ShowBiz

Nuk është as Shakira e as Beyoncè, por Eleni nga Shqipëria

Në fund të festivalit muzikor Europian në Lisbonë, nuk mund të mungonte “qershia mbi tortë”: një foto me flamurin e vendlindjes së saj, edhe pse në këtë “Eurovision” përfaqësoi Qipron. Kjo në foto nuk është as Shakira dhe as Beyonce, por Eleni Foureira, vajza me origjinë shqiptare, e cila u rendit në vendin e dytë me 436 pikë.

Ajo ka pozuar me flamurin shqiptar si një divë e vërtetë e muzikës, duke injoruar edhe zërat se u zemërua që Shqipëria nuk i dha pikët maksimale asaj, por Elmal Metës, përfaqësuesit tjetër shqiptar në “Eurosong”, me Italinë.

Mediat greke janë shprehur të pakënaqura me vlerësimin për Shqipërinë, ku e përditshmja “Protothema” shkruan, “Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë, për shkak se ia mori Netta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë”.

Po ashtu thuhet se, gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më..

Loading...

Në fund të festivalit muzikor Europian në Lisbonë, nuk mund të mungonte “qershia mbi tortë”: një foto me flamurin e vendlindjes së saj, edhe pse në këtë “Eurovision” përfaqësoi Qipron. Kjo në foto nuk është as Shakira dhe as Beyonce, por Eleni Foureira, vajza me origjinë shqiptare, e cila u rendit në vendin e dytë me 436 pikë.

Ajo ka pozuar me flamurin shqiptar si një divë e vërtetë e muzikës, duke injoruar edhe zërat se u zemërua që Shqipëria nuk i dha pikët maksimale asaj, por Elmal Metës, përfaqësuesit tjetër shqiptar në “Eurosong”, me Italinë.

Mediat greke janë shprehur të pakënaqura me vlerësimin për Shqipërinë, ku e përditshmja “Protothema” shkruan, “Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë, për shkak se ia mori Netta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë”.

Po ashtu thuhet se, gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende dhe veçanërisht nga Shqipëria.

Para natës finale, Eleni, së bashku me Bushpepën dhe Ermal metën bashkuan duart për të formuar shqiponjën, duke treguar edhe një herë krenarinë e prejardhjes së saj. Qipro i dha këngëtarit tonë Eugent Bushpepa 6 pikë, ndërsa Italia zero pikë.

1 of 9



















13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Nuk është as Shakira e as Beyoncè, por Eleni nga Shqipëria Nuk është as Shakira e as Beyoncè, por Eleni nga ShqipëriaRating: 5.0
To Top