Home / Lajme (page 3)

Lajme

Monika Kryemadhi: Rama po e përdor Fatmir Xhafajn si prezervativ, por kam parë prova të frikshme që do shpërthejnë shumë shpejt

Prej disa ditësh, lryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfaqur qëndrim të ndryshëm nga ai i Lulzim Bashës në lidhje me akuzat që i bëhen Fatmir Xhafajt për të vëllain.Top Channel e pyeti zonjën Kryemadhi dhe ajo e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.“Këtu beteja nuk është thjesht për z.Xhafaj, pasi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën vëllai i tij”. shprehej kryetarja e LSI.Kjo deklaratë e Monika Kryemadhit reflektoi diferencë qëndrimi nga Lulzim Basha për fajësinë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në raport me vëllain e tij, të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.Diçka ndryshon në sqarimin e saj…“Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Problemi është pastaj nëse do të veprojë ligji i antimafias… Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore nuk mund të mbaj. Nga ana tjetër, i vëllai i z.Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij”, u sh..

Lexone

Pse doli publikisht Donald Lu, në krah të Fatmir Xhafajt?

Nga Spartak NgjelaAmbasadori amerikan Donald Lu dje takoi në mënyrë ceremoniale, botërisht e me ngarkesë të plotë politike, ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Në fakt kjo ishte një sfidë e hapur politikë kundrejt antiamerikanëve që janë të korruptuarit e elitës së lartë politike në Shqipëri.l.Në kohën kur ambasadori amerikan takonte ministrin Xhafaj, në Parlament korrupsion i fliste kundër ministrit.Qesharakë si këta nuk ka parë asnjë shtet i korruptuar deri më sot.Amerikanët në fakt kanë kohë që tallen me këta të humbur që janë edhe steril nga mendja.Nuk e kuptojnë dot faktin që politika është forcë; në një kohë kur Sali ziu e ka provuar njëherë këtë aspekt.Por ekipit qesharak Berisha iu bashkua edhe Rama. Tjetër kaqol ky; sepse ky mendon të mundë Amerikën me Erdoganin, dhe dje u pa që interpretonte syret e Kuranit me sy nga Stambolli.Këta fakirë besoj se shpejt, në një të ardhme të afërt do të jenë personazhe nëpër komeditë shqiptare që do të shkruhen, se janë tem..

Lexone

A do të bëhet Maqedonia vend satelit i Rusisë?

Maqedonia është shndërruar gjithnjë e më shumë në destinacionin e strategëve politikë të Kremlinit, ideologëve që mbështesin veçantinë e Rusisë, apo misionin ortodoks të Moskës në botën sllave dhe në Euroazi.Lektorët dhe instruktorët që marrin pjesë në mësimdhënie dhe trajnime në Maqedoni janë të njëjtët që Kremlini angazhoi gjatë luftës hibride përpara aneksimit të Krimesë dhe më tej gjatë destabilizimit të pjesës lindore të Ukrainës, si dhe gjatë përpjekjes për grusht shteti në Malin e Zi.Ashtu si në Ukrainë, strategët rusë të luftës informative identifikojnë pikat kryesore të dobëta të vendit që vendosin në objektiv, për t’i përdorur në favor të interesave të Moskës. Në Maqedoni, strategët e Kremlinit nënvizojnë në shkrimet e tyre problemet ekzistuese etnike dhe politike me shqiptarët e Maqedonisë, si dhe çështjet që ndërlidhen me aspiratat e Maqedonisë për integrimin në NATO dhe në BE.Sipas shërbimit maqedonas të Zërit të Amerikës, strategu kryesor i luftës informative të Rus..

Lexone

Blendi Fevziu: Kush po shkel ligjin për të përgjuar Ben Blushin?

Faqja e Ben Blushit ka bërë një shënim, pas publikimit të disa fotove të Ben Blushit nga ana e Sali Berishës.Bëhet fjalë për një takim që Blushi ka zhvilluar me gjyqtarin Dvorani dhe që sipas Berishës dhe mediave pranë PD-së, ka pasur si qëllim gjyqin e Vjollca Hoxhës për pronësinë e TCH.“Ben Blushi ka gati 1 vit që është shkëputur nga jeta politike në vend.Prej disa muajsh ai i është rikthyer “dashurisë së vjetër” gazetarisë, duke drejtuar një prej mediave më të mëdha në vend siç është Top Channel.Por edhe pse ai vendosi të mos ishte më protagonist në jetën publike, duket se mediat kërkojnë ta rikthjenë në vëmendje, madje duke shkelur edhe rregullat bazike të privatësisë.Duket se Ben Blushi po “përgjohet” në mënyrë aspak korrekte, nga njerëz anonim të cilët çdo takim të tijin nëpër vende publike, po e kthejnë në lajm dite.Rasti më flagrant, ishte një shkrepje nga video e kamerës së sigurisë së një hoteli, ku Blushi takohej me një person që thuhet se është gjyqtar. Pa ku..

Lexone

Këshilltari i Ramës për sigurinë: Nuk do krijohet asnjë qendër për luftëtarët e ISIS në Shqipëri, është provokim

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për sigurinë, Sandër Lleshi, ka mohuar si të pavërteta, spekulimet se në Shqipëri do të ngrihet një kamp për luftëtarët e ISIS.“Duke vene re se disa lajme te rreme me karakter provokues dhe politike, spekulojne haptazi mbi nje gjoja qender per grumbullimin e ish-militanteve te ISIS-it ne Shqiperi, keshilltari i sigurise i kryeministrit, Sander Lleshi, ben me dije për se nuk ekziston asnje lloj ideje, kerkese, plani apo mundesie per diçka te tille.Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij.Behet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise.Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim inf..

Lexone

Shqipëria merr frymë e lehtësuar, Fevzua qëndron në Klan. Ja deklarata!

Në një deklaratë publike, Fevzo bën të qartë vendimin e tij për të qëndruar në Klan dhe akuzon miqtë dhe kolegët e tjerë gazetarë, që tentuan ta nxisin të largohet.Në deklartën e tij përfundimtare, thuhet:“Duke marrë shkas nga një tension i ngritur kombëtar dhe ndërkombëtar dhe nga një makth që kishte pushtuar gjithë hapësirën shqiptare, më duhet të qetësoj gjithë shqiptarët, se unë jam dhe do të jem deri në vdekje pjesë e TV Klanit.Disa kolegë të mi shpikën lajmin sikur unë desha të ikja në Top Channel dhe më këtë, alarmuan personalitet ndërkombëtare e kombëtare, duke më vendosur mua në një pozitë të pakëndshme, pasi doja të kuptoja nëse ishin të shqetësuar se duhet të ikja, apo nuk duhet të ikja.Pas konsultave të gjata ndërkombëtare dhe vlerësimeve të mija, konstatova se në të mirë të Shqipërisë, por dhe raporteve të saj me Perëndimin, ishte që të mos lëvizja, dhe ashtu bëra.Me këtë rast, dua të theksoj se kurthi ku tentuan të më fusin disa kolegë të mi, ishte i rrezikshëm ..

Lexone

Paratë apo lavdinë, ku po shkon Cristiano Ronaldo?!

Nëse Cristiano Ronaldo përfundon duke e lënë Real Madridin, ai duhet të matë me kujdes destiancionet e tij të ardhshme.Nuk ka shumë klube, që mund të ndërmarrin nënshkrimin e tij nga këndvështrimi ekonomik.Dhe pastaj mosha sportive e portugezit, e cila gjithashtu, paraqet probleme, ose të paktën, pikëpyetje.Destinacioni i parë që vjen në imagjinatë është Manchester United, klubi ku ai e shenjtëroi veten si yll botëror, ku fitoi Champions-in dhe “Topin e Artë” të parë në karrierë.Nga pikëpamja ekonomike, operacioni do të jetë i zbatueshëm.Por, asgjë nuk do të bindë Mourinhon, i cili nuk duket i gatshëm për të ndryshuar një skuadër të projektuar pa një “lokomotivë” të vetme, ndërkohë që Ronaldo është një lojtar, që në mënyrë të pashmangshme e detyron të luajë për të.Për të mos përmendur që Manchester United i tanishëm është larg potencialit sportiv të ekipeve më të mira në Europë.Pa lënë Anglinë, CR7 mund të ketë opsionin e Manchester City, i cili i garanton një ekip konkur..

Lexone

Politikani grek: S’duhet të lejojmë krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, gjyshja ime arvanitase ishte më greke se grekët…

Gjatë një interviste për televizionin grek ‘Skai’ politikani grek Theodoros Pangalos ka debatuar me ish kryeministrin grek Antonis Samaras duke thënë se shteti helen nuk duhet të lejojë krijimin e një Shqipërie të Madhe dhe një Bullgarie të Madhe në kufijtë e Greqisë.Ai tha se emri i Maqedonisë duhet të ketë vetëm përcaktim gjeografik.“Janë gafa të gjitha lëvizjet, ashtu si gafat që bëjnë sa pretendojnë këtu se janë pasardhës të Grekeve të Lashtë.Aleksandri i Madh nuk ishte Nenë Tereza e Shqiptareve, ishte një gjeneral që vriste e priste për të sunduar.Emri i ri i Maqedonisë të këtë vetëm përcaktim gjeografik, Maqedonia e Epërme ose Maqedonia Veriore”- ka thënë ish zëvendës kryeministri i Greqisë.Pangalos ka theksuar se zgjidhja e çështjes së emrit është e domosdoshme, për të parandaluar krijimin e Shqipërisë se Madhe apo Bullgarisë së Madhe në kufijtë e Greqisë.Se fundi Pangalos i është referuar edhe gjyshes së tij arvanitase shqipfolese që sipas tij është “më shumë greke ..

Lexone

Prindër, përgatituni të fusni në dhe vajzën tuaj

Nga Edi OgaPrindër!Ju që keni vajza!Parapërgatituni mendërisht të fusni në dhé vajzën tuaj, vetëm pse ajo mendon se ka të drejtë të refuzojë “dashurinë” e ndonjë burri që nuk i pëlqejnë zgjedhjet e mëparshme.I pëlqen vajza juaj dhe dy janë rrugët: “po” ose në varr!Më vjen keq, por jeta e saj nuk varet as nga ju, as nga ajo vetë, varet “nga pasioni” i atij tipit!Ju që keni djem!Edukojini ata. Shpenzoni kohë me ta.Mos i rrihni ata. Flisni me ta. Njihini ata.U thoni djemve tuaj që edhe ju u refuzuat nga dikush, por e kaluat inatin dhe e latë të shkonte atë që nuk ju donte.U thoni që ai është në këtë jetë vetëm se ai e dashuroi mamanë tuaj, nuk e vrau!Unë kam edhe djalë, edhe vajzë.Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të “shpëtoj” vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!Fëmijët tuaj janë drita e syve tuaj!Fëmijët e mi janë drita e syve të mi!Dikush që nuk e njihja, sot, me..

Lexone