Home / Lajme

Lajme

Arkeologët polakë zbulojnë qytetin antik ilir afër Shkodrës, mendohet se është mbi 2000 vjeçar

Bassania, një qytet i humbur, që daton më shumë se 2,000 vjet, u zbulua nga një grup arkeologësh polakë. Rrënojat ndodhen në veri-perëndim të Shqipërisë, në afërsi të qytetit modern të Shkodrës. Studiuesit besojnë se rrënojat e zbuluara janë ajo që ka mbetur nga Bassania, një qytet i lashtë i sunduar nga ilirët – njerëz që banonin në Ballkanin Perëndimor në lashtësi – të cilat u përshkruan nga historiani romak Livy. “Muri që rrethonte qytetin u krijua nga blloqe të gurta të përshtatshme,” deklaroi prof. Piotr Dyczek, i cili drejton gërmimet. “Ne e dimë vendndodhjen e pjesës më të lartë të kalasë”, shtoi Prof. Dyczek, i cili ka qenë përgjegjës për gërmimet në zonë që nga viti 1987. Përveç strukturave të gurit, arkeologët zbuluan një numër të objekteve interesante duke përfshirë një enë për sakrifica bronzi të ruajtur mirë. Ajo përmbante ende mbetjet e ofertave të fundit: fragmente të eshtrave të kafshëve dhe hirit. Zona që gërmohet është e vendosur në brigjet e liqenit të Shkodrës..

Lexone

Djali i Fahri Balliut në versionin bankier, e “ndrit” me kursin e valutës: Euro do vazhdojë të bjerë, një shumë jashtëzakonisht…

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu paralajmëron ulje të monedhës Euro edhe në nivele më të ulëta seç është aktualish. I njohur tashme per gafat proverbiale te tij dhe per gjerat me elementare, ke radhe i eshte futur kursit te valutes, duke na u shfaqur ne versionin “banakier”. Pavaresisht se ka qene gjithnje konsumator dhe jo gjenerues parash, kujtojme se kater vitet e fakultetit ne Londer qe i mori per 10 vite u perballuan me parate e gjakut te “Gerdecit”, djali i Fahri Balliut ka tentuar te “lere” shenjen e tij dhe ne sektorin bankar. Sipas Balliut te vogel, rënia e Euros do të ndodhë pasi një sasi tepër e madhe parash po futet te lojërat e fatit. “Kur ju thamë për drogën, thatë jo. Doli droga. Kur ju thamë për euron, tani ka emision për euron. Një shumë parash jashtëzakonisht e madhe po futet tek lojërat e fatit dhe në dy tre-javët në vijim, do të keni fakte konkrete për sa i përket investimeve të euros në lojërat e fatit që do ta uli prapë këtë”, u shpreh deputeti B..

Lexone

Vangjush Dako: Basha më sulmon sepse Durrësi u kthye bastion i PS, gati të rikandidoj dhe të fitoj…

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’në Report Tv. Dako foli për turizmin, projektet e reja, akuzat nga opozita, por edhe mundësinë e rikandidimit për një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme lokale, vitin tjetër. Duke u ndalur te turizmi, ai theksoi se këtë sezon pritet një bum në qytetin e Durrësit, pasi janë prenotuar të gjitha hotelet, ndërsa do të ketë shumë turitë nga vendet Skandinave. “Hotelet janë të rezervuara. Ka nisur puna që në qershor. Ky sezon do të jetë më i madhi. Ky vit është 90 ditë me kapacitet të plotë, hotelet janë rezervuar, këtë vit kemi shumë turistë edhe nga vendet Skandinave, përveç tradicionalëve nga Ballkani. Ne kemi 3 mijë dhoma dhe të gjitha janë të zëna me paketa deri në fund të gushtit”, deklaron Dako. Por pavarësisht projekteve që sipas Dakos janë realizuar në Durrës, opozita vijon që ta sulmojë. Kryetari i PD, Lulzim Basha la lëshuar akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të q..

Lexone

LSI drejt formësimit të identitetit të ri opozitar

Nga Alfred Peza Megjithëse ende nuk është mbushur një vit nga kalimi në opozitë, LSI pas 8 vjetëve të qëndrimit herë me PD dhe herë me PS në qeverisjen e vendit, është në kërkim të identitetit të saj të ri. Identitetit të një opozite të re, nga një parti e majtë që kërkon të qëndrojë përballë mazhorancës aktuale gjithashtu të majtë, përkrah një partie të djathtë si PD. Kjo qasje është jetike për një parti politike pragmatiste, jo vetëm nga pikëpamja identitare. Sepse kjo do të rrezikonte unifikimin e çdo qëndrimi të saj me opozitën e vjetër, gjë që mund ta shndërronte në një satelit parazitar të saj. Mbajtja e qëndrimeve origjinale për çështje, probleme, reforma, ngjarje dhe kauza të caktuara, do të ndihmonin në rifaktorizimin gjithnjë e më të madh të LSI në skenën politike shqiptare. Humbja e statusit të “kingmaker”-it pas zgjedhjeve të 2017 nga ana e LSI, nuk ka pse shihet si fundi i botës për një forcë politike me 20 deputetë në Kuvend. Sistemi demokratik dhe ligji elektoral jo p..

Lexone

Vasili: Bedelët e qeverisë gënjejnë për qendrën e koordinimit të ISIS

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili reagoi pas përgënjeshtrimit që bëri Kryeministria për deklaratat e politikanëve opozitarë se në Shqipëri do të ndërtohet një qendër për pritjen e ish-militantëve të ISIS. Sipas Vasilit, kryeministrit i është zënë goja dhe nuk ia mban ta flasë vetë për çështjen, por nxjerr të tjerë. Postimi i Vasilit Pse bedelet e qeverise genjejne trashe per qendren e koordinimit te ish-ave te ISIS? Te thuash qe kjo qeveri u cmend e tera nuk eshte lajm. Eshte e qarte qe te zene ne faj per qendren e kordinimit te ish luftetareve te ISIS Shqiperi,kane filluar perkthimet nga shqipja ne shqip. Keta jane kaq te trashe sa po na tregojne qe ka dy gjuhe shqipe nje te qeverise dhe nje te popullit. E bukur fare kjo, kryeministrit tone ja thote ne sy kryeministri bullgar dhe tani sqarimet nuk i jep ai vete qe ishte 50 cm larg Borisovit,por i japin keta bedelët, se kryeministrit i eshte zene goja dhe s’ja mban te flase vete. Per keta bedelet me shqipe te cal..

Lexone

Florian Marku mposht serbin për vetem 90 sekonda

Florian Marku eshte treguar i jashtëzakonshëm, duke triumfuar në ndeshjen e zhvilluar në “Asllan Rusi” ndaj serbit Dragisic. Markut i kanë mjaftuar vetëm 90 sekonda për ta mbyllur këtë ndeshje, duke treguar superioritet të padiskutueshëm ndaj kundërshtarit. Atmosfera në “Asllan Rusi” ishte e jashtëzakonshme, me pallatin e sportit të tejmbushur.

Lexone

Gënjeshtrat më të mëdha që na kanë thënë shkencëtarët

Çfarë mendoni se është më e mundshme – të goditesh nga rrufeja apo të vritesh nga një asteroid që bie? Ju mund të habiteni, por probabiliteti i vdekjes së shkaktuar nga një asteroid, është pothuajse dy herë më i lartë. Në librin e tyre të Injorancës së Përgjithshme, Stephen Fry, John Lloyd dhe John Mitchinson thonë se rrufetë godasin tokën 17 milionë herë çdo ditë, që i bie 200 goditje në sekondë. Megjithatë, rreziku i vdekjes “elektrike” në vit shkon një deri në 10 milionë, dhe kjo është po aq e mundshme sa të kafshohesh nga një gjarpër! Më poshtë janë renditur disa nga faktet shkencore, kësaj rradhe të sakta dhe të vërteta. 1.Kameleonët nuk e ndryshojnë ngjyrën në varësi të ambientit ku ndodhen Lëkura e tyre mund të ketë qenë e dobishme në shumë raste, duke pasur parasysh se kameleonët nuk janë të armatosur siç duhet kundër kujtdo që do të pëlqente t’i hante, por jo. Ata kurrë nuk e kanë dhe kurrë nuk do ta kenë këtë superfuqi , edhe pse ky besim është jashtëzakonisht popullor. Në..

Lexone

Tirana nis revolucionin portokalli, qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave “Mobike”. Veliaj: Do udhëtoni më lirë se sa me autobus

Nga sot, Tirana bëhet qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet. Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin “Mobike” ne telefonin e tij duke e bërë atë pjesë të pandashme të lëvizjes nëpër Tiranë duke revolucionarizuar kulturën e të lëvizurit me biçikletë në qytet. Në nisjen e pedalimit të 500 biçikletave të para në rrugët e kryeqytetit, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Mobike dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe asaj kineze në vendin tonë. Para se t’i bashkohej dashamirësve të biçikletave në një pedalim në Bulevardin Zogu I, Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se kjo verë do të hyjë në histori në qytetin e Tiranës bashkë nga 4 mijë pedalime si e vetmja mënyrë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. “Kanë kaluar vetëm 3 vjet, jo vetëm Tirana është qyteti më i pastër, por je..

Lexone

Krimi i rëndë trondit sërish Shqipërinë, 42-vjeçari vret me sende të forta bashkëshorten

Pas tronditjes së mëngjesit, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Një 42-vjeçar në Durrës ka vrarë bashkëshorten e tij me sende të forta. Viktima është Adriana Shaholli. Policia ka arrestuar ndërkohë, autorin e krimit. Informacion paraprak i policisë Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta. Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.(TemA)

Lexone

Fibank mbështet fushatën sociale #lumturiaesa

FIBANK synon të jetë një nga 10 bankat e para në Shqipëri dhe në rajon që njihet si dinamike, inovative dhe e orientuar ndaj klientëve, që ofron produkte dhe shërbime cilësore, duke gjetur mundësi të shkëlqyeshme për të zhvilluar punonjësit si edhe për të kontribuar ne shoqeri. Një nga shtyllat kryesore të strategjisë së Fibank është të jetë një institucion me përgjegjësi sociale i cili kontribuon në komunitet. Aktivitetet e Pergjegjesise Sociale të Fibank synojnë të kenë një kontribut afatgjatë në shoqëri duke marrë pjesë aktivisht në ngjarje shoqërore, duke mbështetur kompanitë jofitimprurëse dhe organizatat me qëllime idealiste që punojnë në fushën e arsimit, kulturës, bamirësisë etj. Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës është një nga partnerët afatgjatë që Fibank ka mbështetur vazhdimisht me qëllimin per ndergjegjesimin e te Rinjve mbi Dhunën Kundër Grave, duke u fokusuar në dhunën e partnerit. Fushata #lumturiaesaj është një lëvizje sociale e zhvilluar nga fondacioni Spitalo..

Lexone