Home / Opinion (page 3)

Opinion

URA E IBRIT MBI BOSFOR

Fadil Lepaja Nga Fadil LEPAJAUra e Ibrit dhe ajo mbi Bosfor nuk kanë të krahasuar, përpos në nivel metafore. Në gusht të vitit 2016, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e kishte përuruar urën e tretë mbi Bosfor, e cila është e gjatë 1.4 kilometra dhe e gjerë 59 metra, dhe mban emrin e njërit nga sulltanët e famshëm, osman, “Yavuz Sultan Selim” . Është kjo ura më e re dhe më e madhe nga tri urat, që lidhin Turqinë evropiane me atë aziatike.Thuhet se Sulltan Selimi, i parë, i cili sundoi në fillim të shekullit të XVI, dhe u bë i famshëm për pushtimin e Sirisë, Irakut Verior, Palestinës dhe vet Egjiptit, kur u kthye në Stamboll nga ekspedita e tij e famshme, hyri në pallatin e tij natën, i përcjellë vetëm nga një grup besnikësh, dhe mbi një barkë. Sulltani modest, po ikte nga festa në nderë të tij.Ofensiva ekonomike turke, ishte impresive sidomos në fillim të shekullit XXI. Bruto prodhimi nacional u shumëfishua, dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit filloi të lulëzoi, sidomos me for..

Lexone

EULEXI NUK DO T’I MUNGOJË ASKUJT

Shtypi gjerman i kushton vëmendje të posaçme situatës në Kosovë, largimit të Eulexit dhe rrugëve të reja të refugjatëve në Ballkan.“Ajo që pushtetmbajtësit kërkojnë kaherë në Kosovë do të ndodhë në qershor: Misioni i Eulexit do të largohet, por do të mbetet një mision i vogël këshillues”. Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri thotë se tani ata edhe vet mund t’i kryejnë këto punë. “Nuk kemi nevojë për një mision tjetër të huaj me të drejta ekzekutive”. Kështu fillon tekstin e tij në Neue Zürcher Zeitung gazetari Andreas Ernst.“Eulexi ka qenë misioni më i madh i Bashkimit Evropian deri tani. Dikur ka pasur në Kosovë deri në 2000 policë, gjykatës dhe doganierë, ndërsa buxheti vjetor ka qenë rreth 200 milionë euro. Misioni është zvogëluar shumë herë, ndërsa aktualisht në Kosovë ka rreth 800 nëpunës, me një buxhet prej 60 milionë. Kosovarët e kanë përshëndetur ardhjen e Eulexit me shpresë se misioni do të vendosë barazinë para gjyqeve dhe do të mundësojë ndarjen e pushtetit. Pas heqjes s..

Lexone

ERDOGAN, FJALË TË FORTA, POR EFEKT I VOGËL

Një gjë duhet pranuar për Recep Tayyip Erdoganin, duhet pranuar që presidentit turk nuk i mungojnë idetë e jashtëzakonshme. Gjatë një mitingu fushate elektorale ai i bëri thirrje qytetarëve që të kthejnë në monedhë turke paratë që kanë në dollar ose euro: “Vëllezër, dollarët ose eurot që keni nën jastëk, kthejini në lira. Së bashku ne do e përballojmë këtë komplot”, u bëri ai thirrje idhtarëve që tundnin flamurin e tij në qytetin turko lindor, Erzurum.Shkak për apelin e Erdoganit është humbja e madhe e vlerës së lirës turke. Në gjashtë muajt e fundit lira ka rënë me gati 20 përqind të vlerës. Erdogan nuk shikon arsye ekonomike tek kjo gjë, por vetëm konspiracion të financiarëve vendas dhe të huaj.Kërkohet kontrolli mbi bankën kombëtarePërveç apelit, presidenti turk njoftoi se mbas zgjedhjes në zgjedhjet presidenciale në fund të qershorit, ai do të kërkojë të vendosë kontrollin mbi Bankën kombëtare, deri tani të pavarur. Kjo e bën Marcel Fratzscher, të rrudhë ballin. Fratzscher ës..

Lexone

“PIRAMIDA”-BIBLIOTEKË, NJË ZGJIDHJE E PËRSOSUR

Nga: Bajram PeçiPrej disa javësh, një ndër publicistët më në zë që ka sot Shqipëria jonë, Ben Andoni, orvatet të krijojë ndjeshmëri, jo aq tek lexuesi e publiku i gjerë, se sa tek administrata e lartë shtetërore. Jep argumentet, propozon dhe këmbëngul që e ashtuquajtura Piramidë, që ende në letra figuron si “Qendra ndërkombëtare e Kulturës”, e që mbart të harruar si ngrehinë emrin “Pjetër Arbënori”, ta shndërrojmë e përshtatim në strehën e fundit, të denjë e me hapësira të bollshme funksionale për Bibliotekën Kombëtare. Deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë reagim prej institucioneve. E para në radhë që duhet të dalë e të prononcohet po publikisht, është ministria që mbulon fatmirësisht të dy institucionet. Them “fatmirësisht” se nuk do lindte nevoja të bëhej transferim kapital nga një ministri tek tjetra, çka do të donte një vendim të Këshillit të Ministrave. Por, dhe në u dashka një vendim me firmën e kryeministrit, nëse duhet bërë, le ta hedhin pa droje se mos gabojnë. Ka pasuar..

Lexone

MOS PYET RAMËN, POR VETEN

Nga: Dr. Bledar KURTINjë pyetje të thjeshtë i bëri gazetarja Ambrozia Meta zotit Kryeministër dhe ky i fundit bragtisi konferencën për shtyp, dhe gazetarja u bë personazhi më i shquar i javës. Një pyetje u bë dhe një kreu i ekzekutivit u trondit rëndë.Po ti qytetar apo qytetare e thjeshtë, jo gazetar apo me talent në filologji, nëse do kishe premierin shqiptar përpara çfarë pyetje do i bëje atij?Ndoshta mund t’a vini me shpatulla pas murit si Ambriosa, ose do përfundoni një objekt shakaje nga ato që di ti bëjë ai me mjeshtëri, pasi ka mbi supe shumë vite tallje e përbuzje me të gjithë shqiptarët. Është e vështirë të pyesësh dhe përballesh me të, por është jashtëzakonisht e lehtë të pyesësh veten. Ashtu nën heshtjen tënde dhe i rënduar me shqetësimet dhe hallet e tua, pyete veten: Çfarë të mirash më ka sjellë mua dhe familjes sime qeverisja Rama? Ja kaq e thjeshtë! Pyete veten përpara pasqyrës apo dialogo me veten me mendje. Dhe, jep një përgjigje e cila do jetë e sinqertë dhe e p..

Lexone

KRYEMINISTRI QË NUK PYET PËR LIGJIN!

Nga Jorida TABAKUMë në fund, pas deklaratave të shumta për shtyp dhe një interpelance me ministrat përkatës një media që për ne shqiptarët ka qenë zëri i shpresës në errësirën e diktaturës investigoi për to.Ndërkohë që sot, njësoj si krimineli që rikthehet në skenën e krimit për të mbuluar të vërtetën, kryeministri Rama foli. Më saktë gënjeu dhe mbushi ashtu siç përherë vepron, me të pavërteta publikun duke na shitur projektin skandaloz të incenerimit të plehrave si një arritje dhe si një projekt në shërbim të qytetarëve.Sa e paturpshme është gënjeshtra.Projekti 128 mln euro është një projekt që nisi si një kontratë e majme për klientin e qeverisë Klodian Zoto dhe mësuesin e tij me theks anglez. Skema e krijimit të firmave që fituan koncesionin, ku e gjithë qeveria u vendos nën urdhërat e Klodian Zotos dhe shefit të tij, janë vetëm maja e ajsbergut të një projekti që u mbajt i fshehur dhe që është në kundërshti me ligjet e Prokurimit Publik.Kryeministri që nuk pyet për ligjin..

Lexone

EDHE POLITIKANËT E KORRUPTUAR SHQIPTARË SI GRUEVSKI!

Nga Spartak NGJELAGjykata e Shkupit dënoi 2 vjet burg ish kryeministrin maqedonas Gruevski. Akuza u mbështet në blerjen e paligjshme, si kryeministër, të një automobili më çmim 600 000 Euro.Këtu te ne kjo lloj blerje është një gjë normale për korrupsionin kryeministror shqiptar. Por mos mendoni që nuk është hetuar.Të gjitha janë hetuar.Akuzën Gruevskit ia ka ngritur Prokuroria Speciale e cila shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri nga funksionimi i saj.Dhe procesi, jo vetëm që do të shpejtohet, por edhe do të ashpërsohet profesionalisht nga ndërkombëtarët.Ndërkohë është emëruar ambasador i BE dhe pritet të vijë në Shqipëri nga Brukseli, autori që ka shkruar të gjitha ligjet tona të vetingut.Doktrinar i rreptë juridik, dhe personalitet në jurisprudencë, që sigurisht se po vjen në Tiranë që të përfundojë segmentin e fundit të implementimit ligjor të Reformës në Drejtësi.Sigurisht që këtu, është vendi të theksohet se edhe zonja Vlahutin, ka dhënë një kontribut të çmua..

Lexone

PRESIDENTI DHE SELLMA

Nga Fadil LEPAJAKështu, pra, u rrit , më në fund edhe paga e Presidentit. Kryeministri dhe njëzete një ministrat dhe dy herë nga dyzet zëvendës ministrat, duhet të presin edhe pak. Veç derisa të këndellet ekonomia jonë. Këmishë e kollare, ka mjaft edhe sa për këtë mandat. Dilemat, se kah me i marrë paret për me i rritë pagat, kur ekonomia nuk po e ndjek ritmin e debateve nëpër portale, televizione e në parlament, është dilemë e paqenë. Për kryet e punës, gjendet mënyra. Deri tash politika ka marrë nga donacionet, nga buxheti, nga ndërmarrjet publike, nga krejt çka është publike, e tash, nuk ka më se nga, kështu që jemi në krizë…prej nga me i rritë rrogat?Për me e rritë rrogën e presidentit, duhet të ulen rrogat në biznese, qofshin ato publike apo edhe private, sepse edhe privatit i rritet haraçi që duhet të paguajnë te politika, dhe për të mbijetuar ata nuk do të ulin fitimin e vet, por gjithsesi do prekin te rrogat. Propaganda gjithëpërfshirëse, me gëzimin masiv për uljen e pagave..

Lexone

MË VJEN PËR TË VJELLË, KUR TË DËGJOJ PËR TEPELENËN!

ARBEN MANAJPo e them që në fillim të herës, që kjo qeveri ka bërë aq sa ka mundur për Tepelenën dhe qyteti ka ndryshuar. Këtë nuk mund ta mohoj edhe për parimet e mij të gazetarisë.Edhe ‘by-pass’-i për të cilin nuk di shumë hollësira, si shumica, përveç se do të kushtojë nja 18 milionë euro, është një investim serioz edhe pse kam frike se do e “bypass”, ose anashkaloj, qytetin, si pikë tërheqëse turistike. Qofsha i gabuar, por më kujton Rogozhinën.Në fund të fundit, ka shumë qytete e qyteza të tilla anembanë botës që për hir të makro-zhvillimit, do duhet të jenë viktima të tij, deri diku. Këtë e kuptoj ndoshta më shumë se shumë të tjerë.Por kur dëgjova Kryeministrin Rama të fliste dhe t’u bënte thirrje banorëve të fshatrave të Tepelenës që të ngrinin ferma dhe agrobiznese, m’u duk tallje, sesa dashamirësi!Tallje, sepse është absurde të kërkosh që një fshatar po them në Zhapokikë apo në Damës, të hapë një fermë dhe restorant me produkte vendase dhe të ketë biznes që i ecën, si..

Lexone

PARASHIKIMI NËSE DO TË HAPEN NEGOCIATAT?

Nga Artan FUGAKa disa javë që media të interesuar përcjellin so propagandë një shqetësim që duket si një suspens romani me policë. A do të hapen negociatat që Shqipëria t’i marrë statusin e antarit të BE apo jo.Eshtë një agjendë që i vendoset opinionit publik dhe ka një justifikim. Jemi para një vendimi të rëndësishëm.Por, nuk ka nevojë as për suspense dhe as për të krijuar një situatë pritjeje, a thua veprimet kolektive dhe institucionale nuk janë të lexueshme dhe të parashikueshme deri në një farë shkalle shumë të spikatur.Nuk ka nevojë as për të hedhur monedhën metalike “kok’apil”.Mund të ndërmerrej një studium i thjeshtë, jo më shumë sesa dyjavë kohë duhej për të. Të mateshin parametrat dhe të jepej parashikimi si mundësi më e madhe: Jo me Kok apo Pil.1. Duhej bërë një studim përmbajtjeje në mediat më të rëndësishme perëndimore dhe europiane sidomos në shtypin e shkruar politik. Edhe me studentë të gazetarisë mund ta bëhej fare mirë palè me studentët e masterit në shken..

Lexone