Home / Bota (page 3)

Bota

Bota Shqiptare

Itali, Salvini: Jam pro rikthimit të shërbimit ushtarak

“Personalisht, unë jam në favor të rifutjes së shërbimit ushtarak”. Këtë e deklaroi ministri i punëve të Brendshme, Matteo Salvini, duke u përgjigjur atyre që e pyetën nëse ai ishte në favor të rritjes së shërbimit civil. “Unë jam në favor të zbatimit të shërbimit civil, – tha ai, – por gjithashtu, dhe ky është një qëndrim personal që nuk e zotëron qeverinë për kthimin e shërbimit ushtarak”.Në Itali detyrimi për të shërbyer në ushtri është parashikuar në Kushtetutën e Republikës, por është themeluar në kohën e lindjes së Mbretërisë së Italisë, më pas në 1861. Neni 52 i Kushtetutës e njeh detyrën e levave me sqarimin se është obligim “brenda kufijve dhe mënyrave të përcaktuara me ligj”. Prandaj të gjithë të rriturit italianë të moshës mashkullore thirren për të shërbyer në ushtri.Ishte në vitin 1972 që u njoh me njohjen e kundërshtimit të ndërgjegjshëm, me krijimin e shërbimit civil për ata që, pasi u konsideruan të aftë për ligjin pas vizitave mjekësore, nuk donin të ofronin shërbi..

Lexone

Putin: Lufta e Tretë Botërore, rrezik për qytetërimin modern

Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje të enjten për zhvillimin e një sistemi të ri sigurie në Evropë, në përgjigje të asaj që ai thotë se është një përpjekje amerikane për të minuar ekuilibrin strategjik, ndërsa paralajmëroi se një luftë e tretë botërore mund t’i japë fund civilizimit.“Duke kuptuar që një luftë e tretë botërore mund të jetë fundi i qytetërimit, duhet të na bëjë të tregojmë vetëpërmbajtje në ndërmarrjen e hapave ekstremë në arenën botërore, të cilat janë shumë të rrezikshme për qytetërimin modern”, tha udhëheqësi rus gjatë një emisoni të përvitshmën në televizion ndërsa rusët i drejtojnë pyetje përmes telefonit.Presidenti Putin dënoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Traktati Kundër Raketave Balistike, që kishte në atë kohë me ish Bashkimin Sovjetik, si “një përpjekje për dhënien fund të ekuilibrit strategjik, por ne do të reagojmë ndaj kësaj”.Ai po ashtu tha se raketa e re balistike ndërkontinentale do të vihet në punë, duke theksuar për shikuesit se, “P..

Lexone

Spanjë, asnjëherë më parë kaq shumë gra në qeverinë e re

Qeveria e re spanjolle e drejtuar nga Pedro Sanchez, e cila është betuar në Madrid, thyen rekordin europian dhe botëror për prezencën e ministreve femra në ekzekutiv. Janë 11 nga 17, ekuivalent I 64.7%, të tilla. Rekordi i mëparshëm mbahej nga qeveria finlandeze e Matti Vanhen, i cili në 2007-ën ishte e përbërë nga 12 ministre femra nga 19 ministri.Një tjetër precedent i rëndësishëm ishte ai i qeverisë së parë socialiste të Zapateros në 2004, e cila ishte qeveria e parë e barabartë në Spanjë, me numrin e ministreve dhe ministrave 50-50. Së fundmi shembuj të tjerë me qeveri të një maxhorance feërore i takojnë Francës, Suedisë, Kanadasë dhe Kosta Rikës.Sipas analistëve, në Spanjë ka dhe një rrethanë të veçantë që favorizon një prezencë maxhoritare të grave në qeveritë e partisë socialiste “PSOE” dhe është numri konsistent i feministeve, tradicionalisht i fortë në grupin e drejtuesve të partisë. Falë kësaj, ashtu si Zapatero në 2004-ën, Sanchez nuk ka pasur shumë vështirësi në gjetjen..

Lexone

Franca ndalon celularët në shkollat fillore dhe të mesme

Telefonat celularë do të ndalohen me ligj në Francë në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Norma do të funksionojë që nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor pas aprovimit, në Asamblenë Kombëtare, për një propozim të paraqitur nga shumica e qeverisë, “La Republique en marche”. Ekzekutivi ka komentuar: “Ky është një sinjal i nisur për shoqërinë”.Në favor të tekstit, përveç “Lrem”-it, votuan qendrat e Lëvizjes Demokratike dhe Bashkimi i Demokratëve të Pavarur, ndërsa të gjitha grupet e tjera parlamentare e denoncuan iniciativën duke e cilësuar atë si një propozim “të padobishëm”, një “mashtrim”, ‘”operacion reklamimi”.Ligji i ri parashikon ndalimin e telefonave celularë “me përjashtim të përdorimeve pedagogjike” dhe me përjashtim të vendeve ku “rregulloret e brendshme shprehimisht e autorizojnë atë”.Bfmtv informon se i ashtuquajturi “kodi i arsimit”, i cili mbledh të gjitha ligjet franceze të sektorit, nga ligji i 12 korrikut 2010, ndalon tashmë përdorimin e telefonave mobil “gjatë ç..

Lexone

Itali, 700 turistë “i shpëtojnë” zjarrit në plazh (Foto)

Një fshat turistik është evakuuar pas rënies së një zjarri në zonën antike të qytetit-shtet të Kamarina-s, një lokalitet në Raguza pranë Sicilisë në Itali. Përveç Club Med, në zonë është e pranishme edhe një tjetër strukturë: ish-Kastalia.1 of 6Zjarrfikësit kanë hasur vështirësi për të shuar flakët për shkak të erërave të forta. Rreth 700 turistë janë “strehuar” të frikësuar në plazh dhe për motive sigurie është evakuuar i gjithë siti turistik.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Përdhunohet dhe vritet 14-vjeçarja në Gjermani, në kërkim refugjati irakian

Misteri i një vajze 14-vjeçare nga Mainci, e zhdukur në fund të majit, është zgjidhur tragjikisht në Gjermani me identifikimin e një kufome të gjetur nga hetuesit në Wiesbaden. Sipas policisë, shkruan versioni online i gazetës “Bild”, adoleshentja është përdhunuar dhe vrarë dhe dyshimet bien mbi një refugjat irakian 20 vjeç, i cili është kthyer me familjen në vendin e tij të origjinës për t’i shpëtuar arrestit.I riu, Ali Bashar, ka precedentë të ndryshëm penalë (mes të cilave një grindje dhe një grabitje me thikë): sipas hetuesve, ai mund të jetë edhe përgjegjës për përdhunimin e një të miture tjetër, një refugjatë 11 vjeçe, e cila ka akuzuar për rastin këtë person, sipas dëshmisë së të motrës. Në qendrën e refugjatëve në Wiesbaden-Erbenheim, ishin katër persona me emrin Ali, ndaj nuk është akoma e sigurt se përgjegjësi është pikërisht ai. Ali Bashar mbërriti nga Iraku në vitin 2015, përmes rrugës Irak-Turqi-Greqi. Dhe në Irak, me një tempizëm që duket i dyshimtë, është larguar të en..

Lexone

Mega-operacion në Itali, kapet anija me 10 ton hashash (Foto)

Një sasi prej 10 ton hashash është sekuestruar nga policia italiane në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë. Në këtë operacion janë arrestuar 9 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.1 of 5Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vëndeve të Ulëta. Droga është kapur, pasi policia italiane e ka monitoruar për 40 orë anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të Ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pasagjerët ia bëjnë “ferr” Salvinit në Brindisi, e presin me “Bella ciao” (VIDEO)

Një pritje e papritur i është rezervuar ministrit të ri të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, në Puglia ku ai u ndal për fushatën zgjedhore për administratorët.Pasi mbërriti në Brindisi, në minibusin që të shoqëron nga avioni për te terminali i aeroportit, udhëheqësi i “Lega Nord”-it është “përshëndetur” nga disa pasagjerë që kënduan këngën “Bella ciao”.Videoja me këngën ironike në drejtim të liderit të populistëve të lega Nord u postua në Facebook nga Giuseppe Gelo.“Ne ishim në bord me disa nga miqtë e sindikatës CGIL – thotë autori – dhe të pranishmit e tjerë na u bashkuar. Sigurisht që nuk i pëlqeu. Dikush u përpoq të përgjigjet me ‘La canzone del Piave’, por heshti menjëherë”, thotë sindikalisti i tregtisë nga Brindisi.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Burg përjetë terroristit të sulmit me kamion në Stokholm

Uzbekistanezi që kreu sulmin me kamion, ku mbetën të vrarë pesë vetë në Suedi vitin e kaluar, është dënuar me burgim të përjetshëm për krime terroriste.Rakhmat Akilov, 40 vjeç, kishte shprehur keqardhje për grupin e Shtetit Islamik (ISIS) përpara sulmit në Stokholm. Por prokurorët vërtetuan se kishte për qëllim të dëmtonte shtetin, pasi ISIS nuk konfirmoi se fshihej pas sulmit.Akilov, një azilkërkues i refuzuar, iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua shpejt dhe u rrëfye gjatë marrjes në pyetje të policisë. Ai u largua nga Uzbekistani për në Suedi në vitin 2014 dhe kërkoi qëndrim atje, por në dhjetor të vitit 2016 i ishte thënë se kishte katër javë kohë për t’u larguar nga vendi.Ai u zhduk dhe disa muaj para sulmit, u vendos në një listë të kërkuar zyrtare. Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion dhe me shpejtësi të lartë u fut në Drottninggatan (Queen Street), një nga rrugët më të populluara të Stokholmit dhe në një dyqan, duke shkaktuar pesë viktima dhe 10 të ..

Lexone

Pasagjerët ia bëjnë “ferr” Salvinit në Brindsi, e presin me “Bella ciao” (VIDEO)

Një pritje e papritur i është rezervuar ministrit të ri të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, në Puglia ku ai u ndal për fushatën zgjedhore për administratorët.Pasi mbërriti në Brindisi, në minibusin që të shoqëron nga avioni për te terminali i aeroportit, udhëheqësi i “Lega Nord”-it është “përshëndetur” nga disa pasagjerë që kënduan këngën “Bella ciao”.Videoja me këngën ironike në drejtim të liderit të populistëve të lega Nord u postua në Facebook nga Giuseppe Gelo.“Ne ishim në bord me disa nga miqtë e sindikatës CGIL – thotë autori – dhe të pranishmit e tjerë na u bashkuar. Sigurisht që nuk i pëlqeu. Dikush u përpoq të përgjigjet me ‘La canzone del Piave’, por heshti menjëherë”, thotë sindikalisti i tregtisë nga Brindisi.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone