Home / Bota (page 20)

Bota

Bota Shqiptare

Koreja e Veriut hedh në erë tunelet bërthamore para gazetarëve të huaj

Duket se premtimi është bërë realitet: Koreja e Veriut ka njoftuar hedhjen në erë të tuneleve në të vetmin vend të testeve bërthamore, Punggye-ri, si një masë për të ulur tensionet në rajon.Gazetarët e huaj në vendin e testeve bërthamore thanë se ata qenë dëshmitarë të një shpërthimi të madh.Veriu ofroi të shkatërronte këtë zonë në fillim të këtij viti në kuadrin e një ofrimi diplomatik të Koresë së Jugut me SHBA-në. Por shkencëtarët besojnë se pjesërisht ai u shkatërrua pas testit të fundit në shtator të 2017-ës duke u bërë i papërdorshëm.Inspektorët ndërkombëtarë nuk u lejuan të ndjekin çmontimin e vendit të provave bërthamore në veriperëndimin malor të vendit.Një prej gazetarëve të huaj, si pjesë e grupit që ishte ftuar të dëshmonte për ngjarjen, tha, “ Ne u ngjitëm mbi male dhe e pamë shpërthimin nga 500 m largësi. Ata numëruan tre, dy një! Ishte një shpërthim i madh, mund ta ndieje atë. Erdhi pluhuri, erdhi nxehtësia. Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e madhe!”.24 maj 201..

Lexone

Itali, treni përplaset me kamionin; dy të vdekur e 18 të plagosur

Është dy të vdekur dhe 18 të plagosur bilanci i një incidenti të rëndë të ndodhur të mëkurën në mbrëmje në linjën hekurudhore Torino-Ivrea.Treni rajonal 10027, ka përplasur një kamion transporti, i cili kishte ndaluar mbi binarë në lartësinë e kalimit.Përplasja, e cila ka qenë shumë e fuqishme, ka shkaktuar dëmtimin e disa vagonëve. Viktimat janë makinisti dhe drejtuesi i automjetit.Menjëherë është aktivizuar sinjali i gjendjes së emergjencës dhe në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, karabinierët dhe ekipet e Kryqit të Kuq. Një nga të plagosurit, i cili u nxorr me vështirësi nga rrënojat, ka ndërruar jetë në spital. Një nga vagonët thuajse ka dalë ng shinat dhe ka rënë mbi një shtëpi.Viktimat janë Roberto Madau, makinisti 61-vjeçar i trenit dhe Stefan Aureliana, rumun, 64 vjeç, i cili drejtonte kamionin. Në gjendje të stabilizuar janë për momentin pasagjerët e plagosur, 18 nga 31 personat që ndodheshin në tren. Më rëndë është një grua, një nga punonjëset e trenit, e cila n..

Lexone

Koreja e Veriut e tepron, e quan Mike Pence “budalla”!

Një zyrtare e lartë e Koresë së Veriut e quajti nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, “budalla” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon.Choe Son-hui tha se Phenjani “nuk do ta lusë SHBA-në për dialog” e as “nuk do të përpiqet ta bindë atë të ndjekë bisedimet”.Në ditët e fundit, të dyja palët kanë paralajmëruar se takimi i paraparë për 12 qershor midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit verikorean, Kim Jong-un, mund të shtyhet ose të anulohet.Phenjani tha se do ta rishqyrtojë pjesëmarrjen nëse SHBA këmbëngul që ai të heqë dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme.Choe Son-hui ka qenë e përfshirë në disa ndërveprime diplomatike me SHBA-në gjatë dekadës së fundit.Në një artikull të publikuar në agjencinë verikoreane të lajmeve KCNA, ajo tha se Pence ka bërë “deklarata të shfrenuara dhe të pahijshme” në media në ditët e fundit, përfshirë komentet e tij se Koreja e Veriut “mund të përfundojë si Libia”.Kjo ..

Lexone

Bannon: Luther King krenar për Trump; Vajza e tij: Deklaratë denigruese

Vajza e Martin Luther King nuk e ka pranuar një pretendim të ish-këshilltarit të Trump, Steve Bannon, i cili tha se ikona e të drejtave civile do të kishte qenë “krenar” për Donald Trump.Steve Bannon, ish-strateg i lartë i Presidentit Donald Trump i tha BBC-së se Luther King do të kishte miratuar politikat ekonomike të presidentit amerikan. Bernice King, megjithatë, tha se zoti Bannon ka “rrezikuar dhe gabimisht bashkë-zgjodhi emrin e babait tim”.Në vend të kësaj, ajo tha se babai i saj do të ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga ngjarjet e fundit.Bannon për BBC tha: “Nëse shikoni politikat e Donald Trump, çdokush – Martin Luther King – do të jetë krenar për të, për atë që ai ka bërë, për bashkësinë e njerëzve me ngjyrë dhe hispanikëve.”Ai u sfidua nga Emily Maitlis i BBC, i cili e pyeti: “Mendoni se Martin Luther King do të ishte krenar për Donald Trump?”#SteveBannon has dangerously and erroneously co-opted my father’s name, work and words.Bannon’s assertion that my fa..

Lexone

Robert De Niro: Nuk e dua Trump-in në restorantet e mia

Raundi i ri i Robert De Niro kundër Donald Trump. Aktori ndalon presidentin amerikan për të hyrë në restorantet e tij japoneze.I intervistuar nga tabloidi britanik Daily Mail, ylli 74 vjeçar i kinematografisë dhe bashkë-themelues i zinxhirit të restoranteve japonezë “Nobu” tha: “Nëse Trump ndonjëherë vjen në lokalin tim, do ta kthej mbrapsht që tek dera.”Ylli i Hollivudit ka kohë që njihet me Trump, por De Niro nuk e duron dot atë. Urrejtja e tij për Trump nuk përfundon këtu, pasi ai shtoi: “Nuk më intereson se çfarë i pëlqen”.Gjithmonë duke iu referuar presidentit ai tha: “Nëse do të hyjë në një restorant gjatë kohës që jam atje, ose do dalë ai ose unë do iki”.Bashkë-themeluesi tjetër i zinxhirit, kuzhinier Nobu Matsuhisa, i cili ishte i pranishëm gjatë intervistës, preferoi të përgjigjej me një shaka duke thënë se është “ëndrra ime të ulet pranë Trump” dhe “De Niro të na përgatisë sushi të dyve”.Por Nobu e di se ëndrra e tij kurrë nuk do të bëhet realitet për shkak se ëndrr..

Lexone

“Deutsche Bank” do shkurtojë mbi 7.000 vende pune në gjithë botën

“Deutsche Bank”, kolosi më i madh bankar gjerman, ka njoftuar shkurtimin e më shumë se 7 mijë vendeve të punës në të gjithë botën. Reduktimi i personelit, që i përket rreth një punonjësi në dhjetë, do të prekin të gjitha rajonet e botës dhe të gjitha aktivitetet, duke përfshirë 25% të forcës së punës të bankës investuese. Personeli i bankës do të reduktohet deri në 90 mijë njësi bankare.“Deutsche Bank” numëron mbi 66 mijë të punësuar në Europë, përfshi 42 mijë në Gjermani, plot 21 mijë në Azi dhe rreth 10 mijë në Amerikën e Veriut.Shkurtimi i vendeve të punës është lëvizja e parë e bërë nga shefi ekzekutiv, Christian Sewing, i cili u ngjit në këtë rol muajin e kaluar, pas shkarkimit të paraardhësit të tij John Cryan.Kërkimi për zëvendësuesin e tij thuhet të ketë nisur pasi banka raportoi një humbje vjetore prej 500 milionë eurosh në fund të muajit shkurt. Kjo vjen pas humbjeve prej 1.4 miliardë eurosh në vitin 2016 dhe 6.8 miliardë eurosh në vitin 2015, si pasojë e ristrukturimit..

Lexone

Yulia Skripal shpreson se do të kthehet në Rusi

Yulia Skripal, vajza e ish-spiunit rus, Sergei Skripal që ishte helmuar në Sallsbëri muaj më parë, ka thënë se “është e lumtur që është gjallë” pas sulmit.Yulia dhe babai i saj i ishin ekspozuar agjentit nervor Noviçok më 4 mars. Në deklaratën e saj të parë publike prej kur ka ndodhur sulmi, Skripal i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se jeta e saj është “përmbysur”, mirëpo ajo shpreson se do të kthehet në Rusi në të ardhmen.Babai i saj është liruar nga spitali më herët gjatë këtij muaji. Duke folur për Reutersin, Skripal ka falëndëruar ambasadën ruse për ndihmën, mirëpo ka thënë se ajo dhe babai i saj “nuk kanë qenë të gatshëm ta pranojnë atë”. Yulia i ka cilësuar “të kujdesshëm” dhe “shumë të mirë” personat që janë kujdesur për të pas sulmit.“Ne jemi shumë me fat që i kemi mbijetuar tentim-vrasjes. Shërimi ynë ka qenë i ngadalshëm dhe jashtëzakonshëm i dhimbshëm”.Ajo po ashtu ka kërkuar që të ruhet privatësia e familjes së saj.

Lexone

Avokati i Trumpit “është paguar” nga Ukraina për të organizuar takimet në Shtëpinë e Bardhë

Michael Cohen, avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump ka pranuar një pagesë sekrete rreth 400,000 dollarë për të organizuar bisedimet në mes të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko dhe Trumpit, është bërë e ditur sipas disa burimeve në Kiev, raporton BBC.Pagesa është planifikuar nga ndërmjetësuesit e liderit ukrainas, Petro Poroshenko kanë njoftuar këto burime, ndonëse Cohen nuk ka qenë i regjistruar si përfaqësues për Ukrainën, siç kërkohet me ligjin amerikan.Takimi ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë në qershor të vitit të kaluar.Pak kohë pasi Poroshenko është kthyer në shtëpi, agjencia ukrainase kundërkorrupsionit ka ndalur hetimet për ish-udhëheqësin e fushatës së Trumpit, Paul Manafort.Një zyrtar i inteligjencës ukrainase në administratën e Poroshenkos ka përshkruar se çfarë ka ndodhur para vizitës në Shtëpinë e Bardhë.Cohen është dërguar në takim, pasi lobistët e regjistruar të Ukrainës dhe ambasada ukrainase në Uashington kanë kërkuar më shumë se vetëm një..

Lexone

Itali, Mattarella mandaton Conten për formimin e qeverisë së re

Zhbllokohet pas më tepër se 80 ditësh rruga drejt krijimit të qeverisë së re italiane. Presidenti Mattarella ka mandatuar profesorin Giuseppe Conte për të formuar qeverinë e re që duhet të ketë mbështetjen e partisë Lega dhe Lëvizja 5 yjet.Sipas mediave italiane, Conte ka pranuar me rezerva pas një takimi që ka zgjatur mbi 2 orë. Vetë Conte, pasi ka marrë përsipër të formojë qeverinë e re, u zotua se do të jetë avokat i vendit të tij.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Emiratet e Bashkuara mohojnë të kenë pasur rol në zgjedhjet amerikane

Ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, mohoi të ketë pasur përpjekje nga vendi i tij, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, në favor në Donald Trumpit.Javën e kaluar, gazeta “The New York Times” njoftoi se djali i Presidentit, Donald Trump i Riu, kishte pasur një takim ku kishin marrë pjesë përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Arabia Saudite.Sipas gazetës, një i dërguar i ka thënë Trumpit të Ri se krerët e të dy shteteve dëshironin ta ndihmonin Donlad Trumpin për t’i fituar zgjedhjet presidenciale.Avokatët e Trumpit të Ri kanë thënë se takimi nuk pati ndonjë rezultat, që sipas gazetës, është një fakt që mund të tregojë se vende të tjera, përveç Rusisë, mund të kenë ndërhyrë, ose janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës në favor të Trump.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone