Home / Lajme (page 5)

Lajme

TV Klan: Blendi Fevziu do të qendrojë të paktën edhe për 5 vite, suksesi i tij është i lidhur ngushtë me ne

TV Klan ka konfirmuar atë që dihej tashmë: Blendi Fevziu, pavarësisht flirtimeve me Top Channel, do të vazhdojë të qendrojë në televizionin e Aleksandër Frangajt.Klan thotë se Fevziu do të qendrojë edhe minimalisht për 5 vite të tjera në këtë TV.“Gazetari dhe drejtuesi i mirënjohur i emisionit politik “Opinion”, Blendi Fevziu do të vijojë të jetë pjesë e familjes së madhe të televizionit Klan.Pjesë e këtij televizioni prej më shumë se 20 vjetësh, Blendi Fevziu ka shuar çdo dyshim dhe konfirmohet se do të qëndrojë në Televizionin Klan minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme.“Opinion”, emisioni i parë politik në Shqipëri, vijon të jetë më i ndjekuri në vend prej 2 dekadash.Pjesë e studios së tij janë bërë figura të jetës politike, akademike, sociale e kulturore në vend, por edhe personazhe të rëndësishëm me ndikim në botë.“Opinion” vijon të mbetet programi me shikueshmërinë më të lartë dhe më me ndikim në jetën politike dhe shoqërore të vendit, por edhe kudo ku flitet shqip. ..

Lexone

 “Kamikazë” të shqetësuar për sigurinë kombëtare

Mero BazeOpozita ka bërë sot publike qëndrimin e saj zyrtar kundër politikës së jashtme të qeverisë shqiptare, duke shtrembëruar të vërtetën mbi partneritetin me NATO dhe vendet perëndimore, për të qenë pjesë e operacionit për cmontimin e ISIS. Është fjala për një qendër rajonale kundër ekstremizimit, që merret me analiza velrësime dhe studime dhe jo për të krijuar këtu ndonjë repart grumbullimi të ish luftëtarëve të ISIS.Politikishtë opozita ka të drejtën e saj të jetë kundër bashkpunimit me Perëndimin, por qëndrimi I opozitës është hipokrit, kur ajo bën sikur shqetësohet për sigurinë kombëtare. Siguria kombëtare e Shqipërisë, bazohet pikë së pari tek partneriteti I saj me NATO dhe aleancën perëndimore dhe cdo hap që e forcon këtë partneritet, e forcon dhe sigurinë kombëtare. Opozita ka të drejt të kërkoj sqarime ndoshta jo publike për ndihmën e partnerëve ndërkombëtar, përfitimet e Shqipërisë dhe detaje të tjera, por jo të bëj sikur shqetësohet për sigurinë kombëtare dhe ta bëj k..

Lexone

Shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse në Botëror, fituesi do përfitojë 33 milionë euro

FIFA ka caktuar shpërblimet për skuadrat pjesmarrëse të Kampionatit Botëror që do të startojë pas gjashtë ditësh në Rusi.Ekipi që do të shpallet fitues i Kupës së Botës do të përfitojë një shifër tepër të majme e cila është plot 33 milionë euro, kurse ekipi finalist do të fitojë 25 milionë euro.Shpërblimi për ekipin e vendit të tretë do të jetë 21 milionë euro, ndërsa vendi i katërt 19 milionë euro.Skuadrat që do skualifikohen në fazën e çerekfinaleeve do të përfitojnë 15 milionë euro, kundrejt 11 milionëve të atyre të eliminuara në 1/8-at e finaleve.Nuk do të shpëtojnë nga shpërblimi dhe klubet që lejuan futbollistët të marrin pjesë në kompeticion, ku shifra totale do të jetë prej 177 milionë eurosh.Gjithashtu, klubet do të marrin në formën e dëmshpërblimit edhe 113 milionë euro të tjera, në rast se futbollistët e tyre do të pësojnë dëmtime gjatë Kupës së Botës.

Lexone

Moisi Habilaj refuzoi pyetjet për Saimir Tahirin, ja çfarë ndodhi në seancën që zgjati 3 orë

Pyetja e Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe disa persona të tjerë në Itali për dosjen “Tahiri” nga Prokurorët e Krimeve të Rënda pritej të ishte një nga veprimet kryesore hetimore, që do sillte prova të reja në Tiranë.Por duket se udhëtimi i dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Vladimiri Mara drejt Katanias më 30 Maj, nuk ka shërbyer shumë. Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se gjatë seancës që zgjati 3 orë, shumicës së pyetjeve të prokurorëve shqiptarë, Moisi Habilaj ka refuzuar t’u përgjigjet.Në disa raste të tjera, përgjigjet e dhëna prej tij kanë qenë pa shumë vlerë për hetimet, pasi nuk është përfituar thuasje asnjë e dhënë e vlefshme.Prokuroria Shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.Sipas akuzës, lëvizjet e këtij skafi në portin e Sarandës dhe Vlorës nuk janë regjistruar në sis..

Lexone

Turqia reagon ndaj Austrisë pas mbylljes së xhamive: Valë populiste anti-islame, raciste dhe diskriminuese

Rreth 60 imamë turq dhe familjet e tyre përballen me dëbimin nga Austria dhe shtatë xhami do të mbyllen nën një goditje mbi atë që qeveria e ka quajtur “islami politik”.Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, tha se vendi nuk mund të mbante më “shoqëri paralele, islame politike dhe radikalizim”, të cilat ai tha se nuk kishte “vend në vendin tonë”.Njoftimi erdhi në një konferencë për shtyp nga anëtarët kryesorë të qeverisë së koalicionit, e cila përbëhet nga Partia Popullore e qendrës së djathtë (ÖVP) dhe partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), nxiti një reagim të zemëruar nga Ankaraja, e cila e quajti masën anti-islamike.“Vendimi i Austrisë për të mbyllur xhamitë dhe për të dëbuar imamët me një justifikim të çalë është një reflektim i valës populiste anti-islame, raciste dhe diskriminuese në këtë vend”, ka thënë İbrahim Kalin, zëdhënësi presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.Ministri i Brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl, nga FPÖ, tha se rreth 150 njerëz u përballën me hum..

Lexone

FOTOT: “Çmendet” Erjona Sulejmani

Erjona Sulejmani është bërë një nga femrat më të njohura në Itali pas ndarjes me futbollistin me origjine shqiptare, Blerim Xhemali dhe deklaratave për futbollistët.Së fundmi ajo është fotografuar duke pushuar në ishujt Canarie.Modelja nuk ka ngurruar të postojë edhe disa foto topless.(TemA)

Lexone

Virgjil Muçi: Ne nuk e kuptojmë ç’është Shqipëria në sytë e një të huaji

Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës ka promovuar sot në ambientet e UET romanin e shkrimtarit Virgjil Muçi “Piramida e Shpirtrave”, i cili është dhe fituesi i edicionit të katërt të Çmimit Kadare. Gjatë këtij promovimi, shkrimtarit Virgjil Muçi iu dha edhe trofeu i Çmimit Kadare 2018.Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës kanë promovuar në mjediset UET romanin e shkrimtarit Virgjil Muçi “Piramida e Shpirtrave”, i cili është dhe fituesi i edicionit të katërt të Çmimit Kadare. Gjatë këtij promovimi, shkrimtarit Virgjil Muçi do i jepet dhe trofeu i Çmimit Kadare 2018.Pse zgjodhi një personazh në distancë nga Shqipëria për të ndërtuar një roman, si Piramida e shpirtërave?! Fituesi i edicionit të katërt të çmimit Kadare, Virgjil Muçi përgjigjet: Kjo ishte mënyra më e mirë për të patur një optikë realiste, jo groteskte, jo cinike mbi këtë vend”. Muçi u vlerësua nga juria me veprën në dorëshkrim “Piramida e s..

Lexone

Punimet në rrjet, OST: Do ketë skemë të përkohëshme furnizimi me energji në këto zona

Për shkak të punimeve për realizimin e investimeve që kryen OST sh.a. për fuqizimin e N/st 220 kV Fierzë, Autotransfomatori 220/110 kV në këtë nënstacion duke filluar nga dt.05/06/2018 është aktualisht jashtë pune.Diktuar nga këto kushte OST sh.a. është e detyruar të krijojë skema të përkohëshme furnizimi në rajonin e Veri-Lindje deri në normalizimin e gjendjes.Për të minimizuar në maksimum kohën e ndërperjes së energjisë, në rast difektesh apo avarish të linjave të saj, OST ka organizuar punën dhe ka marrë të gjitha masat teknike dhe organizative për rritjen e gadishmerisë në rajonin në fjalë dhe përballimin e situatës së krijuar.

Lexone

Trump: Rusia duhet të rikthehet në G7

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që Rusia të kthehet në grupin e kombeve më të industrializuara, që njihet si G7, pasi u përjashtua për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.Trump i bëri këto deklarata në Uashington ndërkohë që po nisej për në samitin e G7-ës në Kanada, që pritet të fokuesohet në bisedime të tensionuara mbi tregtinë. Aleatët e SHBA-së do të përpiqen të bindin Trump të heqë tarifat mbi çelikun dhe aluminin të vendosur kohët e fundit, që mund të sjellë një luftë tregtare.“Rusia duhet të jetë në këtë takim. Përse po zhvillojmë një takim pa Rusinë të pranishme?”, thotë Trump.“Duhet të kemi Rusinë në tavolinën e negociatave”, vazhdoi ai.Vetë Trump rrezikon të jetë i izoluar në këtë samit dhe pritet të largohet më herët për në Singapor për përgatitjen e bisedimeve me Korenë e Veriut në lidhje me armët e saj bërthamore.

Lexone

Kthesë historike për euron, rritet me 2.33 lekë brenda një dite

Euro shënoi sot një forcim rekord ndaj lekut, duke u rritur brenda një dite të vetme me 2.33 lekë. Aktualisht një euro këmbehet me gati 127.6 lekë.Kjo e premte solli një kthesë të fortë të zhvillimit të tregut të brendshëm valutor. Ky është forcimi ditor më i madh i euros ndaj lekut që nga viti 2002, kur monedha europiane hyri në qarkullim.Që prej fillimit të vitit, euro ka shënuar rënie të vazhdueshme ndaj lekut, duke u zhvlerësuar me gati 7% brenda një kohe të shkurtër. Por, dy ditë më parë Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në treg, duke blerë euro për të parandaluar rënien e mëtejshme të kësaj monedhe, pasi sipas bankës kjo mund të kishte pasoja negative për ekonominë.Masa e Bankës së Shqipërisë duket se ka dhënë efekte të forta në treg, shkruan Top Channel. Krahasuar me tre ditë më parë euro është forcuar me mbi 3.4 lekë, duke u rikthyer sërish në nivelet e fillimit të muajit maj.Por, çfarë po ndodh në tregun valutor? Burime nga Banka e Shqipërisë i thanë Top Channel s..

Lexone