Home / Shendet / Super hilet në kuzhinë që do t’i nisim t’i bëjmë që sot
Thonë se arkitektët i mbulojnë gabimet e tyre me zbukurime, ndërsa shefat e kuzhinës me majonez. Zbuloni edhe ju disa truke të zgjuara të gatimit, që duhet t’i nisni t’i bëni që sot. Gjella me shumë kripë Nëse keni shtuar shumë kripë në gjellë, mund të shtoni pak oriz në tenxhere. Orizi është një absorbues i mirë i kripës. Patatja gjithashtu është e mirë në këtë rast. Mjafton ta qëroni, lajeni dhe lëreni të ziejë pak minuta në gjellë. Më pas e hiqni mënjanë. Mish i fortë Keni blerë ndonjëherë mish që dukej i mirë por, pasi e keni zier, ishte i vështirë për t’u përtypur? Përdorni limon – E futni mishin në një enë me lëng limoni për 30 minuta. Kur ta gatuani ai do të bëhet më i butë. Në vend të limonit mund të përdorni edhe uthull molle. Gjalp i shkrirë Nëse doni të shkrini gjalpin sa më shpejtë, por nuk doni të përdorni tigan, mund të përdorni këtë truk. Vendosni një gotë me ujë në mikrovalë dhe lëreni për pak minuta. Më pas e derdhi ujin dhe gotën e vendosni sipër gjalpit. Ai do ..

Super hilet në kuzhinë që do t’i nisim t’i bëjmë që sot

Thonë se arkitektët i mbulojnë gabimet e tyre me zbukurime, ndërsa shefat e kuzhinës me majonez. Zbuloni edhe ju disa truke të zgjuara të gatimit, që duhet t’i nisni t’i bëni që sot.

Gjella me shumë kripë

Nëse keni shtuar shumë kripë në gjellë, mund të shtoni pak oriz në tenxhere. Orizi është një absorbues i mirë i kripës. Patatja gjithashtu është e mirë në këtë rast. Mjafton ta qëroni, lajeni dhe lëreni të ziejë pak minuta në gjellë. Më pas e hiqni mënjanë.

Mish i fortë

Keni blerë ndonjëherë mish që dukej i mirë por, pasi e keni zier, ishte i vështirë për t’u përtypur? Përdorni limon E futni mishin në një enë me lëng limoni për 30 minuta. Kur ta gatuani ai do të bëhet më i butë. Në vend të limonit mund të përdorni edhe uthull molle.

Gjalp i shkrirë

Nëse doni të shkrini gjalpin sa më shpejtë, por nuk doni të përdorni tigan, mund të përdorni këtë truk. Vendosni një gotë me ujë në mikrovalë dhe lëreni për pak minuta. Më pas e derdhi ujin dhe gotën e vendosni sipër gjalpit. Ai do të fillojë të shkrijë menjëherë dhe do ta keni gati për të lyer bukën me të.

Pica e mbetur

Nëse ju ka mbetur picë nga mbrëmja e djeshme mos e ngrohni në mikrovalë, por në një tigan. Vetëm kështu ajo do të ruajë shijen dhe mbi të gjitha erën.

Si ta ruani djathin mos të prishet

Që djathi të qëndrojë sa më i freskët, mbajeni në një letër, në vend të qeses plastike të kuzhinës.

Si t’i lani tenxheret?

Që t’i lani tenxheret sa më mirë, hidhni 2-3 lugë gjelle sodë buke, vëreni në zjarr dhe lëreni ujin të vlojë. Më pas i fërkoni shumë lehtë.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje