Home / Lajme (page 30)

Lajme

Rihapet dosja e mbyllur nga Basha: Auditim Rrugës së Kombit, KLSH do verifikojë koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes

Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të ketë si shqetësim ndjekjen e kallëzimeve penale nga prokuroria.Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i këtij institucioni u shpreh se janë në proçes gjyqësor me prokurorinë për pushimin e 21 çështjeve.Ndërkohë kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi KLSH që të auditojë shpenzimet e bëra për ndërtimin e Rrugës së Kombit, auditim qe do te risjelle rihapjen e dosjes se shpenzimeve dhe abuzimeve te kesaj rruge prej 230 milione euro, te mbyllur me procedure nga ish ministri i Transporteve Lulzim Basha..Erjon Braçe theksoi se auditi i KLSH ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh gjatë privatizimit të hotel Dajtit.Prokuroria nuk ndjek kallëzimet e bëra në prokurori për shkelje dhe dëme ekonomike nga Kontrolli i Lartë i shtetit.Leskaj: Janë 21 procese gjyqësore penale në të cilat kemi kundërshtuar vendimin e prokurorisë për pushimin e çështjes. Jemi në procese gjyqësore në të cilat jemi palë e tretë.Por pavarësisht këtij shqetësimi, Kuvend..

Lexone

Integrimi, ministri gjerman i ndez “dritën jeshile” Shqipërisë: Është atrium i shtëpisë evropiane, ka ndërmarrë reformë të thellë në drejtësi

Nga Michael Roth, Ministër Shteti për Evropën pranë Ministrisë së Jashtme FederaleKomisioni i Bashkimit Evropian rekomandoi më 17 prill çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.Tani është e rëndësishme të merren vendime të mençura duke mbajtur në konsideratë faktorë gjeopolotikë dhe strategjikë sikurse edhe interesat tona ekonomike dhe ato të sigurisë. Por për se bëhet fjalë? Çfarë është në lojë?Me këtë rajon nuk na lidh vetëm afërsia gjeografike, por edhe marrëdhënie të larmishme historike, kulturore dhe ekonomike. Ne jemi të interesuar në mënyrë esenciale që Ballkanin Perëndimor ta ankorojmë fort në Evropë e ta bëjmë rezistent – si kundër faktorëve destabilizues brenda vendit ashtu edhe ndaj ndikimeve të dëmshme së jashtmi.Ballkani ka qenë gjithnjë në fokusin e sferave të ndryshme të interesave. Bashkimi Evropian duhet të bëhet më i dukshëm në rajon si dhe të shfrytëzojë më fort ndikimin dhe mundësitë e tij të formësimit. ..

Lexone

FRPD dhe LRI bëjnë një protestë pas pune: Të largohet Xhafaj i drogës, kaq mjafton

FRPD dhe LRI po proteston para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.Ata e kanë vendosur ministrin në shënjestër të akuzave duke artikuluar se në bazë të denoncimit të “Babales” vëllai i tij është i implikuar në trafikun e drogës.Protesta po zhvillohet poshtë zyrës së Xhafajt, duke i kërkuar sërish dorëheqjen.Protesta është organizuar tre ditë radhazi ku si kohë është përcaktuar mbasditja pasi pjesa më e madhe e të rinjve ndodhen të angazhuar dhe nuk mund të ishin pjesë e tubimit gjatë orëve të paradites. (TemA)

Lexone

Deputetët “punëtorë” fusin parlamentin në krizë, zbardhen vonesat e shumta në raportimet vjetore

Prej muajsh Kuvendi i Shqipërisë ndodhet në krizë funksionimi: debati politik dhe axhenda ditore që shpesh nuk ka përputhje me axhendën parlamentare, ka krijuar një hendek të thellë midis produktit parlamentar dhe pritshmërive të tij.Pjesëmarrja e pjesshme e opozitës në komisione, protesta e saj lidhur me aktualitetin politik, debatet politike dhe krijimi i një klime konfliktuale pune ka krijuar një rrethanë tipike për parlamentet gjysmake: ka seanca plenare dhe ka komisione, por puna e produkti i tyre është i pjesshëm, është i vonuar dhe me cilësi të dobët.Le ti referohemi një funksioni thelbësor parlamentar, – kontrollit të punës së institucioneve të pavarura e kushtetuese përmes raportimeve vjetore që ato kryejnë në parlament. Raportet e institucioneve të pavarura janë të vetmet raporte me vlerë referuese në punën e institucioneve shtetërore, ndaj ato kanë vlerë politike, ligjore, dokumentare dhe historike.Sipas praktikës së punës së Kuvendit në janar përcaktohet kalendari i r..

Lexone

Strategjia e opozitës për të rrëzuar Ramën, Petrit Vasili tregon “formulën”: Do protestojmë me intesitet çdo ditë, ja ç’kemi menduar

Petrit Vasili ka treguar “formulën” që ka menduar opozita për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.Ai thotë se një nga elementet kryesorë janë protestat duke garantuar se do të protestohet masivisht çdo ditë.Kreu i grupit parlamentar thekson në News 24 se shefi i qeverisë Rama nuk po qeveris siç duhet gjatë këtij mandati dhe duhet të largohet sa më parë.“Opozita kërkon të rrëzojë qeverinë e inkriminuar.Sot jemi në ditët më të këqija të një qeverie të zhbërë.Ndaj qytetarët reagojnë.Opozita është e vendosur të vijojë aksionin e saj me të njëjtin intensitet.Shqiptarët votuar të qeverisen nga pushteti, dhe jo nga portali, siç bën ky kryeministër”, u shpreh Vasili.(TemA)

Lexone

Fantazma e Ballist Morinës fanepset sërish në Beograd, alarmon ushtria: Dronë të panjohur mbi Serbi

Ka kaluar 4 vjet nga ajo natë e stadiumit “Partizan” në Beograd, ku me anë të një droni, “Ballisti”, alias Ismail Morina valëviti një flamur të hartës së vilajeteve të bashkuara shqiptare së bashku me foton e Is Boletinit dhe Ismail Qemalit.Por serbët ende nuk e kanë harruar, madje “fantazma” e “provokacjes” së thirrur me zë koke nga komentatori i RTS-së është shfaqur sot as më pak e as më shumë por nga qeveria e Serbisë.Siç bën të ditur Sputnik, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se dronë pa pilot kanë fluturuar sërish mbi serbi para dy muajsh.Lajmin e kanë mbajtur të fshehtë dhe më pas e bënë publik për disa media. Të jetë e vërtetë?Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç ka mbajtur edhe një interpelancë speciale në Parlament rreth flutUrimeve të dronëve mbi Serbi.Deri më tani nuk ka pasur asnjë shpjegim ” zyrtar” – të paktën jo kur është fjala se nga kush këta dronë komandoheshin.Megjithatë, Sputnik-u rus ka marrë tashmë informacion nga Ministria e Mbrojtjes p..

Lexone

FOTOT: Portieri De Gea “injoron” kryeministrin spanjoll, mban duart në xhepa kur ai flet

Portieri spanjoll i Manchester United, David de Gea ka injoruar kryeministrin e ri spanjoll gjatë ceremonisë që ky i fundit mbajti përpara ekipit kombëtar.Këtë veprim mesa duket portieri spanjoll e ka bërë pasi dy vite më parë u kritikua ashpër nga ish-kreu i opozitës spanjolle asokohe Pedro Sanchez.Tashmë që Pedro Sanchez merr “frerët” e qeverisë spanjolle, rol prej të cilit është i detyruar moralisht të përshëndesë ekipin kombëtar përpara një aventure tejet të rëndësishme, si Botërori “Rusi 2018”, portieri De Gea duket se ka realizuar dëshirën e tij për hakmarrje.Portieri i “djajve të kuq” ka mbajtur duart në xhep, edhe pse shokët e tij të skuadrës ishin rreshtuar dhe po duartrokisnin kryeministrin e ri të Spanjës. Një veprim ky që mediet spanjolle e kanë mbiquajtur “hakmarrja e De Geas”.Udhëheqësi socialist, Pedro Sanchez kritikoi portierin dy vite më parë, kur ai u implikua në akuza seksuale, akuza të cilat ai i kishte mohuar gjithsesi. Asokohe, Sanchez thoshte në një inter..

Lexone

Komisioneri Publik ngre pikëpyetje mbi dorëheqjen e Adriatik Llallës: A është falsifikuar nga dikush tjetër, dorëheqja?

Në seacën përfundimitare të apelimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vetingut ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ngritur dyshime nëse Llalla e ka firmosur dorëheqjen apo firma është falsifikuar nga dikush tjetër.Nga Lindita ÇelaAdministrimi ligjor i dorëheqjes së ish Prokurorit të Përgjithashëm Adriatik Llalla, u kthye në objekt debati në seancën e dytë të Kolegjit të Posacëm të Apelimit i cili po shqyrton ankimimin e Komisionerit Publik për ndërprerjen e procesit të vetingut ndaj ish kreut të akuzës.Komisioneri Publik Florian Florian Ballhysa argumentoi përballë trupës gjyqësore arsyet se përse sipas tij vendimi për ndërprerjen e procesit të vetingut për ish kryeprokurorin është nul, e për pasojë duhet të shfuqizohet.Komisioneri Publik deklaroi se Adriatik Llalla është ende magjistrat, pasi dorëheqja e tij nuk është dhënë sipas formës që kërkon ligji, e për pasojë Kolegji i posacëm i Apelimit ..

Lexone

Integrimi, ministri gjerman i shtetit për Evropën i ndez “dritën jeshile” Shqipërisë: Është atrium i shtëpisë evropiane, ka ndërmarrë reformë të thellë e të pashembullt në drejtësi

Nga Michael Roth, Ministër Shteti për Evropën pranë Ministrisë së Jashtme FederaleKomisioni i Bashkimit Evropian rekomandoi më 17 prill çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.Tani është e rëndësishme të merren vendime të mençura duke mbajtur në konsideratë faktorë gjeopolotikë dhe strategjikë sikurse edhe interesat tona ekonomike dhe ato të sigurisë. Por për se bëhet fjalë? Çfarë është në lojë?Me këtë rajon nuk na lidh vetëm afërsia gjeografike, por edhe marrëdhënie të larmishme historike, kulturore dhe ekonomike. Ne jemi të interesuar në mënyrë esenciale që Ballkanin Perëndimor ta ankorojmë fort në Evropë e ta bëjmë rezistent – si kundër faktorëve destabilizues brenda vendit ashtu edhe ndaj ndikimeve të dëmshme së jashtmi.Ballkani ka qenë gjithnjë në fokusin e sferave të ndryshme të interesave. Bashkimi Evropian duhet të bëhet më i dukshëm në rajon si dhe të shfrytëzojë më fort ndikimin dhe mundësitë e tij të formësimit. ..

Lexone