Shendet

Feston 129 vjetorin, gruaja më e vjetër në botë: Jetëgjatësia, ndëshkim nga Zoti

Loading...

Një grua ruse, e konsideruar si personi më i vjetër në botë, ka festuar ditëlindjen e saj të 129-të, por do të donte të vdiste më e re. Koku Istambulova thotë se nuk ka kaluar asnjë ditë të lumtur në jetën e saj dhe nuk e ka idenë si ka mundur të jetojë aq gjatë, duke jetuar më gjatë se edhe fëmijët. Pasaporta e saj shkruan se ajo ka lindur në 1 qershor 1889.

Ndryshe nga njëqindvjeçarët e tjerë që si sekret jetëgjatësie konsiderojnë ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik, Koku thotë se ka qenë vullneti i Zotit që ajo ka jetuar aq gjatë.

“Është vullneti i Zotit, unë nuk kam bërë asgjë. Kam dëgjuar që njerëzit që jetojnë gjatë janë marrë me sport dhe kanë ngrënë ushqime të shëndetshme, por unë nuk kam bërë asgjë nga këto. Unë thjesht kam bërë punë të rënda, jam lodhur nga jeta. Jetëgjatësia nuk është dhuratë e Zotit për mua, është ndëshkim”, shprehet 129-vjeçarja, e cila ka nisur të ketë shumë probleme me shikimin.

Gjatë jetës së saj, Koku ka humbur shumë fëmijë, përfshirë një djalë 6-vjeçar. Vajza e fundit që i kishte mbetur vdiq 5 vite më parë, në moshën 104-vjeçare.

Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Feston 129 vjetorin, gruaja më e vjetër në botë: Jetëgjatësia, ndëshkim nga Zoti Feston 129 vjetorin, gruaja më e vjetër në botë: Jetëgjatësia, ndëshkim nga ZotiRating: 5.0
To Top