Home / ShowBiz / Ermal Mamaqi falimenton në biznesin e ri, nuk ia del me mblesëritë ‘online’ (Foto)
Auto Draft

Ermal Mamaqi falimenton në biznesin e ri, nuk ia del me mblesëritë ‘online’ (Foto)

Auto Draft

Kjo sepse zhanri i humorit është shumë i pëlqyer dhe masiv për mënyrën se si e tërheq audiencën dhe, e dyta, për veçantinë që ka krijuar Ermali si personazh.

Ai ka zgjedhur të bëjë shpesh naivin, i cili nuk i “kupton” disa gjëra dhe i mëson ato nëpërmjet bashkëbisedimit me të ftuarit. Reagimet dhe batutat e tij në këtë kontekst, pa dyshim që shkaktojnë shumë humor. Kjo gjetje e ka bërë Ermalin personazhin e gjithëpëlqyer, nga fëmijët e deri te të moshuarit, duke zbuluar formulën magjike që, sa më i drejtëpërdrejtë dhe i pakomplikuar të jesh, aq më shumë popullaritet do fitosh.

Por ky është personazhi i Ermal Mamaqit, jo Ermali vetë. Ermal Mamaqi i vërtetë është një njeri me dhunti të lindura si sipërmarrës, serioz dhe tepër inteligjent.

Një nga intervistat më të bukura që ai ka dhënë në televizion dhe ku ndër të rrallat herë nuk bënte humor, ka qenë ajo me Arian Çanin. Ermali tregoi se që i vogël ka dalë të shesë në rrugë në mënyrë që të ndihmojë familjen e tij, të ndihmojë të ëmën që të mos bënte punë të rëndomta në kohën e ndërrimit të sistemeve.

Ky ishte leksioni i parë i jetës; pra duhet të përpiqesh, që t’ia dalësh! Sot, ai së bashku me bashkëshorten Amarda Toska kanë ndërtuar një biznes super të sukesshëm, “Ami Event”. Pak muaj më parë festuan 10-vjetorin e krijimit, gjë që na bën të kthehemi prapa në kohë dhe të kujtojmë se ishin fare të rinj kur e nisën atë punë dhe intuita për zgjedhjen e aktivitetit, vullneti dhe këmbëngulja për t’ia dalë, i dha frytet e veta.

Thonë që Ermali edhe programin e tij “Xing me Ermalin” e ka bërë shumë fitimprurës, duke marrë përqindjet e reklamave të emisionit të tij.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje