Home / Jeta (page 4)

Jeta

Aksident tragjik në Gjirokastër, vdesin dy gra, plagoset një tjetër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku dy gra kanë humbur jetën dhe një tjerër ka mbetur e plagosur rëndë.Aksidenti është shënuar në zonën e Jorgucatit, ku një makinë ka dalë nga rruga.Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Jorgucat dhe sipas policisë gratë janë përplasur nga një makinë teksa ato po ecnin anës rrugës.Mësohet se gratë sapo kishin lënë punën në fushat e rigonit në zonën e Jorgucatit.“Mjeti tip “Nissan”, me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër ka goditur tre shtetase të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës. Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën”, sqaron policia.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.8 qershor 2018 (gazet..

Lexone

Vrasja e Fildez Hafizit, gjyq për të zhvilluar gjyq!

Gjykata e Lartë pritet që në fillim të javës së ardhshme të shprehet me vendim se kush gjykatë është kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildeze Hafizi.Kjo çështje prej gati një viti po shëtit sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë të Shkallës së Parë të Tiranës, por pa mundur dot të shqyrtohet.Në datën 30 maj, Gjykata e Tiranës ja përcolli dosjen Gjykatës së Lartë, pasi ishte e paqartë mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes.Të njëjtin problem më parë e kishte konstatuar edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e kishte transferuar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.Duke parë këto zvarritje, në një kohë kur afatet e paraburgimit kalonin duke rrezikuar lirimin e autorit të krimit, babai i gjyqtares së ndjerë i dërgoi një letër Presidentit të Republikës, ministres së Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin ton..

Lexone

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, kapet autori i dyshuar

Arrestohet nga policia Selami Rami, i cili paraditen e sotme, pas një konflikti në një lokal në Klos, plagosi me thikë një person.28-vjeçari u arrestua nga policia pak pas mesditës së sotme, si autori i dyshuar i plagosjes së Gazmir Pislit 35 vjeç.Rami akuzohet se pas konfliktit në verandën e një lokali në Klos, goditi me thikë 35-vjeçarin.I dyshuari për plagosjen, me banim në fshatin Patin. u kap në afërsi të fshatit Pleshë, Klos, duke u shoqëruar më tej në polici, ku dhe do të merret në pyetje.Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të çastit. Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruar thika e përdorur nga i dyshuari.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shpërndanin heroinë dhe kanabis, 5 të arrestuar në Tiranë

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë, pasi gjatë ditës së djeshme, e enjte, u kapën duke shitur lëndë narkotike.Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku kanë arrestuar në kushtet e flagrancës pesë të dyshuar.Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë u kap pasi tek zona e Doganës, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike heroinë, 5 doza kanabis sativa dhe dy celularë.Gjithashtu u vunë në pranga Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. Sh., 40 vjeç, pasi në Yzberisht në një lokal gjatë kontrollit fizik të ushtruar A. Sh., ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë heroinë.Ndërkohë në banesën e O. Sh., u gjetën e bllokuan dy doza lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ilir Kadu..

Lexone

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.Pasditen e kësaj të enjteje, u bë arrestimi i 40-vjeçarit Aleksandër Ramazani, banues në Peqin. Ndalimi i tij u bë në Peqin, ku dhe fshihej prej kohësh, për ti shpëtuar vuajtjes së dënimit. Gjykata e Perdonone në Itali, e ka dënuar me 4 vjet e një muaj burg për veprën penale.Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Vjedhja”, në bazë të Kodit Penal italian. Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kreu i Kushtetueses para Vettingut, dyshime mbi pasurinë

Ka përfunduar në KPK, seanca ndaj kreut te Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili vetë nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati Maks Haxhia.KPK-ja ka gjetur disa shkelje në deklaratat e pasurisë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.Avokati i tij Maks Haxhia tha se ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë të klientit të tij, pasi pasuria rezulton të jetë bërë konform ligjit. Vendimi përfundimtar për kreun e Gjykatës Kushtetuese do të jepet më 13 qershor.Në raportin e lexuar këtë të premte, trupa gjyqësore e KPK-së citon fillimisht një apartament në Golem. KPK thotë se Dedja ka ndryshuar deklarimin për këtë apartamenti. Fillimisht gjyqtari e ka deklaruar si pronë të veten dhe më vonë se e ka blerë me vëllain që jeton në Dibër. Apartamenti rezulton në emër të vëllait, ndërsa kontrata e energjisë elektrike, thotë KPK, është e lidhur në emër të tij.KPK sheh si të dyshimtë edhe një apartament të blerë në vitin 1997 në Tiranë nga gjyqtari, duke deklaruar se në..

Lexone

Vrasja në Vlorë, “arrest me burg” për autorin e dyshuar

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, ngjarje e ndodhur të hënën e 4 qershorit.28-vjeçari A. Çaushaj u ndalua një ditë më parë pas urdhrit të Prokurorisë së Vlorës, ndërsa sot është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, sikurse edhe njëri prej dy personave që ndihmuan në vrasjen e Dervishajt, Amarildo Grembi.Ndërkohë, i dyshuari tjetër si person që ndihmoi në vrasje, Nekid Arapi është lënë në “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike. Vendimet janë dhënë nga gjyqtarja Elona Mihali.Mbi 28-vjeçarin Çaushaj rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç. Policia po përpiqet ende për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com..

Lexone

Sherr në një lokal në Klos, plagoset me thikë një person

Një sherr i ndodhur mes dy personave paraditen e sotme, ka përfunduar në plagosje me thikë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.15 të kësaj të premteje, në qytetin e Klosit.Në verandën e një lokali në Klos, 28-vjeçari Selami Rami, dhe Gazmir Pisli, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Platin-Klos, dyshohet se kanë debatuar me njëri tjetrin.Në konflikt e sipër Rami ka nxjerrë një thikë që kishte me vete, duke plagosur Pislin.I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për kapjen e autorit të plagosjes, si dhe për zbardhjen e detajeve të konfliktit.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksident në minierën e Martaneshit, plagoset një minator

Një minator ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti në punë, në minierën e kromit në Martanesh.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 të ditës së sotme, ku në minierën e kromit është aksidentuar një zjarrmëtar miniere.Nga verifikimet paraprake është konstatuar se aksidenti ka ndodhur në minierën e kromit në Batër-Martanesh, Bulqizë.Gjatë punës është aksidentuar në galeri N.L., rreth 53 vjeç, banues në Mat.I dëmtuari aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Belgjika njeh patentat shqiptare, si do përdoren

Autoritetet belge kane konfirmuar zyrtarisht njohjen e lejeve te drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.Praktikisht, nëse një shtetas shqiptar shkon në Belgjikë për më pak se 3 muaj, ai mund të përdore lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.Për shtetasit shqiptarë me qëndrim më të gjatë, duhet të paraqiten në komunën belge ku janë regjistruar për t’u pajisur me leje belge për drejtim automjeti, bazuar në lejen e tyre shqiptare të drejtimit të automjetit.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone