Home / Lajme (page 2)

Lajme

LSI drejt formësimit të identitetit të ri opozitar

Nga Alfred PezaMegjithëse ende nuk është mbushur një vit nga kalimi në opozitë, LSI pas 8 vjetëve të qëndrimit herë me PD dhe herë me PS në qeverisjen e vendit, është në kërkim të identitetit të saj të ri. Identitetit të një opozite të re, nga një parti e majtë që kërkon të qëndrojë përballë mazhorancës aktuale gjithashtu të majtë, përkrah një partie të djathtë si PD.Kjo qasje është jetike për një parti politike pragmatiste, jo vetëm nga pikëpamja identitare. Sepse kjo do të rrezikonte unifikimin e çdo qëndrimi të saj me opozitën e vjetër, gjë që mund ta shndërronte në një satelit parazitar të saj. Mbajtja e qëndrimeve origjinale për çështje, probleme, reforma, ngjarje dhe kauza të caktuara, do të ndihmonin në rifaktorizimin gjithnjë e më të madh të LSI në skenën politike shqiptare.Humbja e statusit të “kingmaker”-it pas zgjedhjeve të 2017 nga ana e LSI, nuk ka pse shihet si fundi i botës për një forcë politike me 20 deputetë në Kuvend. Sistemi demokratik dhe ligji elektoral jo p..

Lexone

Vasili: Bedelët e qeverisë gënjejnë për qendrën e koordinimit të ISIS

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili reagoi pas përgënjeshtrimit që bëri Kryeministria për deklaratat e politikanëve opozitarë se në Shqipëri do të ndërtohet një qendër për pritjen e ish-militantëve të ISIS. Sipas Vasilit, kryeministrit i është zënë goja dhe nuk ia mban ta flasë vetë për çështjen, por nxjerr të tjerë.Postimi i VasilitPse bedelet e qeverise genjejne trashe per qendren e koordinimit te ish-ave te ISIS?Te thuash qe kjo qeveri u cmend e tera nuk eshte lajm. Eshte e qarte qe te zene ne faj per qendren e kordinimit te ish luftetareve te ISIS Shqiperi,kane filluar perkthimet nga shqipja ne shqip.Keta jane kaq te trashe sa po na tregojne qe ka dy gjuhe shqipe nje te qeverise dhe nje te popullit. E bukur fare kjo, kryeministrit tone ja thote ne sy kryeministri bullgar dhe tani sqarimet nuk i jep ai vete qe ishte 50 cm larg Borisovit,por i japin keta bedelët, se kryeministrit i eshte zene goja dhe s’ja mban te flase vete.Per keta bedelet me shqipe te cal..

Lexone

Florian Marku mposht serbin për vetem 90 sekonda

Florian Marku eshte treguar i jashtëzakonshëm, duke triumfuar në ndeshjen e zhvilluar në “Asllan Rusi” ndaj serbit Dragisic.Markut i kanë mjaftuar vetëm 90 sekonda për ta mbyllur këtë ndeshje, duke treguar superioritet të padiskutueshëm ndaj kundërshtarit.Atmosfera në “Asllan Rusi” ishte e jashtëzakonshme, me pallatin e sportit të tejmbushur.

Lexone

Gënjeshtrat më të mëdha që na kanë thënë shkencëtarët

Çfarë mendoni se është më e mundshme – të goditesh nga rrufeja apo të vritesh nga një asteroid që bie? Ju mund të habiteni, por probabiliteti i vdekjes së shkaktuar nga një asteroid, është pothuajse dy herë më i lartë. Në librin e tyre të Injorancës së Përgjithshme, Stephen Fry, John Lloyd dhe John Mitchinson thonë se rrufetë godasin tokën 17 milionë herë çdo ditë, që i bie 200 goditje në sekondë. Megjithatë, rreziku i vdekjes “elektrike” në vit shkon një deri në 10 milionë, dhe kjo është po aq e mundshme sa të kafshohesh nga një gjarpër!Më poshtë janë renditur disa nga faktet shkencore, kësaj rradhe të sakta dhe të vërteta.1.Kameleonët nuk e ndryshojnë ngjyrën në varësi të ambientit ku ndodhenLëkura e tyre mund të ketë qenë e dobishme në shumë raste, duke pasur parasysh se kameleonët nuk janë të armatosur siç duhet kundër kujtdo që do të pëlqente t’i hante, por jo. Ata kurrë nuk e kanë dhe kurrë nuk do ta kenë këtë superfuqi , edhe pse ky besim është jashtëzakonisht popullor. Në..

Lexone

Tirana nis revolucionin portokalli, qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave “Mobike”. Veliaj: Do udhëtoni më lirë se sa me autobus

Nga sot, Tirana bëhet qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet. Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin “Mobike” ne telefonin e tij duke e bërë atë pjesë të pandashme të lëvizjes nëpër Tiranë duke revolucionarizuar kulturën e të lëvizurit me biçikletë në qytet. Në nisjen e pedalimit të 500 biçikletave të para në rrugët e kryeqytetit, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Mobike dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe asaj kineze në vendin tonë.Para se t’i bashkohej dashamirësve të biçikletave në një pedalim në Bulevardin Zogu I, Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se kjo verë do të hyjë në histori në qytetin e Tiranës bashkë nga 4 mijë pedalime si e vetmja mënyrë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. “Kanë kaluar vetëm 3 vjet, jo vetëm Tirana është qyteti më i pastër, por je..

Lexone

Krimi i rëndë trondit sërish Shqipërinë, 42-vjeçari vret me sende të forta bashkëshorten

Pas tronditjes së mëngjesit, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.Një 42-vjeçar në Durrës ka vrarë bashkëshorten e tij me sende të forta.Viktima është Adriana Shaholli.Policia ka arrestuar ndërkohë, autorin e krimit.Informacion paraprak i policisëMë datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.(TemA)

Lexone

Fibank mbështet fushatën sociale #lumturiaesa

FIBANK synon të jetë një nga 10 bankat e para në Shqipëri dhe në rajon që njihet si dinamike, inovative dhe e orientuar ndaj klientëve, që ofron produkte dhe shërbime cilësore, duke gjetur mundësi të shkëlqyeshme për të zhvilluar punonjësit si edhe për të kontribuar ne shoqeri.Një nga shtyllat kryesore të strategjisë së Fibank është të jetë një institucion me përgjegjësi sociale i cili kontribuon në komunitet. Aktivitetet e Pergjegjesise Sociale të Fibank synojnë të kenë një kontribut afatgjatë në shoqëri duke marrë pjesë aktivisht në ngjarje shoqërore, duke mbështetur kompanitë jofitimprurëse dhe organizatat me qëllime idealiste që punojnë në fushën e arsimit, kulturës, bamirësisë etj.Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës është një nga partnerët afatgjatë që Fibank ka mbështetur vazhdimisht me qëllimin per ndergjegjesimin e te Rinjve mbi Dhunën Kundër Grave, duke u fokusuar në dhunën e partnerit.Fushata #lumturiaesaj është një lëvizje sociale e zhvilluar nga fondacioni Spitalo..

Lexone

Pitbulli këput zinxhirin dhe terrorizon banorët e një lagjie në Tiranë

Vitet e fundit moda e mbajtjes së kafshëve në shtëpi është përqafuar edhe nga shqiptarët. Por bashkë me këtë zakon kanë ardhur një sërë problemesh. Fiks Fare ka vëzhguar në rrugët e Tiranës, ku është lehtësisht e dukshme zakoni i shëtitjes së qenve pa maska mbrojtëse, edhe pse disa rraca janë në listën e zezë të konsideruar si agresivë dhe shumë të rrezikshëm.Banorët e rrugës “Vëllezërit Manastirli”, pranë bllokut të ambasadave, janë tmerruar dy ditë më parë pasi një qen i rracës “Pitbull” ka këputur zinxhirët dhe ka sulmuar banorët e lagjes. Ata tregojnë se të frikësuar, 10 deri në 12 persona janë strehuar për rreth 30 minuta në një hyrje pallati.Ndërsa “Pitbulli” i priste përballë. Situata është zgjidhur një një banor i cili ka arritur ta largojë kafshën duke i shkuar pranë me makinën e tij. Meqënëse rrugica është e ngushtë qeni është detyruar të largohet.Banorët tregojnë të indinjuar se kanë telefonuar në numrat e emergjencës, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë. As policia e..

Lexone

Kryeson Joachim Low, ja trajnerët e Kupës së Botës me pagat më të larta

Ka mbetur më pak se një javë nga fillimi i Botërorit të Rusisë dhe kjo është koha për të kujtuar se çfarë rrogash marrin trajnerëte kombëtareve finaliste, sipas raporteve të ndryshme, që janë botuar në muajt e fundit. Aliou Cissé, tekniku i Senegalit, është ai me pagën më të ulët, 200.000 euro.Më pak se gjysmë milion euro në vit përfiton trajneri i Polonisë, Adam Nawałka (270.000), ndërsa para tij vjen trajneri i Serbisë, Mladen Krstajiç (300.000). Dhe kështu me radhë, pagat e të tjerëve janë: trajneri i Kosta Rikës, Oscar Ramirez, 350.000 euro; trajneri i Panamasë, Bolillo Gomez, 400.000 euro; trajneri i Suedisë, Janne Andersson, 450.000 euro dhe ai i Koresë së Jugut, Shin Tae-Yong, 450.000 euro.Gernot Rohr, që drejton Nigerinë, përfiton si pagë gjysmë milion euro në vit, diçka më pak se Zlatko Daliç në stolin e Kroacisë (550.000). Nga aty, pastaj, pagat ngrihen “në qiell”. Heimir Hallgrímsson i Islandës paguhet 700.000 euro në vit; Hervé Renard i Marokut me 780.000 euro, Vladimir..

Lexone

Qëndrimi i ndryshëm për Xhafajn; Kryemadhi reflekton diferencë nga Basha

Prej disa ditësh Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfaqur qëndrim të ndryshëm nga ai i Lulzim Bashës në lidhje me akuzat që i bëhen Fatmir Xhafajt për të vëllain. Top Channel e pyeti zonjën Kryemadhi dhe ajo e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.“Këtu beteja nuk është thjesht për z.Xhafaj, pasi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën vëllai i tij”. shprehej kryetarja e LSI.Kjo deklaratë e Monika Kryemadhit reflektoi diferencë qëndrimi nga Lulzim Basha për fajësinë e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në raport vëllain e tij, të dënuar për Trafik ndërkombëtar droge. Diçka ndryshon në sqarim të saj…“Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Problemi është pastaj nëse do të veprojë ligji i antimafias… Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore nuk mund të mbaj. Nga ana tjetër, sa i vëllai i z.Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij”, u shpreh..

Lexone