Home / Shendet / Pasojat shëndetësore të duhanpirjes, testet dhe ekzaminimet
Dr. Elona HilaDuhanpirja është një fenomen shumë i shpeshtë. Pothuaj se të gjithë duhanpirësit pyesin veten se çfarë pasojash ka sjellë në shëndetin e tyre duhanpirja për shumë vite. Ka shumë persona që kanë frike të kontrollohen për arsye të frikës nga rezultatet.A është e nevojshme të kontrollohen duhanpirësit? Çfarë ekzaminimesh mund të kryhen?Duhani ka mbi 40 substanca kimike që lidhen me çrregullime të AND-së të qelizave dhe sjellin si pasojë kancer pulmonar dhe kancer të kavitetit oral.Duhani lidhet edhe me probleme kardiake, si hipertensioni, sëmundje akute koronare.Duhet marrë në konsideratë edhe duhanpirja pasive që ka pothuajse të njëjtat rreziqe për shëndetin, sikurse duhanpirja aktive.Gjithashtu edhe mosha e nisjes së duhanit, numri i cigareve të para në ditë, kanë rëndësi të veçantë në sëmundshmërinë e lidhur me duhanpirjen.A ka teste ose ekzaminime që përjashtojnë 100% mundësinë e dëmeve nga duhani?Në fakt çdo ditë flitet për dëmet që shkakton duhani, por ..

Pasojat shëndetësore të duhanpirjes, testet dhe ekzaminimet

Dr. Elona Hila

Duhanpirja është një fenomen shumë i shpeshtë. Pothuaj se të gjithë duhanpirësit pyesin veten se çfarë pasojash ka sjellë në shëndetin e tyre duhanpirja për shumë vite. Ka shumë persona që kanë frike të kontrollohen për arsye të frikës nga rezultatet.

A është e nevojshme të kontrollohen duhanpirësit? Çfarë ekzaminimesh mund të kryhen?

Duhani ka mbi 40 substanca kimike që lidhen me çrregullime të AND-së të qelizave dhe sjellin si pasojë kancer pulmonar dhe kancer të kavitetit oral.

Duhani lidhet edhe me probleme kardiake, si hipertensioni, sëmundje akute koronare.

Duhet marrë në konsideratë edhe duhanpirja pasive që ka pothuajse të njëjtat rreziqe për shëndetin, sikurse duhanpirja aktive.

Gjithashtu edhe mosha e nisjes së duhanit, numri i cigareve të para në ditë, kanë rëndësi të veçantë në sëmundshmërinë e lidhur me duhanpirjen.

A ka teste ose ekzaminime që përjashtojnë 100% mundësinë e dëmeve nga duhani?

Në fakt çdo ditë flitet për dëmet që shkakton duhani, por përsëri numri i duhanpirësve rritet, sidomos te femrat.

Në veçanti periudha e shtatzënisë dhe e laktacionit është një periudhë ku dëmi shkaktohet jo vetëm te nëna, por edhe te foshnja. Foshnja të lindur nga nëna duhanpirëse kanë risk të rritur për azëm bronkiale.

Nuk ekziston asnjë test ose ekzaminim që të përjashtojë totalisht rrezikun nga sëmundje që lidhen direkt me duhanpirjen, por ka disa ekzaminime që mund të ndihmojnë.

Një kontroll vjetor te mjeku kardiolog mund të evidentojë në kohë sëmundje kardiake, si hipertensioni, sëmundje akute koronare ku duhani është faktor i njohur rreziku.

Një vlerësim radiologjik pulmonar (grafi, skaner) jep një vlerësim makro për dëme të shkaktuara nga duhani. Po a do të thotë që një grafi ose skaner pulmonar përjashton përfundimisht rrezikun?! Në një përqindje të madhe Po, por sigurisht që nuk mund të evidentohen dëmtimet qelizore dhe për më tepër gjithmonë duhet insistuar në lënien e duhanit dhe jo kjo të merret si një vlerësim pozitiv dhe të vazhdohet duhanpirja.

Tjetër test është spirometria/provat funksionale respiratore.

Ky test është për të kuptuar dëmtimin funksional të pulmonit. Duke qenë se duhani është shkaktari kryesor i SPOK/Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike, ky test i thjeshtë arrin të vlerësojë nëse ka filluar kjo sëmundje, si dhe trajtimin dhe menaxhimin në faza më të hershme, gjë që lidhet me prognozë më të mirë.

Duhanpirja lidhet shpesh me kancerin e gjuhës, faringut, lëkurës, kështu që përveç higjienës orale të rregullt, duhet kontrolluar shpesh kaviteti oral dhe i duhet dhënë shumë rëndësi çdo dhënje si ulçera orale që nuk mbyllen, lezione të ndryshme, ngjirje zëri kronike etj.

Kuptohet që kontrollet duhet të jenë më të shpeshta në moshë të avancuar, në persona me histori familjare për sëmundje malinje, në persona që vuajnë edhe nga patologji të tjera kronike (sëmundje kardiake, hipertensioni, sëmundje renale e hepatike kronike, diabet), konsumues alkooli ose substancash narkotike.

Nëse pyesim akoma: a duhen bërë kontrolle te duhanpirësit? Përgjigjja është sigurisht që po. Por si çdo gjë në natyrë edhe shëndeti dhe sëmundshmëria janë në dinamikë dhe një kontroll normal në asnjë mënyrë nuk duhet marrë si vlerësim për vazhdimin e duhanit.

Në fakt duhet marrë si hapi i parë për një proces të lënies së duhanit të suksesshëm.

Dhe duhet kujtuar që shumë nga efektet e duhanit janë afatgjata në vite dhe duhen shumë vite që rreziku i sëmundjeve të ndryshme të barazohet me atë të individëve jo-duhanpirës.

Dhe së fundi, ftoj gjithë duhanpirësit të marrin në konsideratë serioze lënien e duhanit si një dhuratë të bërë vetvetes për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme!/ Shendeti.com.al

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje