Home / Shendet / Debate për radhën tek mjeku, 1 ortoped ambulator mbulon gjithë Tiranën

Debate për radhën tek mjeku, 1 ortoped ambulator mbulon gjithë Tiranën

Emanuel Smaka

Debatet për shkak të mos respektimit të radhës janë të shpeshta mes pacientëve në poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3 në Tiranë. I fundit ndodhi vetëm 1 ditë më parë në këtë institucion gjatë pritjes për vizitë pranë mjekut ortoped. Skena njëkohësisht u kthye në shqetësim edhe për pacientët e tjerë që prisnin në dyert e poliklinikës. Por drejtoresha e kësaj qendre shëndetësore Benereta Hoxha argumenton se pacientët ose nuk e respektojnë sistemin e referimit, ose sistemi elektronik nuk është implementuar akoma në zonat e tyre. Një tjetër arsye sipas saj është se pranë kësaj qendre shëndetësore ofron shërbim mjekësor mjeku i vetëm ortoped i shërbimit ambulator në Tiranë.

“Na ndodh çdo ditë që për vizita na vijnë edhe pacientë nga zona përreth Tiranës, ku nuk është futur akoma sistemi elektronik i referimit. Pavarësisht radhëve që janë të planifikuara prej javësh, çdo ditë paraqiten edhe pacientë të tjerë që marrin rekomandime pa u futur në sistem dhe ne na krijojnë probleme, sidomos këta që janë të paregjistruar në sistemin elektronik të referimit. Ka pacientë që gjejnë hapësira të shkurtra kohore dhe futen pa radhë tek mjeku. Për këta shpërndahen 20 numra në ditë. Ata pacientë vizitohen sipas numrave pasi kane kryer viziten të tjerët qe jane te planifikuar.

Por kjo sigurisht krijon pakënaqësi tek pacientët e tjerë që mund të kenë shumë orë në pritje. Mjeku ortoped i poliklinikës tonë kryen 40 vizita në ditë. Është një fluks i jashtëzakonshëm për mjekun. Ka vetëm 1 ortoped ambulator për të gjithë Tiranën. Asnjëra prej poliklinikave tjera të specialiteteve në Tiranë nuk ka ortoped. Ortopedi ynë mbulon gjithë shërbimin ambulator të ortopedisë në Tiranë”, thotë mjekja Hoxha.

Krahas kësaj, informimi i pacientëve për poliklinikën e specialiteteve përkatëse ku ata kanë të drejtë të marrin shërbim mjekësor, shihet si sfidë nga mjekja Hoxha.

“Një tjetër arsye pse debatet dhe mos respektimi i radhëve ndodh, është se pacientët nuk kanë të qartë ndarjen e qendrave shëndetësore, pra tek cila qendër duhet të drejtohen në bazë të zonës ku jetojnë. Poliklinikat e specialiteteve janë të ndara në bazë të zonave dhe ne jemi të detyruar të zbatojmë sistemin. Janë gjëra për të cilat njerëzit duhet të sqarohen duke u konsultuar fillimisht me mjekun e familjes. Informimi është shumë i rëndësishëm për të mos krijuar probleme. Nëse pacienti është i sqaruar se ku duhet të drejtohet (të ketë të qartë zonën e mbulimit), të respektojë radhën, të vijë në orën dhe datën që i është caktuar vizita, nuk do të ketë radhë të gjata, vizita do të kryhet sic duhet dhe mjeku do punojë i qetë duke i dhënë shërbimin e duhur e në kohë pacientit”, përfundon drejtoresha e qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Benereta Hoxha.

Poliklinika e specialiteteve Nr.3 është institucioni më i madh ambulator në Tiranë duke bërë që edhe kërkesat për vizita në këtë qendër të jetë i lartë./ ProPacientit.com

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje