Home / Jeta (page 3)

Jeta

Turizmi dentar, pas italianëve dhe emigrantëve, vijnë edhe nordikët

Përveç pushimeve, dasmave në vendlindje, emigrantët kthehen në Shqipëri edhe për të rregulluar dhëmbët. Argenta është një prej tyre.Së bashku me familjen, prej më shumë se 5 vitesh, kontrollin dentar e kryejnë në vendin e tyre.“Shërbimi ndryshon shumë krahasuar me Italinë. Në radhë të parë, edhe te mënyra e trajtimit, por edhe te pagesa. Këtu ne paguajmë shumë më pak, në krahasim me atë që paguajmë atje. Shumë mikë të mia italiane, kanë preferuar që t’i bëjnë këtu punimet për dhëmbët”, thotë Argenta.Italiani Antonio Demaio tregon se, çmimet i shtyjnë të kontrollojnë dhëmbët në vendin e tyre fqinj.“Një nga arsyet është se kam filluar të punoj në Shqipëri, por edhe çështja ekonomike sigurisht, sepse kursen mjaftueshëm dhe është më lirë se në Itali, rreth 30% më pak”, thotë Antonio Demaio, shtetas italian.Stomatologia Vera Gjata shprehet se veç emigrantëve dhe italianëve këtë vit bie në sy fluksi i nordikëve. Kjell është pacienti i ri i saj, i cili ka vënë dhëmbët në klinikën e ..

Lexone

Punimet në kabina, disa zona në Tiranë sot pa energji

OSHEE njofton se gjatë ditës së sotme do të mungojë energjia elektrike në disa zona në kryeqytet për shkak të punimeve në kabina. Sipas OSHEE do të stakohet energjia në këto zona:Kabinat “Zef Jubani 2” dhe “Tirana e Re 2” Ora 10:00-12:00Zona: pjeserisht rrugët “Zef Jubani”, “Margarita Tutulani”, “Gjin Kuqali” dhe “Sulejman Delvina”, pranë Stadiumit “Selman Stermasi”Kabina “Hoxholli” Ora 10:00-12:00 Zona: pjesërisht rrugët “Dalip Zavalani” dhe “Petro Nini Luarasi”Kabina “Veri” Ora 11:00-13:00 Zona Shëngjergj pjesërishtKabinat K1 dhe K2 Ora 09:00-14:00 Zona pa energji: Kamzë pjeserisht14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rama: Hapet nyja e Milotit, vazhdon puna për rrugët dytësore (Video)

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama njoftoi se nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur gjatë këtij sezoni turistik. Ai shprehet se vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre.“Mirëmëngjes dhe me këto pamje (reale dhe jo 3D) të nyjes së re të Milotit, të hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth.MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të nyjes së re të Milotit (reale dhe jo 3D siç ishin pak muaj më parë), hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri..

Lexone

Sekuestrohet mbi gjysmë ton mish, shitej në restorante dhe ‘fast food’ në plazh

528 kg produkte mishi që tregtoheshin në Shëngjin, u sekuestruan pasi shiteshin në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.Policia njofton se është finalizuar operacioni “Rotten meat”, ku u sekuestruan 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej.Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë.“Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe ‘Fast Food’ në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore duke fshehur të ardhurat”, deklaron policia.Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtare dhe perso..

Lexone

Krim në familje në Durrës, burri vret bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Raportohet se burri ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij.Mësohet se Ç.SH ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij A.Sh. 40 vjeçe.40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital pas ngjarjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.“Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Korçë, makina përplaset me motorin, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e mbrëmjes së të premtes pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Korçë-Voskopojë.Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë dy personat që po udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur.Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vlorë, plagosi 34-vjeçarin, arrestohet pas 3 javësh autori

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 34-vjeçarit E.L. ngjarje e ndodhur tre javë më parë.Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Nikollaq Cepaj (Taullaraj), 34 vjeç. Plagosja ndodhi 3 javë më parë në një lokal në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Xhafaj takon homologun kroat: BE të bëjë më shumë për rajonin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci i ftuar nga homologu i tij, z.Davor Bozhinoviç. Ministrat e Brendshëm ndër të tjera diskutuan dhe ranë dakord mbi problematikën e menaxhimit të flukseve migratore, duke theksuar se në kushtet aktuale BE-ja duhet të ndihmojë më shumë vendet e rajonit.Në takimin e zhvilluar në Zagreb, u konfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe ndihma e pakursyer e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.E pranishme në takim për palën kroate ishte edhe Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Teresa Gras, e cila ka qenë pjesë e kontakteve të vazhdueshme mes dy ministrive për të thelluar bashkëpunimin në tema të sigurisë, menaxhmit te kufijve dhe migracionit të jashtëligjshëm.Palët konfirmuan bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve partnere dhe mike, të cilat kanë traditë të përbashkët në procesin e integrimit euro-atlantik.Ministri Xhafaj bëri një ekspoze të reformave dhe ec..

Lexone

Shkel minën, plagoset rëndë 45-vjeçari në Tropojë

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka shkelur mbi një minë që ndodhej në tokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, në fshatin Berishë të Tropojës.45-vjeçari Azgan Doçi ka qenë duke ecur, kur befas i ka shkelur këmba në minë. Kjo ka bërë që të mbetet i plagosur rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të shpërthimit.Ai u dërgua në spitalin e Bajram Currit ku gjendja paraqitet kritike, ndërkohë që pritet të dërgohet me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkëlzen Selimi, gjyqtari që shfrytëzon drejtësinë

Mjafton të kërkosh në internet për gjyqtarin Shkëlzen Selimi dhe aty konstaton denoncime pa fund të medias për vendimet gjyqësore dhe pasuritë përrallore të gjyqtarit të lartë.I denoncuar shpesh edhe nga politika për vendime, si ai për Gërdecin dhe për 21 Janarin, gjyqtari Shkëlzen Selimi është denoncuar edhe nga Kryeministri Rama.Në shtator 2017, Kryeministri tregon për një pikë karburanti në të cilën Shkëlzen Selimi është pronar në qytetin ku ai ishte gjyqtar dhe prej nga u katapultua çuditshëm direkt në shkallën e tretë të gjyqësorit.“Kontestimi i palës së dëmtuar ka rënë në duart e një gjykatësi që është shumë i njohur për vendime skandaloze rritjesh të çmimeve të shpronësimit të Qeverive, i cili është gjykatësi që ka arritur në pikën që të japë një vendim ekzemplar për historinë e jurisprudencës botërore, duke ndaluar shpronësimin për interes publik të një pike karburanti mu në aksin e Lungomares në Vlorë”, deklaronte Kryeministri në atë kohë.Prej kësaj pike karburanti, Sh..

Lexone