Home / Bota (page 30)

Bota

Bota Shqiptare

SHBA sanksionon guvernatorin e Bankës Qendrore në Iran

Shtetet e Bashkuara i kanë vënë sanksione guvernatorit të Bankës Qendrore të Iranit, duke e akuzuar për ofrim të ndihmës në aktivitetet terroriste.Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja ka njoftuar më 15 maj për sanksionet kundër Valiollah Seif dhe kundër zyrtarit të lartë të Bankës Qendrore, Ali Tarzali.Sipas kësaj zyre ata janë ndëshkuar me sanksione sekondare, sipas së cilave secili që bën biznes me personat e sanksionuar mund të përjashtohet nga sistemi financiar amerikan.Ata janë listuar si “terroristë të veçantë globalë” nën dyshimet se kanë ndihmuar në grumbullimin e miliona dollarëve për trupat Quds të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit dhe për mbështetje të milicisë së Hezbollahut.“Është e tmerrshme, mirëpo jo e befasishme që zyrtari i lartë bankar i Iranit të ndihmonte në financimin e grupeve terroriste si Hezbollahu, duke shkatërruar kredibilitetin që do të mund ta pretendonte derisa ka qenë në postin e guvernatorit të Bankës Qendore”, ka thënë përme..

Lexone

Koreja e Veriut anulon bisedimet me Jugun dhe paralajmëron SHBA

Koreja e Veriut ka anuluar bisedime e nivelit të lartë me Korenë e Jugut për shkak të zemërimit mbi stërvitjet ushtarake.Lajmin e raportojnë mediat shtetërore. Agjencia zyrtare e lajmeve KCNA e Veriut tha se ushtrimet midis SHBA-ve dhe Jugut janë një “provokim”.KCNA gjithashtu paralajmëron SHBA për fatin e samitit historik midis Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA Donald Trump që është planifikuar të mbahet në 12 qershor në Singapor.“Kjo stërvitje që na provokon ne, e cila po kryhet në të gjithë Korenë e Jugut, është një sfidë flagrante ndaj Deklaratës së Panmunjom dhe një provokim i qëllimshëm ushtarak që ballafaqohet me zhvillimet pozitive politike në Gadishullin Korean. Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të duhet të bëjnë diskutime të kujdesshme për fatin e samitit të planifikuar të Koresë së Veriut në SHBA në dritën e kësaj beteje provokative ushtarake të zhvilluar së bashku me autoritetet e Koresë së Jugut”, thotë KCNA.Në mars, Trump tronditi botën duke pranuar një ftesë pë..

Lexone

Putin si kamionist, inaguron urën që lidh Rusinë me Krimenë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një prej projekteve të tij më prestigjioze, urës kontraverse që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë.Ura 19 kilometra që kalon në Ngushticën Kerç ishte planifikuar të funksionalizohej në dhjetor të vitit 2018, mirëpo autoritetet ruse njoftuan se ajo që Moska e cilëson Ura e Krimesë do të jetë e gatshme për qarkullim nga data 16 maj, teksa sot Putin u pa përkrah zyrtarëve të lartë duke drejtuar një kamion që lëvizte aty.Punimet në këtë urë përfunduan më 2016, dy vite pasi Rusia fitoi kontrollin në Krime.Sipas Putin ura do të integrojë Krimenë në sistemin e transportit të Rusisë dhe do të krijojë mundësi për rritje ekonomike.1 of 5Qeveria e Putinit aneksoi Krimenë në mars të vitit 2014, pasi presidenti ukrainas i afërt me Moskën, Viktor Yanukovych u largua nga pushteti pas disa muajsh protesta në rrugë.Rusia më pas dërgoi trupa ushtarake në Krime para së të mbante referendum në mars të vitit 2014.15 maj 2..

Lexone

Kundërpërgjigjet Izraeli, dëbon konsullin turk në Jerusalem

Paraditen e sotme Turqia dëboi ambasadorin izraelit në Turqi, Eitan Naeh, pas masakrës së pashembullt që ndodhi në Gaza në momentin që në Jeruzalem inaugurohej ambasada e Shteteve të Bashkuara.Gjatë pasdites është përgjigjur edhe Izraeli duke thirrur konsulli turk në Jerusalem në Ministrinë e Jashtme izraelite për t’i kërkuar që “të kthehej në shtëpi për një periudhë kohore për konsultime”. Kjo u njoftua nga zëdhënësi i ministrisë në Jerusalem, Emmanuel Nahshon.15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Masakra në Gaza, Izraeli dhe Palestina përplasen ashpër në mbledhjen e OKB

Rreth 58 palestinezë u vranë dje në Gaza nga trupat izraelite teksa protestonin kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve nga Tel-Avivi në Jeruzalem. E teksa dje në prezencën e Ivanka Trump u bë inaugurimi i ambasadës, sot në Gaza u mbajt funerali për dhjetëra të vdekur, mes tyre një foshnjë.“Dhuna e Gazës” ka zbarkuar sot në OKB, ku në një mbledhje urgjente ka pasur tension dhe debate të ashpra ndërmjet të dërguarit izraelit dhe atij palestinez.I dërguari palestinez foli për një “krim kundër njerëzimit”, ndërsa Izraeli akuzoi krerët e Gazës, Hamasin, se kanë marrë peng shtetasit e tyre.Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara filloi me fjalën e ambasadores së Polonisë, Joanna Ëronecka, e cila bëri thirrje për një minutë heshtje për ata që u vranë në Gaza të hënën, së bashku me “të tjerët që kanë vdekur si rezultat i një konflikti që zgjat prej kohësh” .Pasi një numër kombesh shprehën shqetësim për dhunën dhe disa kërkuan një hetim, të dërguari..

Lexone

Armë për bandat në Meksikë, nën hetim prodhuesi gjerman “H & K”

Gjashtë ish-punonjës të prodhuesit gjerman të armëve, Heckler & Koch, do të gjykohen në Shtutgart, pasi akuzohen se ilegalisht kanë dërguar armë në pjesë të ndryshme të Meksikës, të njohura për konfliktet vdekjeprurëse midis karteleve të drogës.Aktakuza përqendrohet në 4,500 pushkë G36 dhe armë zjarri të vogla të dërguara në 16 grupe. Prokurorët thonë se armët shkuan në shtete të dhunshme meksikane, për të cilat Gjermania ndalon kategorikisht eksportin e armëve të prodhuara në vend.Avokatët e të pandehurve citohen të thonë se armët dolën ligjërisht nga një depo e policisë, e cila mbi të gjitha është e kontrolluar mirë.Armët e “H & K”, të bëra në qytetin jugperëndimor të Oberndorf, përdoren në konflikte në mbarë botën. Përveç Meksikës, ato kanë shkuar në duart e trupave dhe milicive në Pakistan, Mianmar (Burma), Arabinë Saudite, Iran dhe Turqi.Rasti i Shtutgartit u shkaktua nga prova kundër “H & K”, të paraqitura nga aktivisti i paqes Jürgen Grässlin tetë vjet më parë, raportojn..

Lexone

Fondacioni “SOROS” mbyll aktivitetin në Hungari

Fondacioni SOROS i mandatit George Soros i ka dhënë fund veprimtarisë së vetë në Hungari dhe ka mbyllur zyrat qendrore, duke u larguar me artikulimin e një akuze për Budapestin zyrtar, të cilin e bën fajtor për shtypjen e shoqërisë civile.“Të ballafaquar me një mjedis gjithnjë e më represiv politik dhe ligjor në Hungari, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur po lëvizin operacionet dhe stafin ndërkombëtar me bazë në Budapest në kryeqytetin gjerman, Berlin”, konfirmoi grupi të martën.Patrick Gaspard, president i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur tha se Budapesti “e denigroi dhe e keqpërfaqësoi punën tonë”, duke shtypur shoqërinë civile “për hir të përfitimit politik”.Grupi bazoi vendimin e vet mbi faktin se Budapesti zyrtar “përgatitet të imponojë kufizime të mëtejshme në organizatat joqeveritare përmes asaj që e ka quajtur paketën e Legjislacionit “Stop Soros”. Kryeministri Viktor Orban ka folur në mënyrë të përsëritur kundër axhendave të dëmshme të fondacionit Soros dhe OJQ-ve të tjer..

Lexone

Rritet bilanci i viktimave në Gaza, mes tyre edhe një foshnjë

Ka qenë tragjik bilanci i përleshjeve mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite në Gaza me rastin e hapjes së ambasadës izraelite në Jeruzalem. Autoritetet raportojnë se deri tani janë 59 të vdekur dhe thuajse 3 mijë persona të plagosur (një pjesë janë në gjendje kritike për jetën), në një nga përleshjet më të përgjakshme mes Hamasit dhe Izraelit që nga lufta e vitit 2014. Mes viktimave është edhe një fëmijë 8-muajshe, që ka thithur gaz lotsjellës. Laila Anwar al-Ghandour, e vogla vetëm 8 muajshe është një ndër dhjetra viktimat që humbi jetën nga sulmi me gaz lotsjellës bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i Gaza.1 of 5Një konflikt i gjeneruar nga qëllimi i Hamasit për të kaluar kufirin e shtetit hebraik dhe nga përgjigja e ashpër e Izraelit, i vendosur për ta ndaluar me çdo kusht. Dy fakte që ka sjellë vëmendjen botërore, duke nisur nga grupi terrorist Al Kaeda, i cili i bëri thirrje myslimanëve për xhihad ndaj Amerikës së Trumpit e Izraelit. Ndërsa presidenti palestinez ka denon..

Lexone

Putin merr pjesë në hapjen e urës që lidh Rusinë me Krimenë

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një prej projekteve të tij më prestigjioze, urës kontraverse që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë.Ura 19 kilometra që kalon në Ngushticën Kerç ishte planifikuar të funksionalizohej në dhjetor të vitit 2018, mirëpo autoritetet ruse kanë njoftuar se ajo që Moska e cilëson Ura e Krimesë do të jetë e gatshme për qarkullim më 16 maj.Punimet në këtë urë kanë përfunduar më 2016, dy vite pasi Rusia ka fituar kontrollin në Krime.Putin ka thënë se ura do të integrojë Krimenë në sistemin e transportit të Rusisë dhe do të krijojë mundësi për rritje ekonomike.Qeveria e Putinit ka aneksuar Krimenë në mars të vitit 2014, pasi presidenti ukrainas i afërt me Moskën, Viktor Yanukovych është larguar nga pushteti pas disa muajsh protesta në rrugë.Rusia më pas ka dërguar trupa ushtarake në Krime para së të mbante referendum në mars të vitit 2014.15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Viktimat në Gaza, Turqia dëbon ambasadorin e Izraelit

Ankaraja i ka kërkuar ambasadori izraelit në Turqi, Eitan Naeh, të largohet, pasi e ka thirrur për sqarime në ministrinë e Jashtme. Sipas asaj që shkruan gazeta ‘online’ “Haaretz”, Naeh është urdhëruar të lërë Turqinë pas vrasjes makabre të 760 palestinezëve, të cilët mbetën viktima gjatë protestave në Rripin e Gazës, me rastin e hajes së ambasadës amerikane në Jeruzalem.15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone