Home / Lajme (page 60)

Lajme

FOTOT e tmerrshme: Parashutist i ngulet një copë druri në shpatull

Fotot e tmerrshme tregojnë një parashutist i cili është lënduar rëndë pasi ishte hedhur me parashutë u përplas me një pemë.Parashutisti ka përfunduar i përplasur nëpër pemë në mal, dhe një cope gjigante druri i është ngulur në shpatull.Pamjet e publikuara shfaqin 36-vjeçarin Ivan Krasouski nga Bjellorusia, të cilit i është ngulur një copë druri gjigant në shpatull.Për fat të mirë burri nga Bjellorusia i ka shpëtuar më të keqes, madje mjekët thonë se ai shpejt do të lirohet nga spitali. (TemA)

Lexone

Protesta, Bledi Kasmi: Më qëlluan me shkop hekuri, rrezikova jetën

Kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi, ka treguar në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias se është qëlluar barbarisht nga forcat speciale gjatë protestës së opozitës në 26 maj para Ministrisë së Brendshme.Kasmi ka rrëfyer se ka qenë duke bërë punën e tij si gazetar, si shumë kolegë të tjerë, duke raportuar dhe fotografuar nga vendi i ngjarjes.“Unë isha një nga ata individë që i kërkuam protestuesve që të mos godasin focat speciale dhe pas disa momentesh pashë që kishim një konfrontim me policinë. Si pasojë e asaj pune që bëra, mora një goditje me shkop hekuri në kokë. Gjatë gjithë kohës isha në protestë duke fotografuar e raportuar, si te kryeministria, ashtu edhe te MB-ja, – u shpreh Kasmi. – Barrierat e bënin të pamundur që protestuesit të vijonin rrugën drejt MB-së. Nuk kishte një kordon të qartë policie se ku ishte kordoni i policisë dhe kufiri i protestës. Bëra shumë foto atë ditë dhe ndihmova shumë kolegë gazetarë”.Kasmi tha se çdo gjë ishte e qetë, deri në momentin kur..

Lexone

Dhuna në protestë, sherr mazhorancë-opozitë në komision

Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës janë përplasur sot në Komisionin e Medias teksa në rend ditë ishte dhuna ndaj kryeredaktorit të RD-së, Bledi Kasmi, i cili ishte thirrur në seancë dëgjimore. Shkak për tensionimin e mbledhjes janë bërë debatet pas dëshmisë së gazetarit Bledi Kasmi, lidhur plagosjen e tij në ditën e protestës së opozitës më 26 maj. Ishte deputeti i PS-së, Fidel Ylli që kërkoi të merrte fjalën pas raportimit të Kasmit, duke u shprehur se qeveria e “Ramës” nuk i vret njerëzit në protestë siç bëri Sali Berisha më 21 janar 2011.1 of 3Kam mjaftoi që të degradonte debati mes tij dhe deputetit të PD-së, Luçiano Boçi me fjalët ‘rrugaç’, ‘halabak’ dhe ‘ordiner’.DebatiFidel Ylli: Kam 40 minuta që dëgjoj dhe nuk ndërhyra, tani dua fjalën.Albana Vokshi: Ule zërin, ti mua nuk më bërtet.Distancohuni nga dhuna, e ka thënë edhe BE. Keni 24 ditë kohë, këshillojeni kryeministrin që të fillojë dhe të plotësojë kriteret, të mos ushtrojë dhunë, të mos mbyll portalet, distan..

Lexone

DEBATI/ Plas sherri tek “Media”, përplasen Vokshi-Ylli-Boçi: Mos më ndërprit o halabak, ik mo legen. Jeni vrasës

Ka raportuar sot në Komisionin e Medias kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi që u shfaq duke u përleshur me policinë dhe pretendon se është dhunuar nga efektivët.Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Albana Vokshi e ka konsideruar këtë ngjarje një turp të madh duke nënvizuar se kryeministri Edi Rama i çau kokën gazetarit.Ndërkohë, deputetja e Partise Socialiste Adelina Rista pas replikave të deputetëve demokratë nxorri fotografitë e 4 ngjarjes së 21 Janarit 2011 ku veç katër viktimave u plagos edhe një gazetar në kohën kur po raportonte.Sipas saj në këtë protestë nuk u përsërit ngjarja e 7 viteve më parë.Debati i plotëYlli: Berisha shpalli pucistë katër gazetarë dhe i thirri në komision dhe hyri në lokal dhe i nxori me dhunë.Vokshi: Ore po turp i madh, ai është me kokën e çarë ju vazhdoni akoma fajin e ka Saliu? Ca po thua, i ra gurit me kokë?Fidel Ylli: kjo është dhuna që i bëni ju si opozita maxhorancës në komision, unë ju dëgjova me vëmendje, i uroj shërbim të..

Lexone

VIDEO: Çudit sërish presidenti Filipinas, puth në buzë një grua para turmës

Presidenti Filipinas, Rodrigo Duterte, është sërish në titujt e mediave ndërkombëtare, por kësaj radhe jo për ndonjë deklaratë të fortë. Gjatë një vizite zyrtare në Seul, Kore e Jugut, ai ka puthur në buzë një grua.Duterte po mbante një fjalim para komunitetit filipinas në kryeqytetin e Koresë së Jugut, kur tha se do ta këmbente një libër me një puthje me ndonjë nga gratë e turmës.“Çmimi për këtë është një puthje. A jeni gati për puthje?”, iu drejtua ai turmës.Dy gra dolën vullnetare dhe Duterte tha se ato mund ta ndanin librin. Ai e puthi në faqe të parën, ndërsa të dytës i tha se do të preferonte një puthje në buzë. “Je beqare? Nuk je e divorcuar? A mund t’i thuash atij se kjo është vetëm për shaka?”, u dëgjua Duterte, ndërsa gruaja u përgjigjej pyetjeve të tij pa mikrofon. Videoja e puthjes u publikua fillimisht nga “The Filipine Star”.Ironikisht, libri që u këmbye me puthje flet për akuzat sjellje imorale dhe korrupsion në gjirin e Kishës Katolike. (TemA TV)WATCH: Preside..

Lexone

Mavraj pa dorashka: Shqipëria nuk funksionoi në asnjë drejtim

“Nuk funksionon asgjë”. Fjalë kuptimplota ato të një prej lojtarëve me më shumë përvojë në skuadrën tonë kombëtare, Mërgim Mavraj. Mbrojtësi, në një prononcim për “Supersport” analizon të gjitha problemet e kombëtares, duke shfaqur edhe dyshime për sistemin e ri të lojës“Është shumë vështirë, janë shumë gjëra që nuk funksionojnë. Me thënë të drejtën, asgjë nuk funksionoi. Nuk ecën as sistemi, as mënyra e lojës, as lojtarët si paraqiten, as vullneti as pasioni siç kemi qenë gjithmonë. Me pasion i kemi mbuluar disa gjëra, por të gjitha këto mungojnë. Ne nuk dorëzohemi. E kemi për detyrë t’i përgjigjemi kësa situate. Besoj se ia dalim të gjithë së bashku.Në përfundim të ndeshjes trajneri Panucci u kontestua hapur nga tifozët e pranishëm në Evian, një veprim që, sipas mbrojtësit kuqezi, nuk duhet të ndodhë, sepse pavarësisht rezultateve zhgënjyese trajneri duhet të respektohet.“Nuk është gjë e mirë, duhen respektuar gjërat edhe kur nuk kemi sukses.”Reparti mbrojtjes ka qenë në qend..

Lexone

FOTOT/ Harrojeni Kroacinë, nga Bjeshkët e Nemuna tek Ura e Mostarit. Ja pse duhet ta vizitoni Ballkanin e “Vërtetë”

Pesë destiancione të cilat duhet t’i keni “nën radarë” këtë verë, shkruan BloombergTashmë sezoni veror ka filluar dhe temperaturat në rritje janë një tregues mjaft i qartë se shumë shpejt rrjetet sociale do të tejmbushen me foto nga Santorini, nga pesë fshatrat e rivierës italiane të njohura si “Cinque Terre” dhe nga fushat e lulëzuara të Provence, ose çatitë me tjegulla “të pjekura” nga dielli i Kroacisë.“Kroacia është gjigande” shprehet Andy Ross, nga kompania e udhëtimit me eksperiencë 40-vjeçare Exodus Travels. Në vitet e fundit, ai e ka parë vendin të shndërrohet në një prej destinacioneve më të njohura, kjo sepse vija bregdetare e Kroacisë është shumë e gjatë, më e gjatë se ajo e Portugalisë dhe Francës dhe ka më shumë ishuj se Maldivet. Numri i vizitorëve të përvitshëm është sa katërfishi i popullsisë së vendit që përbehet prej 4.2 milionë banorësh.Por kjo dyndje kaq e madhe me turistë sigurisht që shoqërohet edhe me pasoja negative për këtë vend. Kështu për shembull Dubro..

Lexone

FOTOT/ Rita Ora merr “Çelësin e Qytetit”: Tirana në rrugën e një suksesi të pabesueshëm

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi mbrëmjen e kaluar emocione të paharrueshme për mijëra shqiptarë, të cilët kishin mbushur si asnjëherë tjetër sheshin “Skëndërbej” për të shijuar hitet e saj. Koncerti nisi me ritmet e muzikës së këngëtares së njohur nga Kosova, Kida dhe kulmoi kur në shesh mbërriti Rita Ora.“Your song” ishte kënga e parë e Rita Orës, që elektrizoi jo vetëm skenën, por gjithë të pranishmit në sheshin “Skënderbej”, ndërsa spektakli vijoi me të tjera këngë hit të saj. Në repertorin e saj nuk mungoi as një surprizë për shqiptarët: miksimi i një prej hiteve më të mira të Rita Orës me një nga vallet më të njohura të trevave shqiptare, asaj të Rrugovës.Ndërkohë, para se të ngjitej në skenën e sheshit “Skëndërbej” këngëtarja Rita Ora, e shoqëruar nga i ati dhe e motra, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e falenderoi atë për imazhin që përcjell në botë si përfaqësuese e shqiptarëve dhe frymëzuese e brezit të r..

Lexone

“Skifterët pa pupla të opozitës”

Nga Bedri IslamiPartia Demokratike ndodhet në periudhën më shterpë të saj: pa ide, pa asnjë kauzë të lindur prej saj, pa mendim të ditës dhe të perspektivës, me një ripërsëritje monotone në parlament, ku gjithçka dihet, deri edhe cili do të hedhë miell e kush ka marrë përsipër ujët, me një shef de jure të lodhur dhe të kthyer në një paranajok naiv se po e ndjekin dhe mbi të gjitha, përmes një lëvizje politike tepër budallaqe, në rrezikun për t’u kthyer në babaleparti.Një forcë politike që nxjerr nga mielli i trafikut një trafikant dhe e bën atë shenjë dalluese të lëvizjes së saj politike, në mos tjetër, është drejt amortizimit të gjithanshëm dhe nuk i mbetet asgjë tjetër veçse të krijojë një “skandal” të radhës, ndoshta edhe më të turpshëm se rasti babale 1 apo Babale 2, ky i fundit, përgjimi i Bashës, po shuhet ende pa nisur mirë.Është një moment kur brenda saj janë ravijëzuar tri linja kryesore: ajo e skifterëve, të prirë nga Berisha, që e ndjen se posti i deritashëm po rrokull..

Lexone