Home / Bota (page 5)

Bota

Bota Shqiptare

Kanadaja, vendi i parë i G7-së që do legalizojë marijuanën

Bota i ka kthyer sytë nga Kanadaja, e cila po përgatitet të kthehet në vendin e parë anëtar të G7-s që legalizon marijuanën.Vendi e ka ligjëruar tashmë përdorimin e hashashit për arsye mjekësore, por hapi i radhës do të jetë legalizimi i plotë i tij.Të enjten, Kanadaja përfundon në lupën e komunitetit ndërkombëtar, kur përmes votës në Senat pritet me shumë gjasë të ratifikojë atë që njihet si “Projektligji C-45”.“Për pak kohë do të jetë pak si eksperiencë filmash fantastiko-shkencor”, shprehet Benedikt Fischer, një ekspert i efekteve të kësaj substance në spitalin më të madh psikiatrik të Torontos.“Është unike në botë, sepse po ndodh për herë të parë në një shtet të pasur. Nuk është si në Amerikë, ku ka pasur eksperimente në nivel shtetëror. Shumica e njerëzve e injorojnë Uruguajin, ndaj bota pret me kërshëri të shohë se ç’do të ndodhë në Kanada”, shton Fischer.Qeveritë, studiuesit dhe udhëheqësit e biznesit anembanë globit kanë arsyet e tyre për ta ndjekur me vëmendje këtë z..

Lexone

Bilanci i vullkanit në Guatemalë, rreth 200 të zhdukur e 75 të vdekur

Të paktën 192 njerëz rezultojnë të zhdukur dhe 75 kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të vullkanit “Fuego” në Guatemalë gjatë së dielës.Fshatra të tërë në shpate malesh u shkrumbuan e u mbuluan nga hiri vullkanik dhe balta.Puna për kërkimin e të mbijetuarve u ndërpre të martën, pasi një tjetër shpërthim lëshoi gaz të nxehtë dhe copa shkëmbinjsh në anën jugore të vullkanit.Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës, me më shumë se 3.000 të evakuuar.Ndërkohë, shpërthimi i së martës kapi shumë vetë në befasi, pasi sipas vullkanologëve, vullkani do të ishte inaktiv për të ardhmen e afërt.Por, pse mbetën kaq viktima nga shpërthimi i së dielës?“Kemi tashmë një bilanc me emra dhe zona ku njerëzit janë zhdukur, e në fakt kemi rreth 192 njerëz të zhdukur”, tha shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, Sergio Cabanas.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Samiti i Trump-Kim, në ishullin ‘Sentosa’ të resorteve luksoze

Takimi i shumëpritur midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un do të zhvillohet në një hotel në ishullin Sentosa të Singaporit.Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, por shumë detaje nga samiti historik që është planifikuar të mbahet më 12 qershor janë ende të pakonfirmuara.Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders konfirmoi në Twitter se samiti do të zhvillohej në hotelin me pesë yje Capella.Por duket se të dy liderët do të qëndrojnë diku tjetër. Trump ka gjasa të qëndrojë në hotelin Shangri-La, ku presidentët amerikanë kanë qëndruar më parë, ndërkohë që Kim ndoshta do të qëndrojë në St Regis Singapore, raporton gazeta Straits Times.Të dy hotelet janë në ishullin kryesor, pranë shiritit të famshëm të pazareve të Orchard Road. Ndërkohë Sentosa është një nga 63 ishuj që përbëjnë Singaporin. Ishulli 500 hektar, ka vetëm një distancë të shkurtër nga ishulli kryesor dhe është shtëpia e vendpushimeve luksoze, marinave ..

Lexone

Akuzat për dhunë seksuale, regjisori Weinstein thotë se është i pafajshëm

Ish-producenti i Hollivudit, Harvey Weinstein tha se është i pafajshëm para gjykatës ku akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual.Ai doli para Gjykatës Supreme në Menhetën sot, pasi u padit javën e kaluar nga Juria e Madhe.Weinstein 66 vjeçar ka insistuar edhe më parë përmes avokatit të tij, Benjamin Brafman se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale me dhunë. Ai është akuzuar për sjellje të pahijshme nga më shumë se 70 gra.Regjisori është duke u përballur me hetime në Los Angeles, Londër dhe nga qeveria federale në Shtetet e Bashkuara.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Itali, qeveria e Conte merr votëbesimin

Qeveria e re në Itali e drejtuar nga kryeministri Conte ka marrë votëbesimin në Senat. Ai arriti që të kalonte provën në Senat me 171 vota pro, 117 kundër dhe 25 abstenim.“Ne duhet të ofrojmë përgjigje konkrete për qytetarët. Ndihem shumë përgjegjës për këtë pozicion dhe falënderoj ata që kanë qenë në gjendje të heqin dorë nga ambiciet personale për një projekt më të gjerë”, tha ai.Zgjedhja e tij si kryeministër erdhi pas marrëveshjes për krijimin e qeverisë të dy forcave politike “Lega” dhe “Lëvizja 5 Yjet”.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Akuzat për dhunë seksuale, regjisori Weinstein shpallet i pafajshëm

Regjisori Harvey Weinstein është shpallur i pafajshëm nga akuzat për dhunim dhe ngacmim seksual. Ai doli para Gjykatës Supreme në Menhetën sot, pasi u padit javën e kaluar nga Juria e Madhe.Weinstein 66 vjeçar ka insistuar edhe më parë përmes avokatit të tij, Benjamin Brafman se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale me dhunë. Ai është akuzuar për sjellje të pahijshme nga më shumë se 70 gra.Regjisori është duke u përballur me hetime në Los Angeles, Londër dhe nga qeveria federale në Shtetet e Bashkuara.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pakti bërthamor, Irani po rrit kapacitetet e pasurimit të uraniumit

Irani thotë se ka filluar punën për rritjen e kapacitetit të saj të pasurimit të uraniumit dhe ky është hapi i parë për t’i treguar BE-së se armë bërthamore do të ndërtohen, në rast se pakti i vitit 2015 rrëzohet.Kreu i agjencisë atomike të Iranit u tha gazetarëve se po zhvillonte infrastrukturën për të ndërtuar centrifuga të përparuara në objektin e zhvillimit bërthamor të Natanz. Agjencia thotë se zyrtarisht po njofton agjencinë bërthamore të Kombeve të Bashkuara për lëvizjen me një letër.Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi, u tha gazetarëve të martën se ishin duke u përgatitur për të ndërtuar centrifuga të reja.“Nëse ne do të përparonim normalisht, do të duhej gjashtë apo shtatë vjet, por kjo tani do të jetë gati në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha ai.Puna do t’i mundësojë Iranit të bëjë më shumë heksafluoride uraniumi – një përbërës kyç në procesin e pasurimit. Salehi tha se kjo ishte në përputhje me udhëzimet e udhëheqësit suprem Ayatollah K..

Lexone

Tarifat për BE-në, vëllezërit miliarderë financojnë fushatën kundër Trump

Vëllezërit e fuqishëm miliarderë amerikanë Charles dhe David Koch po financojnë një fushatë miliona dollarësh kundër tarifave tregtare të vendosura nga presidenti Donald Trump për aleatët e SHBA-ve, BE dhe Kanada.Tre grupe politike të mbështetura nga vëllezërit thonë se do të përdorin reklamat, lobimin dhe fushatat bazë për të nxitur përfitimet nga tregtia e lirë. Dyshja e vëllezërve drejton Koch Industries, një nga firmat më të mëdha private në botë.Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi Trump imponoi tarifa për importin e çelikut dhe aluminit nga BE, Kanadaja dhe Meksika. Kompanitë e Charles dhe David Koch kanë interesa që nisin me prodhimin e tubacioneve e shkojnë deri tek fabrikat e letrës.Sipas faqes së internetit të Koch Industries, “për miliona amerikanë, fjalët ‘vëllezërit Koch’ dhe ‘aktivizmi politik’ shkojnë dorë-më-dorë”.Ata kanë financuar me para grupe që mohojnë ndryshimet klimatike dhe sulmojnë sindikatat dhe të drejtat e punëtorëve, por gjithashtu kanë shtyrë reformë..

Lexone

Kryeministri i Italisë: Aleatë me SHBA, por t’i heqim sanksionet Rusisë

“Ne duhet të ofrojmë përgjigje konkrete për qytetarët”. Këtë theksoi kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte, në fjalimin e tij të parë në Senat.“Ndjehem fort përgjegjës për këtë pozicion”, tha Conte – duke shtuar se do të angazhohet për të mbrojtur interesat italiane dhe për të forcuar prestigjin e vendit në arenën ndërkombëtare.“Ne kemi marrë përgjegjësinë për të thënë se ka politika të përballueshme apo të pafavorshme për qytetarët. Forcat politike që integrojnë shumicën e qeverisë janë akuzuar si populiste dhe anti-sistem. Nëse populizmi është qëndrimi i duhur për të dëgjuar nevojat e njerëzve, atëherë ne do ta ndjekim atë”, theksoi Conte.Por ajo çka ka tronditur aleatët evropianë në fjalimin e Contes ishin fjalët e tij pro Rusisë, për të cilën tha se duhen hequr sanksionet që janë vendosur nga SHBA dhe BE.“Ne synojmë të jemi anëtarë të denjë të NATO-s, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat i privilegjuar. Por ne do të jemi mbrojtës të hapjes me Rusinë, e cila..

Lexone

Marrëveshja atomike me Iranin, Merkel “kundërshton” Netanjahun

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu duan të ndjekin edhe më tej rrugë të ndryshme në çështjen e marrëveshjes atomike me Iranin.Kjo në një kohë kur të dy theksuan unitet qëndrimesh në refuzimin e prerë të një pranie iraniane në Siri. “Ne e kundërshtojmë atë në mënyrën më të ashpër”, tha Merkeli për çështjen e luftëtarëve shiitë nga Irani në shtetin fqinjë me Izraelin. Dhe Netanjahu pikturoi një skenar horrori, që Irani mund ta rrisë numrin e trupave të tij në Siri nga 18.000 në 80.000, që Siria kryesisht sunite do të përfundonte në një luftë civile fetare dhe se në këtë mënyrë do të kishim lëvizje të reja refugjatësh në drejtim të Evropës.Politikë me skenar kërcënimiKy vlerësim i gjendjes në Siri u mbulua më vonë nga polemika për marrëveshjen atomike me Iranin. Udhëtimi i shkurtër i Netanjahut në Evropë, me ndalesa në Berlin, Paris dhe Londër synon para së gjithash që t’i largojë evropianët nga mbështetja që ata i bëjnë marrëveshjes a..

Lexone