Home / ShowBiz / Ermal Mamaqi degjeneron gazetaren…ajo e vë me shpatulla pas murit!
Ermal Mamaqi degjeneron gazetaren...ajo e vë me shpatulla pas murit!

Ermal Mamaqi degjeneron gazetaren…ajo e vë me shpatulla pas murit!

Ermal Mamaqi degjeneron gazetaren...ajo e vë me shpatulla pas murit!
Ermal Mamaqi degjeneron gazetaren…ajo e vë me shpatulla pas murit!

Komediani Ermal Mamaqi ka dalë i pakënaqur ng anjë shkrim që i është bërë në media, dhe fajtorin e ka gjetur tek gazetarja që e ka kontaktuar. Ai ka publikuar foton dhe numrin e telefonit të saj, duke i thënë kolegëve përmes Instagramit, që të kenë kujdes nga gazetarja Kilda.

 “Kini kujdes nga kjo vajzë kolegë…Po të shkruajti sms ose ti flasësh në telefon ta merr bisedën e ta bën lajm. Turp të kesh Kilda,”- ka shkruar Ermali, i cili më pas e ka fshirë postimin, të cilin në fakt vajza gazetare e ka ruajtur dhe e ka postuar në Instagramin e saj.

Ajo punon në Blitz.al dhe ka kërkuar një prononcim të Mamaqit në lidhje me një “thumb” që i hodhi moderatori ‘pikant’ i ekranit, Kelvi Kadilli.

Ditë më parë Kadilli tha se Ermali e kishte imituar në emisionin “Xing me Ermalin” duke bërë pyetjen që Klevi thotë se e ka ‘ekskluzivitet’ “A e bën çiçin në dush?”. Komediani u shpreh se nuk u njihte Kelvin në këtë komunikim me gazetaren. “Kush është ky, nuk e kam idenë”, – ishte përgjigjja që Mamaiq i dha gazetares në bisedën që kanë pasur në Ëhatsapp. E bazuar mbi përgjigjen e tij, gazetarja ka bërë lajmin.

Ajo nuk ka lënë pas edhe një sqarim të gjatë në Instagram, që i vë kapakun gjithë historisë, dhe që ndoshta fsheh edhe vetë arsyen se përse Mamaqi është bërë pishman duke e fshirë postimin. Edhe ai vetë duket e e ka kuptuar se i ka cënuar privatësinë gazetares duke i publikuar numrin.

“Meqë thonë se çudia më e madhe zgjat tre ditë, vendosa të reagoj në ditën e tretë për t’ju bërë të gjithëve të kuptoni se në fakt çudira të tilla zgjasin më shumë.

Kërkova një prononcim me shumë mirësjellje nga Ermal Mamaqi, pasi ma dha e bëra lajmin (në mënyrë shumë etike sigurisht sipas të gjitha rregullave të Gazetarisë), moderatorit nuk i pëlqeu aspak. Në mënyrë hakmarrje vendosi të publikonte foton dhe numrin tim në fun pag-en e tij. Që prej të dielës, telefoni im vazhdon të mos pushojë nga njerëz të ndryshëm.

Vetëm se i kërkova një prononcim u cilësova si joprofesionale por nuk di se si një profesional mund të të publikojë numrin në Instagram dhe akoma nuk di se si një profesional mund të jetë në krye të një portali që në fakt vetëm gazetarë profesional nuk duket se ka.

Siç shoh nuk duhet ta marr si ofendim sepse gazetarët e Ermal Mamaqit (një, ja qameti dy) s’kanë lidhje fare me gazetarinë ndaj dhe ai s’ka etalon matës për të më gjykuar mua.

Më vjen keq që si gazetar që nuk je, disinformove edhe kolegët që të kishin frikë nga unë, shumicën prej të cilëve unë i njoh, i kam intervistuar dhe kanë mbetur të kënaqur, sepse janë profesionalë.

Gjithsesi unë do vazhdoj të të ndjek nga ekrani sepse edhe ndonëse nuk je aspak profesional sepse s’je gazetar, si humorist je i paparë!

Profesionalët nuk hakmerren, madje dhe duartrokasin aty ku duhet. Kam përshtypjen këtu ndahemi ne të dy dhe më mirë kështu…,”-përfundon Kilda në profilin e saj në Instagram, duke publikuar edhe postimin e bërë më herët nga Mamaqi. /Gazeta Express/

 

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje