Home / Jeta (page 10)

Jeta

Denoncoi se u dhunua në komisariat, reagon policia

Një 28-vjeçar denoncoi se u dhunua në komisariatin e Pogradecit nga efektivët e policisë.Për këtë rast ka reaguar edhe policia e Pogradecit, duke dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin. Policia thotë se 28-vjeçari përpara ambientit të Komisariatit të Policisë Pogradec i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë. Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici.Sipas policisë, shkak për këtë veprim sipas deklarimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjësi i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë.SHÇBA ka filluar një proces verifikimi për rastin, përmes një grupi të drejtuar nga Drejtorja e Përgjithshme.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sezoni turistik, Xhafaj: Masa të forta për motorët e ujit dhe zhurmat

Në hapjen e sezonit turistik në Orikum, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se këtë vit policia synon të ofrojë më shumë rend dhe më shumë siguri për pushuesit shqiptarë, por edhe për ata të huaj.Xhafaj u shpreh se janë forcuar masat për motorët e ujit, masa të forta për zhurmat, ndërsa foli për lehtësira në pikat doganore për pushuesit.“Kemi forcuar masat për një kontroll shumë të fortë ndaj motorëve të ujit, deri në sekuestrimin e tyre, duke marrë shkas nga viti i kaluar kur ka pasur edhe pushues që kanë humbur jetën. Do të ketë masa shumë më të forta lidhur me mjedisin në zonat turistike lidhur me zhurmat. Do të ketë edhe lehtësi të lëvizjes në pikat kufitare për shqiptarët, kosovarët, por edhe për turistët e huaj. Do të ketë një kontakt edhe me operatorët turistë për të marrë masa për lehtësira. Nuk zgjidhet gjithçka me policisë, por secili duhet të bëjë detyrat e tij. Ne do të ofrojmë më shumë rend dhe siguri për të gjithë pushuesit në këtë sezon”, tha Xhafaj.5 qers..

Lexone

Ekzekutimi i komisarit për 20 mijë euro. Çfarë iu premtua autorit nga “i madhi”

Ekzekutimi i bujshëm i ish-komisarit Artan Cuku ka tashmë të dënuarin e parë dhe ai është vrasësi Mikel Shallari, të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar sot me 10 vite burg.Ky dënim i ulët për Shallarin ka ardhur pasi Gjykata ka pranuar akt-marrëveshjen që e bën atë të penduarin e drejtësisë, duke shmangur automatikisht dënimin me burgim të përjetshëm.Kujtojmë se Mikel Shallari ka rrëfyer për prokurorët e çështjes se porositësi i vrasjes së Cukut është Bledar Jambelli, shtetas i cili është shpallur prej mëse dy muajsh në kërkim ndërkombëtar nga policia.Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe shtetasi Kristaq Leci. Vrasja e Artan Cukut, është derivat i një arrestimi të ndodhur në dhjetor të vitit 2012, kur kryekomisari çoi pas hekurave Jambelliun.Ai e quante Bledar Jambellin si “i madhi ose shefi”.Më premtuan 20 mijë euro për të kryer krimin, pohon në marrëveshjen e bashkëpunimit i riu që i shpëtoi me rrëfimin e tij burgimit të përjetshëm. Përveç shpërblimit ata më pre..

Lexone

Kapet 29-vjeçari me 671 kg kanabis, do e merrte italiani i kapur në Sarandë

Një sasi prej 671 kg kanabis, është sekuestruar sot falë një operacioni të Policisë së Vlorës dhe Delta Force, ku në pranga ka rënë edhe një person.I arrestuari është Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.Arrestimi i tij u bë pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit”, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastikë.Dyshohet se lënda narkotike për momentin ishte braktisur nga trafikantët pranë depove të Valanidhit, por ata kanë pasur për qëllim ta dërgonin drejt Italisë.Hashashi ishte i ndarë në disa çanta, të cilat ishin fshehur në breg të detit. Blutë e Vlorës po vijojnë me operacionin, duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur gjetjen e mjetit lundrues, me të cilin do të transportohej droga.Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore. Materialet..

Lexone

Tragjike në Farkë, një 12-vjeçar mbytet në liqen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mesditë në liqenin e Farkës. Mësohet se një fëmijë 12-vjeçar me inicialet D.D. është mbytur në ujërat e liqenit.I mituri ishte zhytur në ujë për t’u larë së bashku me 2 shokë të tij, por ai nuk ka dalë prej andej.Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe Polumbarët, të cilët kanë arritur të nxjerrin nga liqeni pas 2 orësh trupin e 12 vjeçarit.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Furtunë” në Policinë e Korçës, shkrihen sektorë dhe transferohen shefat

Vala e ndryshimeve në radhët e Policisë së Shteteve do të prekë edhe Policinë e Qarkut të Korçës.Drejtoria vendore do të pësojë ndryshime në disa prej strukturave kyçe të saj. Sipas burimeve të Top Channel, mësohet se janë shkrirë plotësisht sektori i krimit ekonomik dhe sektori i antidrogës, ku përveç specialistëve, të cilët janë transferuar në sektorë të tjerë, mësohet se janë larguar nga detyra edhe dy drejtuesit e këtyre sektorëve.Sipas të njëjtave burime, janë larguar edhe shefi i qarkullimit të Korçës dhe Pogradecit, të cilët do të mbajnë detyrën e shefit të rendit. Shefi i qarkullimit të Korçës do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në Maliq, ndërsa shefi i qarkullimit të Pogradecit do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në po të njëjtin qytet.“Furtuna” e lëvizjeve ka përfshirë edhe sektorin e qarkullimit rrugor. Më shumë se 50% e efektivëve të këtij sektori do të transferohen në sektorin e rendit, ndërsa në sektorin e qarkullimit priten emërime të reja.Lëvizjeve n..

Lexone

Burri i vdiq në paraburgim, Entela: Do var veten, bashkë me fëmijët

Për familjen e Enea Ftoj, i cili ndërroi jetë në komisariat më 17 maj, hallet nuk kanë fund.Bashkëshortja e tij Entela, me tre fëmijë të vegjël bën apel për ndihmë. “Prej dy javësh fle së bashku me tre fëmijët jashtë. Flemë tek Pazari dhe në lulishte të qytetit.Nuk kam asnjë të ardhur. Fëmijët ka disa ditë që nuk ushqehen, askush nuk më ka ofruar ndihmë. Kërkoj një shtëpi ku të strehohem bashkë me fëmijët, në të kundërt do var veten. Policia që më vrau burrin, të na vrasë ne të katërt”, ka rrëfyer e reja me lot në sy.Pas vdekjes së të shoqit, Entela bashkë me fëmijët 5 vjeç, 3 vjeç dhe 1 vjeç, u largua nga shtëpia e tij dhe për pak kohë jetoi tek prindërit, të cilët gjithashtu bën apel pasi nuk kishin mundësi ta mbanin.“Tani jetoj tek gjyshja, pasi prindërit e Eneas nuk kanë për vetë mundësi ekonomike. Nëse shteti nuk merr masa për mua, unë do të varem me gjithë fëmijë. Nuk kam shpresë tjetër”, është shprehur ajo më herët.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Atentati i supozuar, gjykim i shkurtuar për Doshin, Frrokun dhe Bamin

Pasi bëri “maratonën” e organeve ligjzbatuese, duke kaluar fillimisht në Gjykatën e Lartë, e më pas në atë Kushtetuese dhe tek Krimet e Rënda, dosja e atentatit të supozuar ndaj deputetit të Shkodrës, Tom Doshi, është rikthyer sërish në Gjykatën e Tiranës.Pikërisht kjo gjykatë ka rinisur hetimin për çështjen Doshi dhe ka pranuar gjykimin e shkurtuar për deputetin, por edhe për Mark Frrokun dhe të dyshuarin si vrasës me pagesë, Durim Bami.Frroku dhe Bami akuzohen për kallëzim të rremë në bashkëpunim.Ndërkohë disa ditë më parë gjyqtarja e çështjes kishte kërkuar marrjen me forcë të Tom Doshit dhe të Mark Frrokut, në rast se ata refuzojnë se të paraqiten në gjykatë.Prokuroria ka dyshime se të pandehurit kanë krijuar prova të rrema, me synim nisjen e një hetimi penal ndaj kryetarit të Kuvendit, asokohe Ilir Meta, i cili akuzohej se kishte porositur eliminimi fizik të Tom Doshit dhe ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.Deputeti Doshi publikoi përmes mediave një intervistë të kryer nga ..

Lexone

Municionet, Xhaçka: Brenda 2019, asnjë zonë e rrezikshme në Shqipëri

Për më shumë se 20 vite, hotspoti i Suçit në Burrel ka qenë një prej pikave më të rrezikshme për shkak të municioneve të paplasura.Efektivët e Kompanisë së Asgjesimit të Municioneve të Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, për më shumë se 1 muaj bënë të mundur pastrimin e plotë të zonës.Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit me efektivët e EOD në terren, deklaroi se tashmë i kthehen komunitetit 84 mijë metra katrorë të çertifikuar, të pastër dhe të sigurt.“Janë rreth 84 mijë metra katrorë që i kthehen komunitetit që tanimë janë të çertifikuara, të pastra dhe të sigurta. Efektivët tanë kanë rreth 1 muaj që punojnë këtu. Ka qenë një zonë goxha e pasigurt dhe paraqiste rrezikshmëri të lartë për shkak të municioneve të paplasura qysh prej vitit 97. Bashkë me hot spotin e Selicës që gjykojmë që ndoshta pas 5 muajve do ta mbarojmë edhe atë, i kemi kthyer komunitetit gjatë gjithë kësaj periudhe 17 hot spote, mijëra metra katrorë të pastruar dhe të sigurt për përdorim ci..

Lexone

Ekzekutimi i komisar Cukut, dënohet me 10 vite burg Mikel Shallari

Ekzekutimi i bujshëm i ish-komisarit Artan Cuku ka tashmë të dënuarin e parë dhe ai është vrasësi Mikel Shallari, të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar sot me 10 vite burg.Ky dënim i ulët për Shallarin ka ardhur pasi Gjykata ka pranuar akt-marrëveshjen që e bën atë të penduarin e drejtësisë, duke shmangur automatikisht dënimin me burgim të përjetshëm.Kujtojmë se Mikel Shallari ka rrëfyer për prokurorët e çështjes se porositësi i vrasjes së Cukut është Bledar Jambelli, shtetas i cili është shpallur prej mëse dy muajsh në kërkim ndërkombëtar nga policia.Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe shtetasi Krostaq Leci. Vrasja e Artan Cukut, është derivat i një arrestimi të ndodhur në dhjetor të vitit 2012, kur kryekomisari çoi pas hekurave Jambelliun.Asokohe, arrestimi i tij u krye pasi Jambelli akuzohej për vrasjen e Armando Delajt. Bledar Jambelli, i cili njihet edhe me emrin Rikardo Muho është i akuzuar edhe për dy vrasje të tjera të kryera në vitin 2006, por pavarësisht ..

Lexone