Home / Shendet / Rregullat për të mbrojtur kockat tuaja nga frakturat

Rregullat për të mbrojtur kockat tuaja nga frakturat

Shëndeti – Ekspertët e huaj të ortopedisë dhe të traumatologjisë japin këshillat e tyre për të mbrojtur kockat tuaja. Dieta, sporti, dielli dhe vitamina D janë aleatët kundër thyerjeve prej osteoporozës dhe dobësisë

Ushqyerja e kockave me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime fizike të rregullta, duke përfshirë edhe kërcimin, është një gjë shumë e rëndësishme për jetën tuaj të ardhshme, në kohën kur nuk do të jeni edhe aq të fuqishëm si dikur. Ju duhet të kontrolloni nivelin e vitaminës D dhe ta merrni atë duke qëndruar në diell; mos pini cigare, reduktoni alkoolin dhe bëni analizat e duhura për shëndetin tuaj; shmangni rëniet në tokë dhe mos vishni këpucë me taka. Ekspertët e Siot, të shoqërisë italiane të ortopedisë dhe traumatologjisë të mbledhur në një kongres në Romë, kanë rekomanduar disa këshilla kundër frakturave dhe dobësisë së kockave. Kjo është një lloj epidemie në rritje, e cila godet si meshkujt ashtu edhe femrat, kryesisht të moshës mesatare dhe asaj të tretë.

1) Dieta e ekuilibruar

Një ushqyerje e plotë me proteina, fibra, fruta, kalcium dhe vitaminë D është e rëndësishme për gjendjen e shëndetit të kockave. Kalciumi, thonë ekspertët, gjendet te qumështi dhe te frutat e freskëta, ndërkohë që vitamina D është e pranishme te peshqit, si te salmoni ashtu edhe toni. Po kështu, kjo dietë e plotë duhet të përfshijë edhe vitaminën K, B12 dhe C.

2) Sporti

Edhe ushtrimet fizike janë të rëndësishme për çdo moshë. Ortopedët këshillojnë të bëni sport të paktën tri herë në javë, sidomos aerobi, duke përjashtuar çdo aktivitet që rëndon fizikun tuaj, por edhe vrapin. Ideal është noti, por edhe kërcimi.

3) Dielli

Ekspozimi në diell është i nevojshëm për shëndetin e kockave. Për të mundësuar marrjen e një sasie të mjaftueshme të vitaminës D është e nevojshme të ekspozoheni të paktën 10-20 minuta në ditë, prioritet duhet t’u jepni kryesisht duarve dhe fytyrës. Koha më e mirë për një “banjë” diellore është mes orës 12:00-13:00, kur rrezet janë pingul me sipërfaqen e tokës (në këtë periudhë nuk janë të dëmshme).

4) Mos pini cigare

Braktisni pirjen e cigareve, theksojnë ortopedët. Kanë shumë efekte të dëmshme mbi organizmin tonë, përfshirë edhe kockat.

5) Sa më pak alkool

Konsumi i alkoolit duhet të jetë i kontrolluar. Pirja e dy apo tri gotave verë në ditë nuk ka efekte negative te kockat, përkundrazi është vërejtur se kjo gjë ndihmon në mbajtjen e kockave në mënyrën e duhur.

6) Bëni kujdes me shëndetin në përgjithësi

Shumë patologji kanë një efekt të tërthortë mbi kockat. Rastet e osteoporozës vërehen më shumë te të moshuarit. Ndaj parandaloni fillimin e sëmundjeve të tilla si diabeti, problemet me veshkat apo sëmundje të tjera në tërësi.

7) Roli i vitaminës D

Nivelet e saj duhet të mbahen të larta. Nëse ju shfaqen vlera të ulëta të vitaminës D, është e nevojshme që bashkë me stilin e duhur të jetës dhe të dietës duhet të merrni edhe disa ilaçe të posaçme.

8) Rëniet

Një e treta e njerëzve mbi 65 vjeç rrëzohet çdo vit dhe një e dhjeta e tyre pëson thyerje të femurit. Rëniet vinë si pasojë e mosshikimit të qartë, prezencës së problemeve me veshkat, stilit të jetës, tensionit, si dhe padyshim prej pengesave të mundshme në rrugë apo në vendet ku shkelin dhe kalojnë.

9) Bëni analizat e duhura

Ekspertët e Siot ju rikujtojnë të bëni analizat e duhura në rast se vuani nga osteoporoza ose nëse keni pësuar një thyerje të kockave, për të shmangur ngjarje të reja: bëni analizat e gjakut për të parandaluar një osteoporozë të dytë.

10) Adaptoni kurat e përshtatshme

Filloni të vazhdoni një terapi farmakologjike të përshtatshme. Duhet të gjeni specialistin e duhur dhe të ndiqni me korrektësi këshillat e tij.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje