Home / Bota (page 10)

Bota

Bota Shqiptare

Itali, Salvini: Do deportojmë 500 mijë emigrantë të paligjshëm

Italia do të drejtohet në të ardhmen nga populistët e djathtë dhe të majtë. Me këtë ajo mund të ndodhet në vështirësi jo vetëm në politikën financiare por edhe mund t’i sjellë probleme Evropës.Ministri i Brendshëm, ekstremisti i djathtë Matteo Salvini është shprehur se një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së re populiste do të jetë “dërgimi i tyre në shtëpi”, duke sinjalizuar kështu synimet për të mbajtur premtimin elektoral për të kthyer mbrapsht qindra e mijëra emigrantë pa dokumente që qëndrojnë në Itali.Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë “Lega Nord”, një parti nacionaliste që është shprehur madje edhe në favor të shkëputjes së Veriut të pasur të Italisë, premtoi gjatë fushatës se do të deportojë rreth 500 mijë emigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Itali.E ndërsa retorika shkaktoi shqetësim mes ekspertëve të emigracionit dhe grupeve humanitare, ajo u pa edhe si një axhendë tejet e parealizueshme, sepse Italia nuk i ka burimet apo elasticitetin ligj..

Lexone

Mediat spanjolle: Kryeministri Sanchez e ka “prekur” vetë realitetin e Kosovës

Pas rrëzimit nga pushteti të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, me miratimin e mocionit të mosbesimit gjatë paradites së kësaj të premteje dhe me ardhjen e kryeopozitarit Pedro Sanchez në postin e kryeministrit, Kosova mund të ketë një “aleat” më shumë në arenën ndërkombëtare.Spanja është një prej 5 shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rajoy refuzoi gjithashtu të ulej në të njëjtën tryezë me Thaçin gjatë samitit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur gjatë majit në Sofje.Por, tashmë në karrigen e kryeministrit të Spanjës është ulur kryesocialisti Sanchez, një koleg i së njëjtës parti me Javier Solanën, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s gjatë ndërhyrjes së aleancës në Kosovë në vitin 1999 për të larguar serbët, e më vonë edhe përfaqësues i lartë i BE-së.Sipas disa mediave spanjolle, por edhe biografisë së tij online, Pedro Sanchez raportohet të ketë punuar në Kosovë, si pjesë e misionit të OKB-së, UNMIK.2 qershor 201..

Lexone

Një zyrtar i Taxhikistanit shpall boksin “haram”

Një zyrtar i lartë në Taxhikistan i shpalli boksin dhe sportet luftarake “haram”, apo të ndaluara me ligjin islamik.Saidmukarram Abdulkodirzoda, kryetar i Këshillit Islamik Ulema të Taxhikistanit tha gjatë faljes së xhumasë në Dushanbe se sportet e tilla luftarake janë të ndaluara sepse mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut.“Sidomos boksi dhe sportet luftarake pa rregulla konsiderohen haram nga pikëpamja fetare, sepse mund të dëmtojnë shëndetin, ta bëjnë të paaftë dikë. Të gjitha llojet e lojërave dhe dueleve që bëhen për para, janë haram”, tha ai.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Trump pret zyrtarin e Koresë së Veriut, zyrtarizon samitin e 12 qershorit

Pak kohë më parë mund të konsiderohej utopi, diçka e pagjasë që të ndodhte, por tashmë është bërë fakt. Një prej zyrtarëve më të lartë të Koresë së Veriut, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për vizitën e parë prej afro 20 vitesh, pas takimit me Sekretarin e Shtetit, Pompeo, mbërriti edhe në Uashington për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump.Gjenerali Kim Yong-chol pati si mision dorëzimin e një letre nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, homologut amerikan të këtij të fundit, presidentit Trump.Shefi i Shtëpisë së Bardhë, pas diskutimeve të mbajtura me të, doli në një konferencë për mediet duke zyrtarizuar pjesëmarrjen në samitin e 12 qershorit.Kim Yong Chol është zyrtari më i lartë koreano-verior që viziton Shtetet e Bashkuara në 18 vjet. Pas takimit të tretë mes tij dhe shefit të diplomacisë amerikane, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se është arritur përparim real.“Nënkryetari Kim Yong Chol tani ka në plan të vijë në Uashingt..

Lexone

Merr fund kriza politike në Itali, betohet kryeministri i ri

Pas muajsh të tërë pa qeveri, më në fund kriza politike në Itali duket se ka marrë fund.. Dy partitë populiste “5 Yjet” dhe “Lega Nord” do të qeverisin Italinë. Giuseppe Conte u betua si kryeministër i vendit.Përpjekja e presidentit Sergio Matarella për t’i dhënë një tjetër zgjidhje ngërçit disamujor, dështoi. Profesori i Juridikut, Giuseppe Conte, i cili këmbëngul se ka me vete ekipin më të mirë të ministrave.Me të marrë detyrën, ai prezantoi listën e 19 pjesëtarëve të kabinetit, 5 nga të cilët janë gra. Njeriu që trembi Bashkimin Europian e u refuzua nga Matarella në postin e ministrit të Ekonomisë, Paolo Savona do të drejtojë ministrinë më pak të rëndësishme të Komuniteteve.“5 yjet” dhe Lega kanë premtuar shpenzime të reja të ndihmës sociale dhe shkurtim taksash, çka mund të bjerë ndesh me rregullat e shpenzimeve të bllokut. Vetë Matteo Salvini nga ana tjetër do të mbaje portofolin e Ministrisë së Brendshme dhe një nga premtimet e tij të para ishte një politikë e re e ashpër m..

Lexone

Koretë, takim ushtarak në 14 qershor për të zbutur tensionet

Ky Koretë, kanë rënë dakord që të mbajnë një takim në nivel ushtarak në 14 qershor në Panmunjeom, në kuadër të përpjekjeve për zbutur tensionet e krijuara në Gadishull. Mes rezultateve të një tjetër dialogu “milisterial” të mbajtur pak javë më parë në fshatin që ndan kufirin, palët kanë rënë dakord të mbajnë në 22 qershor një takim në nivelin e Kryqit të Kuq për të biseduar dokumentet e bashkimeve mes familjeve të ndara nga Lufta e Koreve në vitet 1950-53.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Gjermani, luanë dhe tigra ikin nga një kopsht zoologjik

Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar kanë ikur nga një kopsht zoologjik në qytetin Lynebah të Gjermanisë, bëri të ditur policia.Autoritetet lokale i këshilluan banorët të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të thërrasin policinë nëse shohin ndonjërën prej kafshëve.Një ari po ashtu ka ikur, por është qëlluar, tha një zëdhënës i policisë, raporton BBC. Sipas mediave gjermane, kafshët kanë arritur të thyejnë rrethojat pas përmbytjeve.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rrëzohet Rajoy, socialisti Sánchez merr detyrën e kryeministrit spanjoll

Parlamenti spanjoll votoi në favor të mocionit të mosbesimit kundër kryeministrit Mariano Rajoy, duke i dhënë fund qeverisë së qendrës së djathtë të Spanjës pas gjashtë vjetësh në pushtet.Mocioni u ngrit nga shefi socialist i opozitës, Pedro Sánchez, pas përfundimit javën e kaluar të një gjyqi të gjatë korrupsioni, i njohur si rasti Gürtel. Një gjykatë spanjolle gjeti fajtorë ish-zyrtarë të Partisë Popullore të zotit Rajoy për kryerjen e një operacioni me mashtrim fondesh.Pedro Sánchez, do të jetë kryeministri i shtatë spanjoll që kur Spanja rivendosi demokracinë në vitet e 70-ta pas diktaturës së Francisco Francos.Një ditë më parë ai i kërkoi zotit Rajoy të japë dorëheqjen për të shmangur poshtërimin duke u bërë kryeministri i parë spanjoll që humbet votëbesimin.“Do t’ju bëj një pyetje zoti Rajoy, a jeni gati të jepni dorëheqjen, a jeni gati të jepni dorëheqjen sot, këtu, tani. Jepni dorëheqjen zoti Rajoy dhe gjithçka do të përfundojë. Ju mund të largoheni vetë nga qeveria. A ..

Lexone

“Vrasja” e Babchenkos, kapet biznesmeni që e donte të vdekur

Një gjykatë ukrainase ka arrestuar një biznesmen i cili dyshohet se kishte planifikuar komplotimin e vrasjes së gazetarit investigativ rus në Ukrainë, të martën e kësaj jave.Borys Herman thuhet se ka paguar një vrasës për 15,000 dollarë për të ekzekutuar gazetarin Arkady Babchenko në Kiev.Por gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk kishte ndërmend të vriste gazetarin dhe se kishte bashkëpunuar me shërbimin e sigurimit SBU.SBU inskenoi vdekjen e Babchenko me qëllim që nxirrej në pah më shpejt komploti dhe personi që e donte të vdekur.Por duket se Ukraina është kritikuar ashpër për inskenimin që krijoi dhe kritikët thonë se kjo lëvizje i ka dhënë Rusisë avantazh moral, ndërsa nga ana tjetër Moska e cilësoi operacionin si një akt provokimi, raporton BBC.Arkady Babchenko, gazetari rus që ka inskenuar vdekjen e tij në Ukrainë, ka thënë të enjtën se i është dashur të bëjë një veprim të tillë, pasi është frikësuar se mund të përfundonte sikur ish-agjenti rus, Sergei Skripal, që është ..

Lexone

Lind qeveria e re në Itali, kryeministri betohet sot tek Presidenti

Pas thuajse tre muajsh nga zgjedhjet e 4 marsit, Italia ka qeverinë e saj. Më në fund është arritur marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yjet e Partisë Lidhja.Presidenti italian, Sergio Mattarella, i ka dhënë mandatin e kryeministrit, juristit Giuseppe Conte, ndërsa dy liderët e koalicionit qeverisës Luigi Di Maio e Matteo Salvini do mbulojnë rolin e zëvendës/kryeministrave.Me Giuseppe Conte, kryeministër dhe Giovanni Tria, ministër të Ekonomisë, lind edhe qeveria e re e Lëvizjes 5 Yjet dhe Lega-s. Thuajse 3 muaj pas zgjedhjeve dhe një hap larg rikthimit të atyre të rejave. Luixhi Di Maio dhe Matteo Salvini, të cilët do të jenë ministër dhe zv.kryeministër, kanë arritur marrëveshjen në fund të një takimi në Senatin italian.Gjithçka është zhbllokuar me ndryshimin e postit të Paolo Savona-s, profesori anti-euro, të cilit presidenti Sergio mattarella i kishte mohuar Ministrinë e Ekonomisë. Tashmë ai do të ketë Ministrinë e Politikave Europiane. Qeveria Conte do të ketë 18 Ministra,..

Lexone