Home / Bota

Bota

Bota Shqiptare

Pentagoni ‘gati për t’iu përgjigjur’ çdo provokimi nga Koreja e Veriut

Pentagoni është i gatshëm t’i përgjigjet çdo “veprim provokues ” nga Koreja e Veriut, ka bërë të ditur gjeneral-lejtnant Kenneth McKenzie. “Ne jemi duke qëndruar si një boksier, jemi të gatshëm të përgjigjemi “, tha Drejtori i Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane, McKenzie. “Do të shohim se çfarë zhvillime do të ketë në ditët e ardhshme. Nëse ndodhin veprime provokative nga Koreja e Veriut, ne me siguri do të jemi gati në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët tanë në rajon “, ka përfunduar Kenneth McKenzie. 24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Masakra në Gaza, protesta kundër SHBA: I keni duart me gjak (VIDEO)

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB Nikki Haley u surpriza me një mikpritje që askush nuk do ta donte, në Universitetin e Hjustonit, ku në drejtim të saj u kënduan këngë në vargjet e të cilave e akuzonin atë se ka lyer duart me gjak, pasi ka nënshkruar për gjenocid, kur doli në mbështetje të Izraelit. Haley ishte duke ju referuar “javëve shumë të zënë në politikën e jashtme amerikane” në fjalimin e saj, kur ajo u ndërpre nga një protestues që thirri: “Nikki Haley, ti i ke duart e lyera me gjak”. Protestuesi sërish bërtiti: “Ju vazhdoni të nënshkruani për genocidin e një populli”. Haley është shfaqur si një mbështetëse e patundur e Izraelit në rolin e saj në OKB. Pasi Izraeli vrau më shumë se 60 palestinezë në protestat e javës së kaluar, Haley mbrojti “përmbajtjen” e saj në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB para se të dilte nga dhoma kur i dërguari palestinez Riyad Mansour filloi të fliste. UH students walked out on @nikkihaley today #NikkiSidesWithGenocide pic.twitter.co..

Lexone

Ruajtja e paktit bërthamor, kushti i Iranit: Europa të blejë naftën tonë

Irani ka parashtruar kërkesën kryesore për Evropën, nëse liderët e unionit duan që të mbajnë në funksion marrëveshje bërthamore të firmosur në vitin 2015, nga e cila u tërhoqën më 12 maj SHBA-të. “Evropa duhet të blejë naftën tonë”, ka deklaruar kreu i Lartë i Iranit, Ajatollah Khamenei. Evropa sipas tij duhet të kompensojë çdo efekt të pafavorshëm të tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore në ekonominë e saj dhe të mos kërkojë të përfshijë programin e raketave balistike dhe politikën rajonale në marrëveshje. Në një fjalim para zyrtarëve të qeverisë, Khamenei renditi një sërë kërkesash që Franca, Britania dhe Gjermania duhet të përmbushin nëse nuk duan ta shohin Iranin të rifillojë programin e tij bërthamor. Ndërsa vendet evropiane që janë pjesë e marrëveshjes historike kanë kritikuar daljen e SHBA dhe u zotuan të qëndrojnë në marrëveshje, Khamenei argumentoi se fjalët nuk ishin të mjaftueshme dhe se Evropa duhet të denoncojë zyrtarisht vendimin e SHBA në OKB. “Gjatë dy viteve..

Lexone

Trump anulon takimin me Kim Jong-un: I papështatshëm!

Takimi i shumë pritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka dështuar. Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, i cila ka njoftuar anulimin e takimit, i cili do të mbahej në 12 qershor në Singapor. Trump i ka dërguar një letër liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ku i thotë se është e “papërshtatshme” të mbahej samiti i planifikuar historik. Takimi ishte planifikuar muajin e ardhshëm në atë që konsiderohej samit historik diplomatik. Sipas CNN, letra e Trump dërguar Phenianit është bërë publike sot në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë. “Mjerisht, duke u bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, që të zhvillohet ky takim i planifikuar prej kohësh” shkruan Trump. “Prandaj, ju lutem, le të shërbejë kjo letër për të paraqitur se samiti i Singaporit, për të mirën e të dyja palëve, por në dëm të botës, nuk do të ndodhë”. Shkak për ..

Lexone

Avokati i Trumpit “është paguar” nga Ukraina për takime në Shtëpinë e Bardhë

Michael Cohen, avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump ka pranuar një pagesë sekrete rreth 400,000 dollarë për të organizuar bisedimet në mes të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko dhe Trumpit, është bërë e ditur sipas disa burimeve në Kiev, raporton BBC. Pagesa është planifikuar nga ndërmjetësuesit e liderit ukrainas, Petro Poroshenko kanë njoftuar këto burime, ndonëse Cohen nuk ka qenë i regjistruar si përfaqësues për Ukrainën, siç kërkohet me ligjin amerikan. Takimi ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë në qershor të vitit të kaluar. Pak kohë pasi Poroshenko është kthyer në shtëpi, agjencia ukrainase kundërkorrupsionit ka ndalur hetimet për ish-udhëheqësin e fushatës së Trumpit, Paul Manafort. Një zyrtar i inteligjencës ukrainase në administratën e Poroshenkos ka përshkruar se çfarë ka ndodhur para vizitës në Shtëpinë e Bardhë. Cohen është dërguar në takim, pasi lobistët e regjistruar të Ukrainës dhe ambasada ukrainase në Uashington kanë kërkuar më shumë se vetëm një..

Lexone

Hetuesit: Raketa ruse rrëzoi avionin e Malajzisë me 298 pasagjerë

Raketa që rrëzoni një avion të Malajzia Airlines mbi Ukrainën lindore në vitin 2014 i përkiste një brigade ruse. Në këtë konkluzion ka arritur ekipi i hetuesve ndërkombëtarë, i udhëhequr nga holandezët. Ata thanë se raketa erdhi nga një brigadë ruse e vendosur në qytetin e Kurskut. 298 pasagjerë të ndodhur në bordin e Boeing 777 vdiqën kur avioni që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur u shpërbë në mes të ajrit. Ai u godit nga një raketë BUK që u shkarkua nga territori i mbajtur nga rebelët në Ukrainë, por Rusia thotë se asnjë prej armëve të saj nuk është përdorur. Wilbert Paulissen, një zyrtar hollandez nga Ekipi i Përbashkët Hetimor (JIT), u tha gazetarëve: “Të gjitha mjetet në një konvoj që mbante raketën ishin pjesë e forcave të armatosura ruse”. Ai tha se hetuesit kishin gjurmuar konvojin në brigadën 53 të Rusisë. Incidenti ndodhi në kulmin e konfliktit midis trupave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë. Në tetor të vitit 2015, Bordi Hollandez i Sigurisë tha s..

Lexone

Koreja e Veriut hedh në erë tunelet bërthamore para gazetarëve të huaj

Duket se premtimi është bërë realitet: Koreja e Veriut ka njoftuar hedhjen në erë të tuneleve në të vetmin vend të testeve bërthamore, Punggye-ri, si një masë për të ulur tensionet në rajon. Gazetarët e huaj në vendin e testeve bërthamore thanë se ata qenë dëshmitarë të një shpërthimi të madh. Veriu ofroi të shkatërronte këtë zonë në fillim të këtij viti në kuadrin e një ofrimi diplomatik të Koresë së Jugut me SHBA-në. Por shkencëtarët besojnë se pjesërisht ai u shkatërrua pas testit të fundit në shtator të 2017-ës duke u bërë i papërdorshëm. Inspektorët ndërkombëtarë nuk u lejuan të ndjekin çmontimin e vendit të provave bërthamore në veriperëndimin malor të vendit. Një prej gazetarëve të huaj, si pjesë e grupit që ishte ftuar të dëshmonte për ngjarjen, tha, “ Ne u ngjitëm mbi male dhe e pamë shpërthimin nga 500 m largësi. Ata numëruan tre, dy një! Ishte një shpërthim i madh, mund ta ndieje atë. Erdhi pluhuri, erdhi nxehtësia. Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e madhe!”. 24 maj 201..

Lexone

Itali, treni përplaset me kamionin; dy të vdekur e 18 të plagosur

Është dy të vdekur dhe 18 të plagosur bilanci i një incidenti të rëndë të ndodhur të mëkurën në mbrëmje në linjën hekurudhore Torino-Ivrea. Treni rajonal 10027, ka përplasur një kamion transporti, i cili kishte ndaluar mbi binarë në lartësinë e kalimit. Përplasja, e cila ka qenë shumë e fuqishme, ka shkaktuar dëmtimin e disa vagonëve. Viktimat janë makinisti dhe drejtuesi i automjetit. Menjëherë është aktivizuar sinjali i gjendjes së emergjencës dhe në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, karabinierët dhe ekipet e Kryqit të Kuq. Një nga të plagosurit, i cili u nxorr me vështirësi nga rrënojat, ka ndërruar jetë në spital. Një nga vagonët thuajse ka dalë ng shinat dhe ka rënë mbi një shtëpi. Viktimat janë Roberto Madau, makinisti 61-vjeçar i trenit dhe Stefan Aureliana, rumun, 64 vjeç, i cili drejtonte kamionin. Në gjendje të stabilizuar janë për momentin pasagjerët e plagosur, 18 nga 31 personat që ndodheshin në tren. Më rëndë është një grua, një nga punonjëset e trenit, e cila n..

Lexone

Koreja e Veriut e tepron, e quan Mike Pence “budalla”!

Një zyrtare e lartë e Koresë së Veriut e quajti nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, “budalla” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon. Choe Son-hui tha se Phenjani “nuk do ta lusë SHBA-në për dialog” e as “nuk do të përpiqet ta bindë atë të ndjekë bisedimet”. Në ditët e fundit, të dyja palët kanë paralajmëruar se takimi i paraparë për 12 qershor midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit verikorean, Kim Jong-un, mund të shtyhet ose të anulohet. Phenjani tha se do ta rishqyrtojë pjesëmarrjen nëse SHBA këmbëngul që ai të heqë dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme. Choe Son-hui ka qenë e përfshirë në disa ndërveprime diplomatike me SHBA-në gjatë dekadës së fundit. Në një artikull të publikuar në agjencinë verikoreane të lajmeve KCNA, ajo tha se Pence ka bërë “deklarata të shfrenuara dhe të pahijshme” në media në ditët e fundit, përfshirë komentet e tij se Koreja e Veriut “mund të përfundojë si Libia”. Kjo ..

Lexone

Bannon: Luther King krenar për Trump; Vajza e tij: Deklaratë denigruese

Vajza e Martin Luther King nuk e ka pranuar një pretendim të ish-këshilltarit të Trump, Steve Bannon, i cili tha se ikona e të drejtave civile do të kishte qenë “krenar” për Donald Trump. Steve Bannon, ish-strateg i lartë i Presidentit Donald Trump i tha BBC-së se Luther King do të kishte miratuar politikat ekonomike të presidentit amerikan. Bernice King, megjithatë, tha se zoti Bannon ka “rrezikuar dhe gabimisht bashkë-zgjodhi emrin e babait tim”. Në vend të kësaj, ajo tha se babai i saj do të ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga ngjarjet e fundit. Bannon për BBC tha: “Nëse shikoni politikat e Donald Trump, çdokush – Martin Luther King – do të jetë krenar për të, për atë që ai ka bërë, për bashkësinë e njerëzve me ngjyrë dhe hispanikëve.” Ai u sfidua nga Emily Maitlis i BBC, i cili e pyeti: “Mendoni se Martin Luther King do të ishte krenar për Donald Trump?” #SteveBannon has dangerously and erroneously co-opted my father’s name, work and words. Bannon’s assertion that my fa..

Lexone