Home / Jeta (page 30)

Jeta

Shqiptari vret gruan me thikë në Itali, ngjarja në sy të djalit 17-vjeçar

Një burrë shqiptar i ka marrë jetën bashkëshortes së tij në Piacenza të Italisë. TGCOM24 shkruan se shqiptari 57-vjeçar vrau gruan e tij 52-vjeçare në ambientet e shtëpisë, duke i shkaktuar tre plagë të thella me thikë në fyt.Ngjarja ndodhi në apartamentin e çiftit në katin e parë të Viale Dante, jashtë qendrës historike të qytetit. Gjithë skena e rëndë ndodhi në kuzhinë, para djalit 17-vjeçar i cili i terrorizuar thirri policinë.Djali i çiftit u dërgua në stacionin e policisë për dëshminë e tij. Dyshohet se 57-vjeçari e ka ndërmarrë aktin e rëndë, për shkak se marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar në mënyrë progresive.Këtë të dielë fatkeqësisht grindjet e njëpasnjëshme degjeneruan në një tjetër krim të rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë, teksa fenomeni i vrasjeve dhe plagosjeve mes bashkëshortëve është rritur frikshëm në Italinë fqinje.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Durrës, taksë 5 mijë lekë kundër turizmit. Autobusët s’lejohen në zonën e plazhit

Bashkia e Durrësit është kujdesur që gjatë sezonit veror t’ua vështirësojë edhe më shumë procedurat, sidomos turistëve të huaj që vijnë në bregdetin e Durrësit, por edhe atyre që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia.Kjo, pasi Bashkia ka në fuqi një vendim që parashikon aplikimin e një takse për të gjitha mjetet e rënda, përfshi edhe autobusët që do të duan të sjellin turistë në zonën e plazhit, apo edhe në qytet.Gjatë vëzhgimit të Top Channel konstatuam vendosjen e tabelave përgjatë të gjithë rrugës së plazhit, të cilat nuk lejojnë futjen e mjeteve të transportit të udhëtarëve, që nga furgonët 8+1 e deri tek autobusët. E për ata që do të duan të futen për të çuar pasagjerët në hotel, taksat variojnë nga 5.000 deri në 15.000 lekë, në varësi të kapacitetit të mjetit.Por, sikur të mos mjaftonte kjo, procedura për t’u pajisur me leje është më e vështirë sesa marrja e një vize. Bashkia i kërkon çdo shoferi, që para se të hyjë në Durrës duhet të paraqesë në bashki të dhënat e regjistrit treg..

Lexone

Agjërimi i besimtarëve, praktikantja e Islamit tregon sakrificën dhe detyrimet

Amina është më shumë se besimtare. Ajo është praktikante e fesë islame që në moshën 8-vjeçare, kur edhe agjëroi për herë të parë. Por, që prej atëherë agjëron vit pas viti, edhe sot, kur numëron 19 vite jetë.“Agjërimi është një sakrificë e bukur sepse ti përveç se nuk konsumon ushqim kupton rëndësinë dhe bereqetin e ushqimit. për mua është një sfidë me vetveten sepse të agjërosh nuk është e lehtë, jo vetëm agjërim nga ana e ushqimit por është mirë të agjërosh edhe me gojën tënde, të mos ofendosh, që sot është bërë e vështirë të flasësh mirë. ka edhe të mira nga ana shpirtërore, ti ndihesh shumë e qetë”, shprehet Amina Plaku, besimtare myslimane.Ajo është tepër e re, por i ndjek ritet me përpikëri. Megjithatë tregon se ndonjëherë e ka të vështirë të zgjohet për të ngrënë syfyr.“Është mirë dhe ka bereqet të madh, por që ka raste që nuk e ha syfyrin sepse nuk më del gjumi. gjyshi dhe nëna nuk agjërojnë sepse janë në moshë të madhe, por ne e kompensojmë duke ushqyer një të varfër në ..

Lexone

Fushë-Arrëz, grabitet kisha kryesore e qytetit

Kisha kryesore e qytezës së Fushë-Arrëzit është grabitur pasditen e sotme, nga persona ende të paidentifikuar.Mësohet se është thyer dhe më pas vjedhur arka e objektit të kultit. Raportohet se janë grabitur një sasi lekësh që ishin hedhur në arkë nga besimtarët.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shoqata e Gazetarëve dënon dhunën ndaj kolegut Bledi Kasmi

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reaguar për rastin e dhunës kundër kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike”, të shënuar në protestën e djeshme të opozitës. Shoqata dënon ashpër dhunën e ushtruar nga forcat e rendit.Reagimi:DEKLARATE SOLIDARIZIMI Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënon me forcë dhunën e policisë ndaj gazetarit të“Rilindja Demokratike“, Bledi Kasmi, gjatë protestës së opozitës, të shtunën e 26 Majit në Tiranë.Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i uron shërim të shpejtë kolegut Kasmi, e falenderon ekipin mjekësor të spitalit të traumës në kryeqytet, për kujdesin në mjekimin e gazetarit.Ne vlerësojmë se dhuna ndaj një gazetari, që kishte me vete vetëm një celular, është e papranueshme dhe duhet dënuar.Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bashkohet reagimit të organizatës “Reporterët pa kufij”, duke kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, që te..

Lexone

Përplaset nga makina, lëndohet e moshuara në Librazhd

Foto ilustruese Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Librazhd, ku një e moshuar është përplasur teksa kalonte rrugën.“Në fshatin “Prrenjas”, shtetasi M.B., 53 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa TR 1271 J, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen F.K.,87 vjeçe, banuese në fshatin “Prrenjas””, njofton policia.E plagosura ndodhet në spitalin e Librazhdit, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksidente në Tiranë – Durrës; Një makinë përmbyset, tjetra merr flakë

Kjo e dielë e karakterizuar nga një i nxehtë përvëlues ka bërë që kryeqytetasit të dynden drejt brigjeve të Durrësit, duke prodhuar radhë kilometrike në orët e paradites në autostradën Tiranë-Durrës.Me numrin e lartë të automjeteve në qarkullim dhe amortizimin e aksit kryesor të vendit, aksidentet edhe këtë fundjavë kanë qenë të pashmangshme.Në mesditë një makinë është aksidentuar duke u përmbysur në autostradë, ndërsa fare pranë saj një tjetër automjet ka shpërthyer në flakë. Mësohet se ka mbetur e plagosur lehtë një femër që ishte pasagjere në njërin prej mjeteve.E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tirana oaz për turistët, shumë të huaj vizitojnë kryeqytetin

E diela në Tiranë është e diela e turistëve, të cilët sfidojnë temperaturat e nxehta për të vizituar atraksionet e kryeqytetit. E ndërsa qytetarët e Tiranës për fundjavë i janë drejtuar plazheve apo fshatrave përreth, për turistët e huaj kryeqyteti ofron mundësi të ndryshme për të kaluar ditën.Bashkëjetesa fetare është për t’u marrë në konsideratë për një grup turistësh italianë që dalin nga mesha e së dielës në katedralen ortodokse, ‘Ngjallja e Krishtit’.“Është hera e 8 që vij në Shqipëri, na pëlqen shumë natyra, pjesa e detit është shumë e bukur, na pëlqen ushqim dhe për ne italianët natyrisht që është me leverdi. Këtu në Tiranë duam të shkojmë te xhamia, por sot është e mbyllur, tani po ikim te katedralja katolike”, thotë një italian.Pas italianëve, në Kadetrale futen një grup turistësh grekë. Kalojmë drejt sheshit Skënderbej. Një turiste holandeze rikthehet në Shqipëri pas 34 vitesh dhe bën diferencën me periudhën e komunizmit.“Kam qenë këtu në 1984-ën. Ka shumë të reja, ka..

Lexone

Aksidente në Tiranë- Durrës; Një makinë përmbyset, tjetra merr flakë

Kjo e dielë e karakterizuar nga një i nxehtë përvëlues ka bërë që kryeqytetasit të dynden drejt brigjeve të Durrësit, duke prodhuar radhë kilometrike në orët e paradites në autostradën Tiranë-Durrës.Me numrin e lartë të automjeteve në qarkullim dhe amortizimin e aksit kryesor të vendit, aksidentet edhe këtë fundjavë kanë qenë të pashmangshme.Në mesditë një makinë është aksidentuar duke u përmbysur në autostradë, ndërsa fare pranë saj një tjetër automjet ka shpërthyer në flakë. Mësohet se ka mbetur e plagosur lehtë një femër që ishte pasagjere në njërin prej mjeteve.E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Durrës, hetim kushteve të punës pas intoksikimit të 24 punonjëseve

Numri i punonjëseve të intoksikuara gjatë punës, në një rrobaqepësi të qytetit të Durrësit, ka shkuar në 24.Të intoksikuarat janë paraqitur me “lipotemi” dhe dobësi të theksuar në Urgjencën e Durrësit gjatë ditës së shtunë. Ato kanë qenë duke punuar në prodhimin e rrobave ushtarake pranë shoqërisë me kapital të huaj në Shkozet, kur kanë shfaqur gjendje të rënduar shëndetësore. Mes tyre, edhe një grua e re shtatzënë.Ende nuk ka një përgjigje për 13 kampionët e gjakut që u dërguan në Tiranë për ekzaminim toksikologjik.Ndërkohë, të intoksikuarat janë ankuar se në repartin ku punojnë mungon ajrimi. 14 nga 24 të intoksikuarat e paraqitura në urgjencë janë ende nën kujdes mjekësor.Nga Drejtoria e Spitalit mësohet se janë shtruar 9 paciente në klinikën infektive, 3 në Shërbimin e Okulistikës, pasi ankohen për turbullim të shikimit, dhe dy paciente të tjera në Shërbimin e Kardiologjisë.Burime nga policia e Durrësit thanë se po verifikohen edhe kushtet e punës që ofron kompania për pu..

Lexone