Shendet

Keni dhimbje gjunjësh? Është e nevojshme të humbisni peshë

Shëndeti – Dhimbja e gjunjëve, e cila nuk kalon kurrë, limiton veprimet më të vogla të jetës së përditshme. Si mund të mos vuani më nga një bezdisje e tillë? Zgjidhja reale nuk fshihet pas ilaçeve dhe lidhet shumë me obezitetin

Dhimbja e gjunjëve, e cila nuk kalon kurrë, limiton veprimet më të vogla të jetës së përditshme. Si mund të mos vuani më nga një bezdisje e tillë, së cilës nuk i jepet zgjidhje as me ilaçe kundër dhimbjes?

E thjeshtë, mjafton të humbisni kilet e tepërta. Këtë e konfirmon një studim i prezantuar këto ditë në kongresin e radiologëve amerikanë të organizuar nga “Radiological Society of North America”. Personat mbipeshë ose obezë, të cilët ulin peshën e tyre, zvogëlojnë shpejtësinë e degjenerimit të kërcit të gjurit. Rezultati? Më pak dhimbje dhe më shumë lehtësi në lëvizje.

Mjekët e quajnë osteoartrit. Është një nga shkaqet më të zakonshme të shqetësimeve e të dhimbjeve në gjunjë, e cila godet rreth 10% të popullsisë së rritur dhe 50% të personave, të cilët kanë..

Loading...

Shëndeti – Dhimbja e gjunjëve, e cila nuk kalon kurrë, limiton veprimet më të vogla të jetës së përditshme. Si mund të mos vuani më nga një bezdisje e tillë? Zgjidhja reale nuk fshihet pas ilaçeve dhe lidhet shumë me obezitetin








Dhimbja e gjunjëve, e cila nuk kalon kurrë, limiton veprimet më të vogla të jetës së përditshme. Si mund të mos vuani më nga një bezdisje e tillë, së cilës nuk i jepet zgjidhje as me ilaçe kundër dhimbjes?

E thjeshtë, mjafton të humbisni kilet e tepërta. Këtë e konfirmon një studim i prezantuar këto ditë në kongresin e radiologëve amerikanë të organizuar nga “Radiological Society of North America”. Personat mbipeshë ose obezë, të cilët ulin peshën e tyre, zvogëlojnë shpejtësinë e degjenerimit të kërcit të gjurit. Rezultati? Më pak dhimbje dhe më shumë lehtësi në lëvizje.

Mjekët e quajnë osteoartrit. Është një nga shkaqet më të zakonshme të shqetësimeve e të dhimbjeve në gjunjë, e cila godet rreth 10% të popullsisë së rritur dhe 50% të personave, të cilët kanë kaluar moshën 60 vjeç.

Vendi më i prekur është gjuri: kërci konsumohet dhe dalëngadalë zhduket komplet. Ndërsa dhimbja me kalimin e kohës bëhet edhe më e fortë.

Si mund të ndërhyni apo të shmangni këtë të keqe? Ilaçet janë të shumta, por një në veçanti është ai i cili mund të bëjë ndryshimin.

Obeziteti është një nga faktorët e rrezikut kryesor për zhvillimin e osteoartritit. Pra, të humburit peshë nuk rinon vetëm sistemin kardiovaskular, por edhe nyjat.

Studimet e mëparshme për këtë çështje nuk kanë munguar, por ky i fundit i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, vë të zezën mbi të bardhë, sepse dobësimi është thelbësor edhe për shëndetin e gjunjëve.

Autorët e analizave kanë ndarë një grup prej 600 personash mbipeshë dhe obezë në tre nëngrupe: i pari iu nënshtrua një diete për të ulur kilet e tepërta; i dyti, një regjimi ushqimor shumë të vështirë, i cili synonte heqjen e më shumë se 10% të peshës; grupit të tretë iu tha të qëndronin aq sa ishin ose të shtonin edhe më shumë.

Nga analizat e kryera të gjurit përmes rezonancës magnetike, doli se në grupin me humbje më të madhe të peshës trupore, u regjistrua një shpejtësi e shkatërrimit të kërcit, më e ulët sesa ajo e grupeve të tjera. Jo vetëm kaq, të ndjekur për katër vjet rresht, numri i individëve të grupit të dytë me zhvillim të osteoartritit, ishte dukshëm më i ulët sesa ai i pjesëmarrësve të tjerë në studim.

Ja përse, thonë studiuesit, është e rëndësishme që bashkë me trajtimet e mundshme farmakologjike, të humbisni edhe në peshë, në mënyrë që të shmangni sa më shpejt dhimbjen në gjunjë.

Defektet e lindura të gjurit

Në disa raste mund të jenë dhe sëmundje të formacioneve, të cilat e rrethojnë gjurin. Me dhimbje të gjurit paraqiten të dy sekset dhe të gjitha moshat. Në rast se dhimbjet kanë origjinë traumatike, janë më të shpeshta te meshkujt dhe kryesisht moshat aktive, 20-40 vjeç.

Por traumat hasen jo pak edhe në moshat më të vogla. Te seksi femër, shkaku traumatik i dhimbjeve të gjurit është më i rrallë. Në këtë rast janë sëmundjet e tjera dhe kryesisht ato reumatizmale. Të sëmurët paraqiten te mjeku për arsye të dhimbjeve dhe vështirësisë së lëvizjeve të gjurit.

Në rastin e traumave të gjurit, dhimbjet ndihen kur gjuri preket ose lëndohet, ose dhe kur nuk preket ose nuk lëndohet.

Trajtimi

Në rastet kur pacienti ka pësuar një traumë të vogël dhe nuk vëren ndryshime lokale, atëherë mirë është të aplikojë të ftohta lokalisht, të qëndrojë për periudhë të shkurtër në regjim shtrati dhe të marrë medikamente për dhimbjen në rast se ajo është e fortë.

Në qoftë se gjuri po ënjtet ose pacienti nuk është në gjendje të ecë, duhet menjëherë të paraqitet te specialisti, ku do t’i nënshtrohet kontrollit grafik dhe vizitës së mjekut. Pas ekzaminimeve, do të përcaktohet diagnoza dhe mjekimi.

N.A

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Keni dhimbje gjunjësh? Është e nevojshme të humbisni peshë Keni dhimbje gjunjësh? Është e nevojshme të humbisni peshëRating: 5.0
To Top