Shendet

Shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me sheqer

Shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me sheqer
Loading...

Nuk është sekret se sheqeri gjendet në thuajse çdo gjë që e konsumoni, bile edhe në ato ushqime që fare se prisni.

Gjithashtu nuk është sekret se konsumimi i sheqerit është duke u bërë problem serioz që mund të shpijë në probleme shëndetësore si diabeti dhe sëmundjet e zemrës, transmeton Telegrafi.

Shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me sheqer

Shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me sheqer

Duke e pasur këtë parasysh, është e rëndësishme që të kemi kujdes me sasinë e sheqerit që e konsumojmë.

Por, si ta dini se jeni duke e tepruar me këtë substancë? Epo, shikoni këto shenja!

Keni nevojë për sheqer… shumë sheqer

Besojeni ose jo, faktikisht është e mundshme të vareni nga sheqeri. Dhe, sipas ekspertëve shëndetësorë, aq më shumë që hani sheqer, aq më shumë apetit zhvilloni për të.

Pra kur e gjeni veten duke dëshiruar vazhdimisht të hani diçka të ëmbël, mos e shmangni këtë dëshirë por shiheni si mundësi që dëshirat tuaja mund të jenë shenjë e një problemi më të madh.

Keni shtuar peshë

Ndoshta e keni vërejtur se kohëve të fundit keni shtuar peshë por nuk po e dini arsyen përse. Arsyeja për këtë mund të jetë se gjërat e ëmbla të cilat përmbajnë shumë sheqer nuk mjaftojnë për t’ju ngopur, prandaj edhe ju nxisin të hani më shumë.

Simptoma tjera përfshijnë ndryshimin e disponimit, shëndetin e keq të lëkurës, mungesën e energjisë, etj.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me sheqer Shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me sheqerRating: 5.0
To Top