Home / Shendet / Shtohen rastet me ankth tek shqiptarët, mjekët: Shkak edhe temperaturat e larta

Shtohen rastet me ankth tek shqiptarët, mjekët: Shkak edhe temperaturat e larta

Emanuel Smaka

Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm edhe numrin e pacientëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor, kryesisht gjendje të ankthit. Kjo është reflektuar me kërkesa të shtuara për vizita mjekësore. Arjana Rreli, mjeke psikiatre pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Tiranë, tregon se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes rritjes së temperaturave dhe numrit të pacientëve.

“Gjatë verës ne përballemi me rreth 30 pacientë në ditë që kërkojnë shërbim mjekësor, ndërkohë që në ditë të zakonshme, gjatë stinëve të tjera, numri mesatar varion nga 15 deri në 20 pacientë. Rritja e temperaturave sigurisht e ka agravuar situatën. Grupmosha më e prekur nga probleme të ankthit është nga 20 deri në 45 vjeç, ndërsa gjinia femërore përbën numrin më të lartë të pacientëve”, shpjegon mjekja Rreli.

“Një rritje e tillë është vërejtur gjatë stinës së nxehtë sidomos 3 vitet e fundit”, thotë mjekja. Sipas saj, truri gjendet i papërgatitur përballë temperaturave shumë të larta, ndërsa jep këshilla si duhet të mbrohen, veçanërisht ata që kanë pasur situata të mëparshme me probleme të shëndetit mendor.

“Në këtë periudhë duhen shmangur qëndrimi jashtë, sidomos në mesditë. Oraret më të mira që ne rekomandojmë janë nga ora 6 deri në orën 10 të mëngjesit, si dhe pas orës 18 të pasdites. Ky është edhe orari më i mirë për të ndihmuar në shkarkimin e gjendjes së ankthit përmes aktivitetit fizik. Duhet thënë se vite më parë, ne kemi pasur pranverën dhe vjeshtën dy sezone të pikut të vizitave, ndërkohë që ka 3 vite që rritja më e lartë shënohet në verë. Temperaturat e larta janë edhe sinjale alarmi për sistemin nervor”, përfundon mjekja psikiatre Arjana Rreli.

Sipas mjekëve, të rinjtë dhe të moshuarit janë më të predispozuar të shfaqin probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që statistikat e sakta mungojnë, kjo për shkak se një pjesë refuzojnë t’i trajtojnë problemet e tyre. / Pro Pacientit

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje