Home / Lajme (page 10)

Lajme

FOTOT: Kendall Jenner pozon topless

Kendall Jenner ka provokuar të gjithë me foto të cilën e ka publikuar të mërkurën në Instagram.22-vjeçari ka ndarë me fansat në Instagram një selfie topless.Ajo kishte “veshur” në pjesën e lart të trupit ishin dy zinxhirë ari. (TemA)

Lexone

“Bisha” kërcënon Sergio Ramos: Je me fat që nuk luan kundër meje”

Është një fenomen i rrjeteve sociale, por tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian.Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos.Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid.“Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius.E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje…”, shprehet ai.

Lexone

ANALIZA: Retorika e ashpër Kosovë-Serbi paralajmëron finalen e dialogut

Deklaratat e autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës, të cilat kohët e fundit përmbajnë fjalor të ashpërsuar dhe akuza të ndërsjella lidhur me dialogun ndërmjet dy vendeve, vazhdimin ose jo të dialogut për tema të caktuara, si dhe lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje që do t’i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, po e dëmtojnë vet procesin e dialogut, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.Përderisa zyrtarë të caktuar të Qeverisë së Serbisë, së fundmi, u janë referuar zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës si “lordët e luftës” që “nuk mund të flasin për paqe”, si dhe me akuzat se po e bllokojnë dialogun, në anën tjetër, zyrtarët të caktuar të Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se do të refuzojnë dialogun nëse nuk flitet për të gjitha marrëveshjet. “Ose do të zbatohen të gjitha marrëveshjet ose asnjëra”, kanë thënë ata.Politologu Behlul Beqa, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se dialogu i deritashëm në Bruksel, shikuar në t..

Lexone

VIDEO/ Momenti i pabesueshëm: I kalon rrota e kamionit mbi kokë, shpëton mrekullisht i riu

Ky është momenti i pabesueshëm kur një djalë arrin t’i mbijetojë një aksidenti të tmerrshëm edhe pse rrota e kamionit kaloi mbi kokën e tij.Siç edhe mund të shihet edhe në pamje motoçiklisti shpëton pasi kishte të vendosur helmetën në kokën e tij.Por edhe pse djali u përfshi në këtë aksident të tmerrshëm, ai u çua menjëherë në këmbë dhe mori me disa dëmtime.Pamjet u kapën të martën në Cainta të Filipineve. (TemA)

Lexone

Sali Berisha denoncon Ben Blushin: Presion gjyqtarit Dvorani, për gjyqin ndaj Top Channel

Sali Berisha ka akuzuar Ben Blushin se po ndikon tek gjyqtarët që kanë në shqyrtim gjyqin e pronësisë së Top Channel, mes Vjollca Hoxhës dhe ish-ortakëve të saj.Sipas Berishës, Blushi është takuar për mbi një orë e gjysëm me gjyqtarin Dvorani, për t’i bërë presion.“Nje takim i gabuar ne nje kohe te gabuar!Jam absolutisht neutral ne kete afere midis partneresh, qe bashke dhe te ndare e perdoren topin e tyre si megafonin e Rames kunder meje dhe PD. Por ky takim eshte nje takim shume i gabuar ne nje vend shume te gabuar”, shkruan Berisha.Dvorani, bashkë me Artan Brocin dhe Shkëlzen Selimin, janë gjyqtarët që do të shqyrtojnë padinë për pronësinë e TCH.Pikërisht një ditë më parë, TCH sulmoi ashpër gjyqtarin Selimi, dhe me sa duket, arsye për këtë ka qenë pikërisht gjyqi në fjalë.(TemA)

Lexone

VIDEO: Po e ndihmonte të parkonte, por gruaja përplas në mur të riun

Ky është momenti i tmerrshëm kur gruaja shtyp me makinë një të ri i cili përpiqej ta ndihmonte të parkonte.Në pamjet filmike do të shikoni se si gruaja përplas në mur të riun në momentin që ajo po ecte mbrapsht.Si pasojë e përplasjes i riu mbeti me brinjë dhe këmbë të thyera.Ngjarja ndodhi në Hanoi, Vietnam, muajin e kaluar. (TemA)

Lexone

DETAJET/ Xhaferi u kthye kur pa se Xhuljeta merrte ende frymë, e qëlloi për herë të dytë. Inxhinieri nga Kukësi nuk e pranoi dot ndarjen, ishte denoncuar katër herë nga ish- e dashura

Gazetarja e ‘News 24’, Dorjana Bezat ka dhënë informacione të tjera nga momenti i ngjarjes tragjike në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku 31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni.Sipas gazetares, Xhaferi dhe Xhuljeta kanë debatuar për disa minuta me njëri-tjetrin, por kur vajza ka kthyer shpinën për t’u larguar, ai e ka qëlluar me armë zjarri.Në gjendje të rëndë psikologjike, Xhaferi është larguar për disa metra dhe armën e mbante në dorë.Ai u ka drejtuar armën edhe disa kalimtarëve aty pranë, të cilët kanë bërtitur të tmerruar.“Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë”, mësohet t’u ketë thënë 31- vjeçari njerëzve në rrugë, por armën nuk e lëshonte nga dora.Xhaferi është rikthyer sërish pranë Xhuljetës, e cila pavarësisht plagës që kishte marrë, kishte ende shenja jete.Në këtë moment, ai e ka qëlluar vajzën për herë të dytë, duke i marrë jetën.Autori i vrasjes është larguar më pas nga vendngjarja për t’u ulur poshtë një peme dhe sapo ka dëgjuar sirenat e p..

Lexone

Bashkim Dedja drejt rrëzimit nga Vettingu, nuk justifikon dot pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur disa shkelje në deklaratat e pasurisë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.Në raportin e lexuar këtë të premte, trupa gjyqësore e KPK-së citon fillimisht një apartament në Golem, që gjyqtari e ka deklaruar në emër të vëllait, por kontrata e energjisë elektrike është e lidhur në emër të tij.Së dyti, KPK gjen shkelje edhe tek një deklaratë borxhi të marrë nga kunati. Bëhet fjalë për një shumë prej 10 mijë eurosh.“Në kohën që është firmosur deklarata e borxhit, kunati i gjyqtarit Bashkim Dedja ka qenë jashtë Shqipërisë”, thotë KPK.Gjyqtari kushtetues ka deklaruar gjithashtu si pasuri të tij një apartament në rrugën “Sami Frashëri” me vlerën e 180 mijë eurove dhe 25 mijë euro borxh nga i vëllai.Vetë Dedja nuk është i pranishëm në seancën dëgjimore publike, duke u përfaqësuar nga avokati i tij Maks Haxhia.Trupa gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Në pritje të caktimit të d..

Lexone

Fevziu na kërkon ne llogari, po mediokritetin e solli vetë në TV dhe na e shet çdo natë

Nga Erion KristoUnë ndryshe nga ju nuk e urrej Fevziun. Ndryshe nga ju nuk më intereson fare pagesa e tij. As kalimi në një institucion tjetër. Unë e çmoj Fevziun, sepse ka pas një emision shumë të ndjekur. Unë mendoj se ai ka dhënë kontribute në shumë çështje.Vetë, e kam parë gjithmonë emisionin e tij, qoftë dhe për arsye profesionale. Vetë, kam qenë katër herë i ftuar, tre herë për aksidentet dhe një herë për rininë. Gjithashtu kam qenë i dërguar nga universiteti im nja dhjetë herë në emisione me kryeministra.Më kanë ftuar nja tre herë të tjera, por nuk kam shkuar për arsye personale. E kam shijuar atë studio.Por dua ta orientoj debatin te ajo që më duket më e vlertë në këtë situate, dhe s’ka të bëjë me pagesën.Ajo që më çuditi ishte fakti i reflektimit të Fevziut për emisionin e tij. Ai kishte vënë re në media se ka mediokritet. Nuk dua t’ia mohoj këtë zbulim. Është i vërtetë. Kam vite që e them dhe vetë.Por dua t’i bej me dije Fevziut, pa asnjë lloj mllefi, se dhe ai ës..

Lexone

Histori si nëpër filma: Xhaferr Mata në lidhje me 19-vjeçaren, por ishte i martuar dhe ka një djalë 2 vjeç

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi “Don Boskon” mëngjesin e kësaj të premteje.Fax News dhe gazetarja Xhensila Kodra kanë shkuar në banesën e 31-vjeçarit Xhaferr Mata, që vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni e më pas qëlloi veten me pistoletë.Familjarët e autorit të krimit kanë thënë jashtë kamerave se janë të shokuar nga ngjarja.Ata kanë shtuar se nuk kanë patur dijeni për një histori dashurie mes dy të rinjve.Familjarët kanë zbuluar se 31-vjeçari Mata ishte babai i një djali të vogël 2 vjeç dhe se prej dy muajsh ishte divorcuar nga bashkëshortja.“Ngjarje shumë e rëndë, nuk dimë çfarë të themi.Nuk jemi në dijeni të historisë së dy të rinjve.Ngjarjen e kemi mësuar kur erdhi policia në shtëpi.Djali kishte dy muaj që ishte divorcuar nga bashkëshortja. Xhaferr Mata ka edhe një djalë”, kanë thënë familjarët.Fqinjët e autorit, pasi kanë dëgjuar lajmin në TV, kanë menduar se Xhaferr Mata kishte vrarë ish-bashkëshorten, pasi me të ka patur konflikte të vazhdueshme ...

Lexone