ShowBiz

Dhuna seksuale, Weinstein dorëzohet në polici

Producenti kinematografik,Harvey Weinstein, është dorëzuar te autoritetet policore për t’iu përgjigjur akuzave mbi përdhunimin e një gruaje dhe se ka detyruar të tjetër të kryejë me të seks oral. Sipas CNN, prokurori i Manhatanit, ka gati për të një akuzë për përdhunim të shkallës së parë dhe të tretë dhe të akteve seksuale të gradës së parë. Weinsiein është nën hetim për akte të ngjashme edhe në Los Anxheles dhe Londër.

Avokati i tij në Nju Jork, Benjamin Brafman, nuk ka dashur as të komentojë e as të konfirmojë nëse klienti i tij ka pasur vërtet qëllim të dorëzohet, duke u kufizuar të deklarojë që Weinstein është në këto momente shumë “i vetmuar dhe i dëshpëruar”.

Akuza kundër producentit, është e lidhur me denoncimin e paraqitur para disa kohësh nga aktorja Lucia Evans, e cila ka treguar për shtypin se është përdhunuar nga Weinstein në 2004-ën.

Weinstein vazhdon të këmbëngulë se nuk ka detyruar ndonjë femër për marrëdhënie intime. Kjo përbën herën e parë që ndaj tij formulohet nj..

Loading...

Producenti kinematografik,Harvey Weinstein, është dorëzuar te autoritetet policore për t’iu përgjigjur akuzave mbi përdhunimin e një gruaje dhe se ka detyruar të tjetër të kryejë me të seks oral. Sipas CNN, prokurori i Manhatanit, ka gati për të një akuzë për përdhunim të shkallës së parë dhe të tretë dhe të akteve seksuale të gradës së parë. Weinsiein është nën hetim për akte të ngjashme edhe në Los Anxheles dhe Londër.

Avokati i tij në Nju Jork, Benjamin Brafman, nuk ka dashur as të komentojë e as të konfirmojë nëse klienti i tij ka pasur vërtet qëllim të dorëzohet, duke u kufizuar të deklarojë që Weinstein është në këto momente shumë “i vetmuar dhe i dëshpëruar”.

Akuza kundër producentit, është e lidhur me denoncimin e paraqitur para disa kohësh nga aktorja Lucia Evans, e cila ka treguar për shtypin se është përdhunuar nga Weinstein në 2004-ën.

Weinstein vazhdon të këmbëngulë se nuk ka detyruar ndonjë femër për marrëdhënie intime. Kjo përbën herën e parë që ndaj tij formulohet një padi, që kur akuzat u shfaqën për herë të parë, duke nxitur që prej asaj kohe lëvizjen “#MeToo”.

25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Dhuna seksuale, Weinstein dorëzohet në polici Dhuna seksuale, Weinstein dorëzohet në policiRating: 5.0
To Top