Home / Opinion

Opinion

ARSYET E DËSHTIMIT TË PROTESTAVE EDHE KUR KAUZAT NUK MUNGOJNË

Një protestë e opozitës Duhen mësuar politikanët (jo në profesion), të kuptojnë se Parlamenti është institucioni më i lartë i përfaqësimit të zërit qytetar, është tempull i konsolidimit të demokracisë si sistem ku liria dhe prosperiteti i individit i tejkalon interesat e delegatëve. Duhen mësuar se parlamenti nuk është rrjet social, ku paaftësia si politikan kamuflohet nga pëlqimet virtuale e ku mbrojtja e interesit qytetar mbetet vetëm një publikim më shumë me qëllim promovimin në politikë. Duhen mësuar se bllokimi i seancave ndërkohë që legjislativi duhej t’i nënshtrohej rishikimit të reformave dhe ndryshimeve ekonomike, sociale e politike, është shenjë inferioriteti politik dhe mungesë eksperience. Duhen mësuar se ka një formë më të suksesshme të bojkotit parlamentar. Jashtë godinës. Aty ku për të disatën herë, forma e vërtetë e protestës ka dështuar. Duhen mësuar se varfëria, skamja, papunësia, defiçitet në sistemin, fiskal, monetar, gjyqësor, arsimor e shëndetësor nuk janë në vid..

Lexone

KRYENEGOCIATORI!

Nga Fadil LEPAJA Në Serbi, tashmë dihet krye-negociatori. Ai do të jetë presidenti aktual, figura më e fuqishme politike në këtë vend. Kohëve të fundit, presidenti serb, kishte mjaft takime intensive me presidentin turk Erdogan dhe me presidentin rus, Putin. Pozicionimi i tij pro proceseve integruese evropiane, duket i fuqishëm, por edhe forcimi i jashtëzakonshëm i marrëdhënieve, sidomos me Turqinë, duke pasur parasysh edhe prezencën reale të Rusisë në Serbi, tregon se presidenti serb, do të negociojë seriozisht për të ruajtur atë çka mundet nga prezenca serbe në Kosovë. Kështu, ai nuk duket se ka konkurrencë kur bëhet fjalë për karrigen serbe të kryenegociatorit, në bisedimet finale për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Në të njëjtën kohë, kryenacionalisti serb, Sheshel, ja kujton atij, se shumica e udhëheqësve serb, mbretër, kryeministra, kryetar, në momente dramatike kur është vendosur për fatin e Serbisë, kanë përfunduar tragjikisht, duke plasuar edhe spekulime se po për..

Lexone

KORRUPSIONI ËSHTË NJË FORMË TJETËR E TIRANISË

Spartak Ngjela (Korrupsioni është sak një formë tjetër e tiranisë.) Joe Biden A do të arrihet që shoqëria shqiptare të adoptojë përgjegjësinë personale si kulturë të saj? Ky është kushti amerikan për shoqërinë shqiptare dhe metoda amerikane antikorrupsion. Dhe prandaj, kjo, sigurisht që do të arrihet. I. Nëse funksionon ligji, arritja e përgjegjësisë personale do të arrihet. Reforma në Drejtësi që kanë shkruar perëndimorët për Shqipërinë dhe që tani është në forcë, pikërisht këtu e ka përmbajtjen e saj. Korrupsioni i lartë shqiptar që e votoi me 140 vota nuk e kuptoi dot këtë, nuk mundi ta kuptonte nga niveli i lartë i strukturës, sepse korpusi ligjor ka një karakter fragmentar, por që konvergon në një pikë: te zbatimi rigoroz i ligjit. Zbatimi rigoroz i ligjit, esencialisht është sigurimi i funksionimit të përgjegjësisë personale në një shoqëri. Përgjegjësia personale e detyruar nga ligji, sjell përgjegjësinë e qeverisjes dhe qeveritarëve. Mu këtu, pas instalimit të plotë të saj..

Lexone

DYNDJA E EMIGRANTËVE NË SHQIPËRI, MINË ME SAHAT!

Foto ilustruese Nga Ledian DROBONIKU Për Shqipërinë hapet një tjetër kapitull i vështirë, ndoshta i fundit: DYNDJA E IMIGRANTËVE Pse pritet të ndodhë kjo gjë: 1. Sepse dyndja drejt Evropës ka dekada që ndodh e pas bllokimit të Italisë, Shqipëri mbetet portë natyrore. 2. Ndërsa Shqipëria dhe Europa plaket e rrallohet, Afrika, Lindja e Mesme, janë bomba demografike. Vetëm Egjipti po kap 90 milionshin me 70% moshë të re. Pa folur për vendet afrikane e rritja e konflikteve kudo. 3. Modeli i ekonomisë neoliberiste, zbatuar në Europë dhe imponuar dhe Shqipërisë ka nevojë për “ushtri rezervë” punëtorësh. Ndryshe nga ekonomia #keynesiane, bazuar mbi kërkesën e brendshme, punësimin e plotë dhe rritjen e rrogave, #neoliberizmi bazohet mbi papunësi strukturale, uljen e rrogave, prodhimit, cilësisë dhe mos-shpërndarjes të të ardhurave kombëtare në favor të 1%shi. Rritja e emigrantëve dhe ushtrive rezervë të papunësh anullon çdo luftë të punëtorëve për rritje rrogash dhe popullit për rritje t..

Lexone

DËSHTIMI I NJË GJENERATE NË JUGOSLLAVI

Ndoshta studentët në qershor 1968 në Beograd nuk e dinin aq mirë në fillim se çfarë dëshironin. Por ata e dinin shumë mirë se kundër kujt ishin. Ata protestonin kundër rritjes së pabarazisë, kundër ndalimeve të shprehjes së mendimit dhe dhunës brutale të policisë. Në ditët e qershorit edhe kërkesat e tyre e qartësuan: Më shumë pjesëmarrje. Një shoqëri më të drejtë. Më shumë liri. Më shumë socializëm –por ndryshe. Për ironi të fatit studentët arritën shumë pak për vete. Ata kërkuan ndër të tjera një pagë minimale për punëtorët. Shumica e punëtorisë nuk e kuptonte avangardën studentore. Gjatë pushtimit shtatëditor të Universitetit në Beograd, firmat e mëdha rekrutuan mes punëtorëve trupa të gatshme për rrahje, nëse do të ishte e nevojshme. Nuk qe e nevojshme, sepse Tito e mori situatën në dorë, duke u dhënë studentëve pak a shumë të drejtë. Më e keqja, një larje llogarish me përgjakje u pengua. Protestuesit ndjeheshin të konfirmuar. Por ishte një fitore si e Pirros. Nga këndvështrimi ga..

Lexone

TRUMP KUNDËR TË GJITHËVE, TË GJITHË KUNDËR TRUMP?

Filloi! Ajo që përflitej kaq shumë, lufta tregtare. Një gjë dihet shumë qartë: Donald Trump nuk do të lëshojë pe. Kundërshtarët e tij duhet të bashkohen. Por pikërisht për këtë nuk ka gjasa, mendon Henrik Böhme. Do të jem i qetë atëherë kur të mos shohë të lëvizë asnjë Mercedes përgjatë Fifth Avenue në Nju Jork. Nëse është e vërtetë kjo fjali, që sipas qarqeve diplomatike të cituara nga revista gjermane „Java ekonomike” i mvishet Donald Trumpit, atëherë edhe më i fundit duhet ta kuptojë: Ky burrë i shkon gjërave deri në fund. Ai kapet me të gjithë dhe këdo. Në vatrat e krizës sot në botë, Lindje e Afërt, Siri, Iran, Koreja e Veriut, kudo është prezent Donald Trump. Për të gjitha këto kriza ai ka nevojë për aleatë. Aleatë, të cilët ai i zhgënjen, njëri pas tjetrit. America first –po bëhet gjithnjë e më shumë America alone –America vetëm Por të kthehemi tek lufta tregtare. Se gjithnjë e kemi parandjerë: Automjetet Mercedes në Fifth Avenue në Nju Jork përbëjnë vërtet një rrezik për sig..

Lexone

PSE I KORRUPTUARI NUK NGINJET KURRË ME PARA?

Nga Artan FUGA Duhen disa shtëpi dhe mirëqenie. Duhen shtëpi dhe mirëqenie për djemtë e vajzat. Pastaj kanë ardhur niperit dhe mbesat. Ose do te vijne. Edhe ata duan disa shtepia dhe disa vetura. Se poqese nuk jane te kenaqur niperit dhe mbesat nuk jane te kenaqur kalamajte, pra edhe prindërit. Te gjithë keta supozohet se do te jetojne nga 100 vjet sepse pse te ndahesh nga kjo jete prej pashai? Duhen parë edhe krushqit sepse dhendurët dhe nuset kane edhe ata prindër. Pastaj duhen parà për t’u ruajtur sepse një ditë pa pushtet duhen disa bodiguarda. Por, duhet menduar se mund te duhet me ik nga ky vend dhe të gjitha investimet materiale e financiare duhen bërë edhe në një ose dy vende të tjera. Po duhen blerë votat që të jetë pushteti. Por, paratë e fshehta duhen vendosur në sëpaku katër banka të ndryshme që të jenë thesare për cdo rast. Me shuma pothuajse të njejta. Por, duhen paguar edhe ata që merren me transaksione të fshehta. E pastaj një pjesë e parave duhet investuar duke j..

Lexone

DIASPORA, TË FLASËSH NGA PRISHTINA QË TË DËGJOJË TIRANA

Parlamenti i Kosovës Nga: Petrit KUÇANA Kishte më shumë se entuziazëm në sytë e Liza Gashit dhe të stafit të Germin tek prisnin në Prishtinë, mbi 170 profesionistë nga Diaspora, në një konferencë me një emër sa të thjeshtë e gati tendencioz “Diaspora Flet”. Një përzgjedhje thjeshtësisht e qartë, që duket se herë-herë kumbon, ushton, në veshë që bëjnë sikur dëgjojnë, e deri në dyer institucionesh të kurrë-mos-hapura, të blinduara tinëzisht, nga ku duket se mjaftueshmërisht plot përmbushen me shifra e fakte, mbi remitancat patjetër, por jo bie fjala se sa mund të jetë numri real i mërgatës shqiptare në botë. Germin, një OJQ unike në llojin e saj, (shumë prej mërgimtarëve mendojnë se është ministri) arriti që të ulë së bashku profesionistë nga diaspora dhe institucione (të Kosovës kryesisht). “Të folurit” e diasporës në Prishtinë, mbase ishte hapi i parë i një dialogu konstruktiv, që pikë së pari arriti të ç ‘kyçë institucionet e Kosovës. Së paku në organin më të lartë ligjvënës, në Pa..

Lexone

BABCHENKO, MANOVËR MASHTRUSE NË KIEV

Rrallë përzihet në gëzimin për faktin që dikush jeton edhe kaq shumë habi dhe madje tronditje. Në një mënyrë spektakolare opinioni u gënjye, duke bërë që tani, pas lajmit se vdekja ishte e sajuar, jo vetëm shumë ukrainas, por edhe mjaft vetë në botë të tundin kokën. Vrasja e supozuar ndaj gazetarit rus kritik ndaj Kremlinit, Arkadi Babtshenko në Kiev ishte një inskenim, pas të cilit fshihej edhe shërbimi sekret ukrainas. Me gjasë u pengua me këtë një komplot vrasjeje i gazetarit dhe personave të tjerë, që kryhej me porosi të Rusisë, u tha në Kiev. Por provat që shërbimi sekret dhe prokuroria ofruan janë të vakëta. Për shembull një video, se si një organizator i vrasjes arrestohet në rrugë, apo se si shkëmbehen para fshehurazi. Fytyra nuk duken në këto video. Vetëm fjalët dëgjohen. Fake-Story edhe për presidentin federal E qartë është që gazetari Babtshenko me vetëdije luajti rolin e statistit në një aksion të shërbimit sekret. Ai lejoi të fotografohej në pellg gjaku. Fotoja pushtoi ..

Lexone

URA E IBRIT MBI BOSFOR

Fadil Lepaja Nga Fadil LEPAJA Ura e Ibrit dhe ajo mbi Bosfor nuk kanë të krahasuar, përpos në nivel metafore. Në gusht të vitit 2016, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e kishte përuruar urën e tretë mbi Bosfor, e cila është e gjatë 1.4 kilometra dhe e gjerë 59 metra, dhe mban emrin e njërit nga sulltanët e famshëm, osman, “Yavuz Sultan Selim” . Është kjo ura më e re dhe më e madhe nga tri urat, që lidhin Turqinë evropiane me atë aziatike. Thuhet se Sulltan Selimi, i parë, i cili sundoi në fillim të shekullit të XVI, dhe u bë i famshëm për pushtimin e Sirisë, Irakut Verior, Palestinës dhe vet Egjiptit, kur u kthye në Stamboll nga ekspedita e tij e famshme, hyri në pallatin e tij natën, i përcjellë vetëm nga një grup besnikësh, dhe mbi një barkë. Sulltani modest, po ikte nga festa në nderë të tij. Ofensiva ekonomike turke, ishte impresive sidomos në fillim të shekullit XXI. Bruto prodhimi nacional u shumëfishua, dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit filloi të lulëzoi, sidomos me for..

Lexone