe implementuan rrugëtimin, nga kanabisi tek kokaina, jo vetëm që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si “narkotrafikantët e Ballkanit”, por edhe do të përgjigjen përpara historisë”.E nxinë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e të gjithë botës siç nuk e meritojmë aspak.Këtë imazh, që ska dënim të kujtëdo e qeli burgu, që ta shlyejë dot.E minuan rëndë sigurinë tonë kombëtare duke e vënë policinë e shtetit nën komandën e organizatorëve të trafikut, të cilët veshën uniformën e policisë në funksionet më të larta dhe sot ja..

Lexone

BOLL GLORIFIKIMIT TË FASHISTËVE!

*Nga: Krsto LazareviçPërshëndetje hitleriane, tatuazhe me kryq të thyer dhe simbole fashiste të ustashëve të lidhur me nazistët. Veç kësaj përshëndetja “Za dom Spremni” (Për atdheun gati), korresponduesja kroate për “Sieg Heil” – të gjitha këto u zhvilluan të shtunën (12.05) e kaluar, kur 10.000 vetë përkujtuan bashkëpunëtorët e nazistëve ustashët në Bleiburg të Kärnteni-t. Bëhet fjalë për majin e vitit 1945, kur ushtria kroate e lidhur me nazistët mori arratinë nga ish-Jugosllavia për në Kärnten, në zonën britanike të pushtimit. Por bashkëpunëtorët e nazistëve, ustashët, britanikët ua dorëzuan atëherë partizanëve jugosllavë, gjë që bëri që mbi 45.000 vetë të vriten nga partizanët e Titos.Në një kohë kur pjesëmarrësit flasin për një “aktivitet përkujtimor”, kritikët e quajnë “takimin më të madh fashist të Evropës”. E gjitha organizohet nga Konferenca Kroate e Ipeshkëve, durohet nga dioqeza austriake Gurk. Anëtarë të rangut të lartë të qeverisë kroate janë të pranishëm në aktivitet...

Lexone

LUL, GJEJ NJË SKENAR PËR TË QENË!

Nga Keti BAZHDARISkenari i 5 ditëve më parë me Agronin(Geronin) nuk ngjiti. Do të mund të realizoje plot të tjerë, po të ishe vetë i pastër dhe pak më punëtor.Ti Lul je dembel. Ta kanë ngec at punë në dorë dhe duket që e bën si për ta hequr qafe. Ti s’ke ëndërr të drejtosh Shqipërinë dhe me vete thua – “ca më duhet mua kjo punë” dhe fort faj nuk ke, por tashmë je brenda my wannabe leader dhe pozicioni ta kërkon të jesh më ngjitës, më i besueshëm për njerëzit.Duket që politikën e ke ndjekur nga televizori, me ato turmat energjike, që rrethonin gjysh Saliun, dajë Fatosin e axhe Edin, dhe ke menduar pse jo edhe unë, por nuk është se e ke fort haberin si arrihet deri aty.Njerëzve mund t’u thuash plot gënjeshtra, sic bën cdo ditë, por ajo që ka rëndësi është t’i besosh ti i pari, pasi dallohesh lehtë që s’i beson as vetë dhe nëse në cdo aspekt të jetës realizmi është dicka e mirë, në lojën politike të gënjeshtrës, të tradhëton.Mund të rreshtoje edhe të vërteta. Oh sa shumë të vërt..

Lexone

KORRUPSIONI, PENGESA DREJT EUROPËS

Ku po shkojmë ne shqiptarët aktualisht? Pa asnjë dyshim: drejt Bashkimit Europian. Korrupsioni, pengesa drejt Evropës, tani është i mundur.Sepse aktualisht shqiptarët e kanë fituar luftën me antishqiptarët shekullorë, që janë përpjekur të errësojnë dhe të deformojnë historinë e Shqipërisë. Gjithashtu shqiptarët tani kanë triumfuar kundër asimilimit në gjuhë dhe humbjes në territor.Shteti i ri i Kosovës është prova e fitores territoriale shqiptare dhe prova e triumfit historik shqiptar antiasimilues kundrejt përpjekjes treshekullore sllave.Por shqiptarët sot janë përpara luftës së fundit: ata duhet të luftojnë dhe të fitojnë luftën kundër të korruptuarve të politikës dhe qeverisjes korruptive shqiptare.Të gjithë këta të korruptuar të lartë sot në Shqipëri, janë hedhur në betejë kundër historisë europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por janë drejt kapitullimit.Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, sot duhet thënë se është një akt i sigurt juridik, dhe është i garan..

Lexone

FATMIRI DHE FATKEQI!

Enea Ftoj baba i tre femijëve vetëm 27 vjeç, vdiq në qelitë e policisë së Korçës, pasi familjarët e tij thanë se policia e rrahu deri në vdekje, ndërkohë që nuk kishte bërë asgjë në krahasim me vëllain e Fatmir Xhafës, që u mor në mbrojtje nga policia. Ministri i Brendshëm nuk tha asnjë fjalë për Fatkeqin nga Korça që u ngeli në duar policëve.Për Drejtorinë e Policisë së Korcës ka patur edhe më parë ankesa për përdorim dhune përtej kufijëve të ligjit. E megjithëse u bënë dy ditë nga vdekja e Enea Ftojit, Fatmir Xhafaj ende nuk thënë asnjë fjalë për këtë rast.Ai u mor dhe po merret vetëm me mbrojtjen e vëllait, ndërkohë që një njeri vdiste në ambientet e Policisë së Shtetit, duke ngritur pyetjen: për kë punojnë zyrtarët e lartë, për qytetarët, apo për familjet e tyre?Duke parë sjelljen tërësisht ndryshe, krahasuar me Agronin është e qartë se kush është Fatmiri dhe kush është Fatkeqi. Shqipëria është e ndarë prej kohësh në Fatmirë dhe Fatkeqë. Fatmirët janë të gjithë ata që kanë pu..

Lexone

ÇËSHTJA “XHAFAJ” DHE MORALI INDIVIDUALIST

Nga Spartak NGJELAÇështja Xhafaj, kështu siç u zgjidh, krijoi hapjen e një epoke të re: Shqipëria më në fund dhe shenjën se do të jetë një shtet borgjez – kapitalist i mbështetur te morali individualist. Kurse korrupsioni i lartë sot duket i tronditur. Natyrisht, është e kuptueshme.Por politika shqiptare më në fund po duket se është duke ecur drejt moralit individualist perëndimor.l. Në një shtet demokratik perëndimor morali individualist mbrohet me ligj, ku ndëshkimi dhe fajësia janë vetëm individuale. Në kapitalizmin modern risku apo rreziku është vetëm individual. Dhe, drejtësia është nocion racional që konceptohet nga arsyeja më e lartë njerëzore, dhe jo nga besimet ideologjike.Revolucioni amerikan i Shekullit të Tëtëmbëdhjetë i dha njerëzimit krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfundimisht ngritjen e personalitetit individualist të njeriut të lirë, dhe që është i çliruar nga vargonjtë e fajësisë kolektive.Pikërisht për këtë, mosdhënia e dorëheqjes nga mini..

Lexone