Home / Jeta (page 20)

Jeta

Sot seanca e dytë për ish-kryeprokurorin Llalla në KPA

Do të mbahet në orën 11:00 të ditës së sotme seanca e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.Seanca e parë në KPA u shty nisur nga fakti se vetë Llalla nuk kishte dijeni për procesin dhe plotësimin e prokurës për avokatin e tij Sokol Hazizaj, për vazhdimin e procesit.Gjatë seancës së parë, Hazizaj tha se vetë Llalla nuk është në dijeni të procesit dhe se vetë ai ka më shumë se 2-3 javë pa komunikuar me klientin e tij.olegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rez..

Lexone

Dhunoi vajzën e mitur, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Një 63-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës me akuzën e dhunës në familje.Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi F.M, 63 vjeç, pasi në banesë ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me mjete të ftohta prerëse vajzën e tij A.M., 17 vjeçe.Polici ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kapet me 20 doza heroinë, në pranga 46-vjeçari në Vlorë

Një 46-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë duke trafikuar drogëra të forta të llojit heroinë.Mësohet se atij i janë kapur 20 doza heroinë dhe një peshore elektronike.Strukturat Policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv dhe të ndjekur me metoda speciale për goditjen e rasteve të drogërave të forta (heroinë), kanë finalizuar operacionin e koduar “Laica”, ku si rezultat është arrestuar shtetasi :Aleksandër.K., 46 vjeç, banues në Vlorë. Në banesën e këtij shtetasi, policia ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, si dhe një peshore elektronike.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vettingu, ish-Kryeprokurori Llalla, prokurë nga Turqia për avokatin

Kolegji i posaçëm i Apelimit është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar çështjen e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vettingut ndaj Adriatik Llallës.Gjatë seancës së shkuar, avokati i ish-kryeprokurorit Sokol Hazizaj kishte paraqitur në prokurë që nuk ishte pranuar nga Kolegji, duke e cilësuar të vjetruar.Ndërkohë gjatë seancës së sotme, avokati i ish-kryeprokurorit është paraqitur para kolegjit me një prokurë të re, të shkruar në gjuhën turke e të pajisur me vulën apostile dhe versionin e përkthyer në gjuhën shqipe, çka dëshmon se mesa duket Llalla është zhvendosur në Turqi.Në prokurën e lexuar nga Kolegji, Llalla autorizon avokatin Hazizaj ta ndjekë çështjen, në pamundësi të tij për të qenë i pranishëm gjatë seancës së sotme dhe atyre që do të vijojnë.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rama: Një tjetër mjek specialist vendos të punojë në spitalet rajonale (Video)

Bonusi i dhënë nga qeveria për mjekët specialistë që punojnë jashtë Tiranës duket se po jep rezultate. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook, ku tregon rastin e një tjetër mjeku specialist që ka shkuar të punojë në spitalin e Gjirokastrës.“Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër shembull të një prej shumë mjekëve që falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, vendosi të ushtrojë profesionin e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.MIRËMËNGJES dhe me këtë tjetër shembull të një prej shumë mjekëve që falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, vendosi të ushtrojë profesionin e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarëGepostet von Edi Rama am Mittwoch, 30. Mai 201831 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Dita Botërore, duhani shkaktar kryesor i sëmundjeve të zemrës

Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë “Ditën Botërore pa Duhan”. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij. Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat synonin rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit, si dhe inkurajimin e reduktimit të prodhimit dhe përdorimit të duhanit.Tema e Ditës Botërore pa Duhan për këtë vit është: “Duhani dhe sëmundjet e zemrës”Fakte rreth duhanit, rreth zemrës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulareSipas ISHP-së, sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij kontribuojnë në rreth 12% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjet e zemrës. Përdorimi i duhanit është shkaku i dytë kryesor i ..

Lexone

Lezhë, arrestohet 38-vjeçari i dënuar në Itali me 22 vite për trafik droge

Policia e Lezhës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili ishte dënuar në Itali me 22 vite burg. Ai është Artan (Festim) Abedini banues në Malbardhë, Kurbin.Abedini ishte dënuar nga Gjykata e Firences në 2015 me 22 vite burg për trafik droge.38-vjeçari ishte në kërkim nga autoritetet italiane pas dënimit, ndërsa dje është arrestuar dhe pritet që të ekstradohet në vendin fqinj për të vuajtur dënimin.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Krim makabër, marokeni ther me thikë gruan shqiptare para fëmijës (EMRI)

Një tjetër krim makabër dhe një tjetër femër shqiptare që bie viktimë e dhunës në familje. Ky është prologu i ngjarjes së rëndë që mediat italiane raportojnë të ketë ndodhur sot në Seregno, në provincën e Monza-Brianza.TGCOM shkruan se karabinierët janë tmerruar nga vrasja që një 35-vjeçar maroken i ka bërë bashkëshortes së tij shqiptare, të quajtur Fjoralba Nonaj. Marokeni e ka goditur disa herë me thikë 34-vjeçaren shqiptare, pavarësisht se në makinë në momentin e agresionit ndodhej edhe fëmija i tyre i vetëm 5 vjeçar.1 of 834-vjeçarja pavarësisht se u dërgua menjëherë në qendrës spitalore San Gerardo të Monzës, ka ndërruar jetë. Mësohet se çifti ishte në proces ndarje dhe nuk jetonin në të njëjtën shtëpi prej dy muajsh tashmë.Sipas një rindërtimi të skenës së vrasjes nga policia, sulmi ndodhi pas një kacafytje në makinë. Akoma më makabre bëhet ngjarja, pasi mëson se marokeni e la djalin e tij të mitur në makinë me trupin e nënës së tij të mbuluar me gjak dhe shkoi në këmbë ..

Lexone

Çelet Amfiteatri i Tiranës, Veliaj: Do ketë nga një aktivitet çdo natë (FOTO)

Pas 27 vitesh, Teatri i hapur i Tiranës i është kthyer dinjitoz parkut të Liqenit Artificial, artistëve, kulturës, publikut dhe brezave. Tingujt e magjishëm të Bandës së Forcave të Armatosura shënjuan edhe fillimin e një epoke të re kulturore për kryeqytetin.Për herë të parë, bashkë në një natë, nën tingujt e hënës, 400 artistë u ngjitën në skenën e Amfiteatrit të Tiranës, e cila ishte mbushur plot e përplot nga qytetarë të të gjitha grupmoshave, për të ndjekur koncertin plot surpriza të përgatitur nga Bashkia e Tiranës.Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin se skena e re e artit që i shtohet kryeqytetit do të ketë një aktivitet çdo natë. Veliaj shtoi se, përkundër ndonjë zëri kritik, këto investime në kryeqytet, jo vetëm që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, por njëkohësisht do të gjenerojnë edhe mjaft të ardhura për ekonominë e qytetit.“Lajmi i mirë është që pothuajse çdo natë do të ketë një aktivitet, e mbi të gjitha ta gëzojmë Amfiteatrin e rilindu..

Lexone

Gjyqtarja që zvarriti drejtësinë 10 vjet, u dorëhoq ditën e vendimit

Historia e një qytetareje suedeze, që e zvarritën nëpër gjykatat shqiptare për 8 vite, derisa iu pranua kërkesa për t’i njohur si baba biznesmenin Vehbi Velija, rrezikon të ardhmen në sistem të 25 gjyqtarëve e prokurorëve që nuk hetuan se çfarë aferash po ndodhnin në këtë dosje.Mes 25 gjyqtarëve e prokurorëve që nuk hetuan kolegët për rastin e Ana Nordstrom janë 18 gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës, që me dorëheqje të pajustifikuara e bllokuan procesin e Anës për gati një dekadë, edhe pse raste të ngjashme si i saj janë zgjidhur gjyqësisht për një muaj.Ajo që i implikon gjyqtarët lidhet me faktin se Ana Nordstrom ishte njohur nga Vehbi Velija si vajzë e tij, por në Shqipëri gjykatat e vonuan derisa pasuritë e të ndjerit të tjetërsoheshin në mënyrë që suedezja realisht të mos gëzonte si trashëgimtare e pasurive të tij.Formula e ndjekur nga gjyqtarët e kryeqytetit është e njëjtë, pasi e mbanin gjykimin për muaj të tërë nën shqyrtim, për shkaqe të befta jepnin dorëheqjen duke sjellë k..

Lexone