Home / Lajme (page 20)

Lajme

PD e kërkoi në Kuvend, Xhafaj takon Lu dhe lëviz me makinën e ambasadorit

Mosprania e tij sot në sallën e Kuvendit ishte shkaku i një përplasje midis kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkoi që të thirrej menjëherë dhe jepte llogari për vëllain trafikant droge.Por, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga kryeministri Edi Rama nuk e mori parasysh thirrjen e Bashës dhe ka qëndruar në zyrën e tij, ku ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Donald Lu.1 of 2Mësohet se kryediplomati amerikan në Tiranë dhe ministri i Brendshëm kanë diskutuar me njëri-tjetrin për 30 minuta, por ende nuk dihen detaje nga biseda.Siç duket edhe nga fotot e shkrepura pranë ministrisë së Brendshme, në përfundim të takimit, Lu dhe Xhafaj kanë dalë së bashku nga godina dhe kanë lëvizur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me makinën e ambasadorit të SHBA-ve.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kryemadhi: Rama me kopjativ, kostumi si bluza e Olsit te makina e Gent Xhixhës

Me Lulzim Bashën që e mbajti foltoren e Parlamentit të bllokuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zgjodhi të fliste jashtë sallës dhe në një video live në Facebook, për të treguar se Edi Rama edhe në veshjen e tij kopjon kapot e krimit të organizuar.Ngjyra e kostumit që kishte veshur sot, fiks si bluza e vëllait të vetë në makinën e Gent Xhixhës. Reflektonte në ballë të parlamentit”, tha Kryemadhi jashtë sallës.Ajo gjithashtu theksoi se salla e kuvendit është bërë shumë qesharake, pasi ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama.“Sot është veshur me kopjativ, sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar. Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identitetit kombëtar. Megjithatë ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë”, tha Kryemadhi në Facebook.7 qershor 2018 (ga..

Lexone

Balla: Bën zhurmuesen; Kryemadhi: S’jam marrë me motrën e gruan tënde

Një debat i ashpër është shënuar jashtë sallës së Kuvendit, gjatë momentit që kanë dalë deputetët. Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë replikuar mes tyre dhe përplasja është nxehur kur janë përmendur familjarët.Balla ishte duke folur me gazetarët dhe aty u afrua Kryemadhi, e cila kërkoi të flasë. Por Balla tha se gruaja e Kreut të Shtetit bën zhurmuesen, ndërsa Kryemadhi i tha se askush s’ia përmendi motrën dhe bashkëshorten.DEBATI:Kryemadhi: Mund të flasim dhe ne?Balla: Edhe ti do flasësh se ta zuri vendin Luli në Kuvend.Kryemadhi: Po do flasim…Balla: Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitësKryemadhi: Taulant nuk jam marrë as me motrën tënde dhe as me gruan tënde. Rri urtë, nuk të shpëton dot Edi Rama dhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm. Nuk e zëvendëson fot Fatmir Xhafajn.Balla: Më pëlqen edukata juaj!Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë, por ..

Lexone

“Xhafajt”, Basha: Prokuroria veproi sipas skenarit të Ramës dhe Fatmirit

Lulzim Basha doli nga selia e Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat, ku renditi veprimet e Prokurorisë, që sipas tij, provojnë akuzat e opozitës ndaj Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt.Basha deklaroi se organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.Deklarata:Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku:1- Lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes. 2- Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar. 3- Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperiment..

Lexone

E rëndë: Djali nga Peshkopia vret me automatik nënën dhe babanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Peshkopi, një i ri ka vrarë nënën dhe babanë.Nga informacionet paraprake mësohet se i riu kishte ardhur dje nga Anglia.Ngjarja tragjike ka ndodhur te ‘Ligja’, ku 26-vjeçari Qemal Sela ka qëlluar për vdekje me automatik babanë dhe nënën e tij.Policia ka kapur autorin e krimit të dyfishtë, ndërsa njofton se viktima kanë mbetur shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeç.Informacioni paraprak: Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje. (TemA)

Lexone

Këshilla një gazetari portalesh (nga mender unë, në vend të Konicës)

Nga Iva Tiço“I dashur mik – në e bëfsh gazetën me eta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër.Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend.Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë.Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën.Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq nj..

Lexone

FOTOT/ Basha e akuzon, Ramën e kap gazi: Ja çfarë s’u pa në Kuvend

Kryedemokrati Lulzim Basha ka adresuar një sërë akuzash të forta gjatë seancës së sotme parlamentare.Teksa lideri i opozitës fliste nga foltorja, shefi i qeverisë është parë duke qeshur dhe duke ironizuar fjalimin e kundërshtarit të tij politik.Më poshtë në galerinë tonë virtuale do të mund të shihni disa nga detajet që su panë gjatë seancës. (TemA)

Lexone

Nuk ka kthim pas, Ronaldo do largohet nga Reali i Madridit!

Cristiano Ronaldo ka vendosur. Do të largohet nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere.Është e bindur për këtë gazeta portugeze Record e cila rikthehet të flasë për të ardhmen e yllit luzitan vetëm 12 ditë pas finales së Champions League që kulmoi me deklaratat e CR7-ës në fund të sfidës se të ardhmes së tij në Madrid i ka ardhur fundi.Gazeta portugeze zbulon edhe motivet se përse Ronaldo ka vendosur të largohet nga Los Blancos.Vendimi i portugezit nuk ka të bëjë me aspektin ekonomik por më shumë me faktin se presidenti Perez nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i rinovuar kontratën në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ato që Ronaldo ka arritur me fanelën e bardhë të Realit të Madridit gjatë këtyre viteve.CR7-ta është ndjerë i braktisur në ambientin madrilen dhe këtë verë do të ndahet përfundimisht me Realin e Madrid pas 9 viteve në Santiago Bernabeu.

Lexone

FOTOT: Trump i “bindet” Kim Kardashian, fal të dënuarën për trafik droge

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk i ka “rezistuar” kërkesës së Kim Kardashian për të liruar nga burgu gruan Alice Marie Johnson e dënuar për trafik droge.Trump ka vendosur t’ia falë dënimin me burgim të përjetshëm 63-vjeçares Johnson, e cila kishte përfunduar në burg për një vepër penale të lidhur me drogën, por pa qenë e përfshirë në veprime të dhunshme.Në vitin 1996, Johnson u dënua për 8 akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis.Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me trafikantët e drogës ndodhën pasi Alice kishte humbur vendin e punës, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ia kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk ishte në gjendje të paguante kredinë.Shtëpia e Bardhë njoftoi se Johnson kishte qenë një e burgosur model dhe kishte punuar shumë fort për rehabilitimin e saj.Pas faljes së dhënë nga presidenti Trump, 63 vjeçarja AlicE është shprehur pë CNN e emocionuar për shansin e dytë që i është dhënë në jetë, duke fa..

Lexone

Kryemadhi video-selfie në Kuvend: Rama është batakçi dhe mostër, tani parlamenti është bërë fare qesharak

Monika Kryemadhi ka bërë një video-selfie nga seanca parlamentare ku ka adresuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama.Liderja e LSI-së e ka konsideruar kryeqeveritarin si mostër dhe batakçi duke thënë se ai po e orjenton Shqipërinë drejt krimit dhe drogës.Ajo sugjeron që të mos ndalet aksioni opozitar që ka nisur për ta denoncuar qeverinë “Rama”.Sipas Kryemadhit, Parlamenti tashmë është bërë qesharak ku tregon se si shefi i qeverisë ka uzurpuar jetën e shqiptarëve. (TemA)

Lexone