Home / Bota (page 4)

Bota

Bota Shqiptare

Mega-operacion në Itali, kapet anija me 10 ton hashash

Një sasi prej 10 ton hashash është sekuestruar nga policia italiane në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë. Në këtë operacion janë arrestuar 9 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vëndeve të Ulëta. Droga është kapur, pasi policia italiane e ka monitoruar për 40 orë anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të Ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Di Maio: Italia mbetet në NATO, por dialogojmë me Rusinë

“Nuk më shqetëson prepotenca e Shteteve të Bashkuara, pasi ne nuk do të jemi një qeveri e shtrirë përballë vullnetit të të tjerëve. Italia nuk thotë “PO” zotëri.”Ky është pohimi më i fundit i zëvendëskryeministrit të Italisë dhe drejtuesit të lëvizjes anti-establishment “5 Yjet” dhe që vjen pas deklaratës së kryeministrit të zgjedhur prej tij dhe Matteo Salvinit, i cili e shprehu hapur mbështetjen për Rusinë, duke kërkuar heqjen e sanksioneve të vendosura pas aneksimit të Krimesë.“Ne mbetemi aleatë të NATO-s dhe SHBA-ve, por gjithashtu do të çojmë përpara dialogun me vendet e tjera, të tilla si Rusia, siç ka qenë gjithmonë”, u shpreh Di Maio.Ai shtoi: “Unë jam i shqetësuar për sanksionet ndaj Rusisë. Ne nuk do të jemi qeveri që do t’i shtrijë dorën të tjerëve”, theksoi ai duke iu referuar çështjes së emigracionit dhe negociatave për Traktatin e Dublinit.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shpërthim në Bagdad, 18 të vdekur

Të paktën 18 persona u vranë dhe mbi 90 u plagosën nga shpërthimi i një depoje të armëve në Bagdad të Irakut.“Një depo armësh ka shpërthyer. Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun”, tha përmes një deklarate Komanda e operacioneve të sigurisë në Bagdad.Zyrtarë të policisë thanë se shpërthimi duket se është shkaktuar nga armë të rënda, përfshirë granata dhe predha, që mund t’i përkasin një grupi të armatosur. Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie shiite në lagjen Sadër Siti.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Avokati i Trump: Kim Jong-un u lut për samitin

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut u lut që samiti i tyre të riprogramohet, pasi presidenti amerikan vendosi ta anulojë atë.Këto deklarata Giuliani i bëri gjatë një konference shtypi në Izrael, ku ndër të tjera theksoi se ishte pikërisht qëndrimi i ashpër i presidentit Trump që detyroi Penianin të shtrijë dorën.“Kim Jong-un u kthye i përulur dhe u lut për mbajtjen e takimit. Ky është pikërisht pozicioni ku Amerika dëshironte ta fuste atë”, deklaroi Rudy Giuliani.Takimi mes tyre është planifikuar të mbahet më 12 qershor, gjithmonë nëse nuk do të ketë surpriza të tjera.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vullkani në Guatemalë, opozita kërkon “kokën” e kreut të Emergjencave

Përfaqësuesit e opozitës në Guatemala kanë kërkuar që kreu i Agjencisë së Reagimit Emergjent (Conred) të shkarkohet. Ata thonë se Conred dështoi të marrë parasysh paralajmërimet paraprake për shpërthimin vdekjeprurës të vullkanit Fuego.Një figurë e lartë opozitare, Mario Taracena, tha se qeveria duhet të hetojë nëse ka pasur neglizhencë penale. Nëntëdhjetë e nëntë persona janë shënuar si viktima të kësaj fatkeqësie natyrore që nga e diela dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.Ekspertët e vullkanologjisë thonë se u kanë bërë thirrje zyrtarëve të evakuojnë zonën rreth vullkanit Fuego herët të dielën – për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik dhe flukseve të shpejtë të vullkanit.Por thuhet se Conred nuk veproi menjëherë. Vetë agjencia thotë se paralajmërimet e ekspertëve nuk ishin mjaft të sakta për të shkaktuar evakuim masiv.Por Taracena i partisë opozitare UNE tha se qeveria e Guatemalës duhet të hetojë për çështjen në fjalë.Fshatrat në shpatet e malit janë kthyer në..

Lexone

Itali, Conte votëbesohet edhe në Dhomën e Ulët: Ulim borxhin ekonomik

Giuseppe Conte ka mbajtur fjalimin edhe në Dhomën e ulët të deputetëve, në Itali, ku u votëbesua për herë të dytë si kryeministër i vendit.Edhe këtë herë lideri i ri i italianëve nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i qeverisë së tij do të jetë nxitja e rritjes ekonomike dhe reduktimi i borxhit.“Ne do të negociojmë në nivel europian dhe shpresojmë të kemi vendosmërinë e duhur për t’u dëgjuar nga partnerët tanë”, ka thënë Conte.Nga 621 parlamentarë, 350 kanë votuar pro, 236 kundër, ndërsa 35 kanë abstenuar. Juristi i bërë kryeministër është zotuar se do të ndjekë linjat e Bashkimit Europian sa i takon politikave financiare, por ka kritikuar rregullat fiskale aktuale duke i cilësuar shumë të serta dhe të fokusuara më tepër tek reduktimi i deficitit sesa tek rritja ekonomike.Më herët Conte mori votëbesimin edhe në Senat, ku ndër të tjera deklaroi se Italia do të heqë sanksionet ndaj Rusisë, për të synuar një qasje të re në marrëdhëniet..

Lexone

Londër, zjarr masiv në hotelin luksoz (Foto+Video)

Një hotel luksoz në Londër është përfshirë nga flakët. Mediat britanike raportojnë se 120 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët.Hoteli sapo ka përfunduar rinovimin më të kushtueshëm të bërë në historinë e tij 115-vjeçare. Inaugurimi i tyre u bë më 29 maj.Re të mëdha tymi janë shpërndarë menjëherë. Ende nuk dihen shkaqet dhe nëse ka persona të lënduar.1 of 3http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2018/06/06/673500662849124650/640x360_MP4_673500662849124650.mp4 6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Putin flet për takimin Trump-Kim: Vendim që duhet përshëndetur

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vlerësuar Donald Trump dhe Kim Jong-un për vendimin e tyre për t’u takuar.“Udhëheqja verikoreane ka ndërmarrë disa hapa të papritur dhe të pashembullt për të lehtësuar tensionet. Trump ka marrë një vendim të guximshëm dhe të pjekur me planifikimin e takimit”, tha Putin për mediat ruse.“Takimi do të ndodhë, presim rezultate pozitive”, shtoi ai.Sipas një deklarate të Kremlinit të lëshuar të mërkurën, Putin tha se Koreja e Veriut do të ketë nevojë për garanci për sigurinë e saj absolute para se të pajtohet për t’u çarmatosur nga armët bërthamore.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Merkel: Gjermania është kundër kthimit të Rusisë në G8

“Aneksimi i Krimesë ka qenë një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe kjo justifikon përjashtimin e Rusisë nga G8”.Kështu u shpreh Angela Merkel, teksa i përgjigjej pyetjeve të deputetëve të Bundestagut. Ndërkohë ë sesionin e parë të pyetjeve dhe përgjigjeve në parlament të mërkurën, një ligjvënës nga Partia Kombëtare Alternative për Gjermaninë, Michael Espendler, e pyeti Merkelin nëse ishte e drejtë të dëbonte Rusinë nga G8 dhe nëse do të ishte mirë për të ringjallur koordinimin.“Unë jam në favor të dialogut me Rusinë, edhe nëse ka dallime”, shtoi Merkel për ata që e pyetën nëse Berlini synon të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën për të mbrojtur interesat gjermane.Por kancelarja gjermane hodhi poshtë idenë e rikthimit të Rusisë në G8, formulë e vendeve kryesore industriale, e cila u shndërrua në G7 Rusia u hoq pas aneksimit të Krimesë.Merkel u përgjigj se G-7, siç është tani, është përcaktuar nga prania e anëtarëve që respektojnë të drejtën ndërkombëtare. “Dëbimi i Ru..

Lexone

Kinë, 11 të vdekur e 2 të zhdukur nga një shpërthim në minierë

Njëmbëdhjetë minatorë të vdekur dhe dy të zhdukur. Ky është bilanci paraprak i një shpërthimi në një minierë hekuri në qytetin Benxi, në provincën verilindore kineze të Liaoning.Njëzet e tre vetë u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit. Kjo është raportuar nga Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, duke theksuar se shpërthimi ka ndodhur gjatë fazës së transportit të lëndëve plasëse në hyrje minierës.Por kjo ka dëmtuar boshtin kryesor, të thellë më shumë se një mijë metra duke shkaktuar rrëshqitje dherash që kanë zënë poshtë 25 punonjës, të cilët punonin në galeri. 11 minatorë vdiqën në çast, ndërsa nëntë të tjerë u plagosën dhe u transportuan në spital. Pesë prej tyre janë në gjendje serioze, por jo kritike për jetën.Tragjedia është e fundit në një seri të gjatë aksidentesh në minierat kineze, të cilat përkundër përmirësimeve në ruajtjen e sigurisë, mbeten ndër më të rrezikshmet në botë.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone