Home / Jeta (page 5)

Jeta

Tiranë, djali vret të dashurën dhe ndërron jetë në spital

Vendngjarja Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Një djalë ka vrarë të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ku ka humbur jetën në spital. Autori është 31 vjeçari Xhafer Mata, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.Viktima Dyshohet se ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin dhe para aktit tragjik ka pasur një komunikim të shkurtër.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.Autori i krimit Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ka humbur jetën pas rreth një ore nga akti tragjik.Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po..

Lexone

Alarm nga Europa: Shqipëria vijon të jetë furnizuese me kanabis

Qendra Europiane e Monitorimit dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) ka publikuar raportin vjetor të vitit 2018, ku shpreh shqetësimin për rishfaqjen e kokainës në një treg dinamik të narkotikëve në Europë.Ka evidenca të rritjes së disponueshmërisë së kokainës, thekson raporti, i cili ka marrë në shqyrtim 28 vendet e Bashkimit Europian si dhe Turqinë e Norvegjinë.Disponueshmëria e narkotikëve është e lartë dhe në disa zona duket se po rritet. Të dhënat e fundit tregojnë se në Europë (BE-28, Turqia dhe Norvegjia) u raportuan në vitin 2016 mbi 1 milion kapje të drogave ilegale. Mbi 92 milionë të rritur në BE (15–64 vjeç) kanë provuar një drogë të paligjshme përgjatë jetës së tyre dhe një numër i vlerësuar prej 1.3 milionë njerëzish kanë marrë trajtim për përdorim të paligjshëm të drogave në 2016 (BE-28).Dimitris Avramopoulos, Komisioner Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, thotë: “Ne po shohim prodhim më të lartë të drogës dhe disponueshmërisë së tij në Evropë ..

Lexone

Kreu i Gjykatës Kushtetuese sot para Vettingut

Po zhvillohet në KPK, seanca ndaj kreut te Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili vetë nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati Maks Haxhia.“Kemi kryer hetim per deklarimet e pasurise. Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi: kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkeshorten. Vlera e apartamentit eshte 180 mije euro”, – ka thënë Xhensila Pine.Mësohet se Dedja ka bërë deklarime konfuze në dy deklarata noteriale. 25 mijë euroshin fillimisht ka deklaruar se ia ka marrë kunatit, pastaj babait të kunatit. Edhe 15 mijë euro hua që i ka marre vellait është e dyshimtë. Nga dokumentacioni i dorëzuar rezultojnë mangësi.Sipas KPK, vëllai i gjyqtarit, në kohën kur i ka dhënë 15 mije euro borxh, i ka blerë Dedjes një apartament 40 mijë euro me kredi.Probleme për gjyqtarin Dedja ka edhe me një apartament tjetër në Tirane, blerë në 1997 me vellane. Sipas KPK, gjyqtari ..

Lexone

Ryshfet në këmbim të kolaudimit të makinës, arrestohen 4 persona

Katër persona u vunë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë kaluar kolaudimin e makinave që rezultonin me probleme teknike.Sipas policisë të arrestuarit merrnin shuma të caktuara lekësh për t’i lënë këto mjete të qarkullonin në rrugë edhe pse me probleme.Kështu në pranga u vu një inxhinier i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë – Prezë, si dhe 3 Agjentë Kompanish të Sigurimit të Mjeteve të cilët luanin rolin e sekserit.Më konkretisht Albert Allushi, 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë – Prezë), Arbër Cenuka, 28 vjeç, banues në Tiranë, Gëzim Sorra, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Haxhi Marqeshi, 30 vjeç, banues në Tiranë, të tre me detyrë agjentë kompanie sigurimesh.Gjatë muajit maj 2018, këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë testimit të kontrollit teknik të mjeteve, kanë kaluar mjete me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të këtyre mjeteve.Sipas policisë agjentët e ko..

Lexone

Tiranë, djali vret 19-vjeçaren dhe më pas qëllon mbi veten (EMRAT)

Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Mësohet se një djalë ka vrarë një vajzë me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten.31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.Autori i krimit më pas qëlloi me armë edhe veten, ndërsa ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.Kjo ngjarje vjen vetëm ..

Lexone

Vlorë, i riu i jep fund jetës me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në Vlorë. 26 vjeçari me iniciale R.R., është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij.I riu ka krye aktin e vetëflijimit me një armë zjarri tip pistoletë. Hetimet e para të policisë flasin për një gjendje të rënduar psikologjike.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Mesaplik të Vlorës. “Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26.Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike”, bëjnë me dije blutë e Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vlorë, 200 roje plazhi në bregdet këtë verë

Këtë vit në plazhet e Vlorës do të ketë roje plazhi. Disa të rinj do të monitorojnë disa plazhe në qytetin e Vlorës, ku vitin e kaluar u instaluan dhjetëra pika për vrojtuesit.Të gjithë subjektet që do të shfrytëzojnë plazhin, detyrimisht duhet të punësojnë dhe një vëzhgues plazhi. Nuk do të jepet nga Bashkia e Vlorës asnjë leje shfrytëzimi të plazheve, pa patur në kontratën e punës dhe një vrojtues plazhi.Ky është një detyrim ligjor për të dhënë ndihmën e parë dhe për të shpëtuar jetën e personaveqë kërkojnë ndihmë në det.Përparim Kamberaj, përgjegjësi i rojeve të plazhit, shprehet: “Është detyrim moral ndaj pushuesve në qytetin tonë. Trajnohemi si sportistët dhe mësojmë teknikat e ndihmës së parë mjekësore dhe transportimin deri në breg”.Bregdetit të Vlorës i duhen të paktën 200 vrojtues, ndaj duhen ende të rinj që të trajnohen dhe kualifikohen. Jo pak raste ka patur vitin e kaluar në bregdetin e Vlorës, ku mungesa e një vëzhguesi plazhi mund të kishte shpëtuar dhe jetë. Viti..

Lexone

Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër, pranga bashkëpunëtorit

Policia e Delvinës në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës vunë në pranga një person që dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i autorit të plagosjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmë në këtë qytet.Sipas policisë është ndaluar 39-vjeçari Paolo Xhaferri, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër. Policia bën të ditur se ky shtetas ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, autorin e dyshuar të krimit që është shpallur në kërkim.Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, konkretisht për një dyqan.Autori i dyshuar i krimit, 40-vjeçari Kristaq Llukani plagosi me armë Valentin Bucin dhe Xhelo Gerveshin, të dy banues në Lazarat. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Zetori del nga rruga, humb jetën 62-vjeçari në Fier

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier. Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40, në fshatin Levan, në një rrugë dytësore, Levan-Frakull.Mësohet se një person me iniciale Ll.P., 62 vjeç, banues në Levan, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor me tre rrota, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Në “rrjetën” e Vettingut, edhe gjyqtari i Gërdecit dhe ’21 Janarit’

Organet e Vettingut kanë nisur kontrollin e imët edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sot kaloi njëri prej tyre, por a janë të gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe a meritojnë ata të kalojnë sitën e Vettingut në mënyrë që sistemi gjyqësor të pastrohet dhe shqiptarët te besojnë se procesi i Vettingut nuk është politik dhe nuk po trukohet për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ulëta.Top Channel ka vendosur të ndihmojë procesin e filtrimit të gjyqtarëve duke sjellë një rast atë të gjyqtarit Shkëlzen Selimi.Para disa kohësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i refuzuan atij vizën. Burime të besueshme i treguan Top Channel për masën ekstreme që ndërmori ambasada në Tiranë. Si në çdo refuzim të personave që kërkojnë të pajisen me vizë amerikane, selia e Uashingtonit në Tiranë, nuk jep arsyet, por zoti Selimi nuk është një qytetar i thjeshtë.Ai është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe ky refuzim vjen në momentin që gjyqtarë dhe prokurorë po kalojnë në sitën e Vettingut..

Lexone