Opinion

KU ËSHTË E GABUAR QË KËRKOHET ”KORRIGJIM”?!

ARBEN MANAJ

Kjo historia e “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, automatikisht më kujton pak a shumë, atë që thoshte Shekspiri se; “gënjeshtra ka shtatë variante, kurse e vërteta një”.

Dhe të vërtetën, në këtë mesele, më mirë se shumë nga ne te tjerët, të mbajtur qëllimisht në errësirë, e dinë Vuçiç dhe Thaçi.

Dua të besoj se deri më tani jemi në terrenin e gënjeshtrës, pasi e vërteta do dal, pak më vonë.

Nisur nga qëndrimi serb, kemi të bëjmë me një vuk (ose ujk) të shndërruar në qengj dhe një “gjarpër”, që pretendon se ka vetëm një kokë që duket, si dhe një tjetër, rezervë apo Plan B.

Premisë publike e këtij shkrimi është hipotetizmi, pasi realisht besoj frikshëm, në një skenar më ogurzi.

Hipotetikisht, nga ç’dëgjojmë, Thaçi kërkon të korrigjojë kufirin lindor, pra të marrë Preshevën, Medvegjën e Bujanocin nga Serbia, e cila çuditërisht, qenka bërë dorëlëshuar dhe e gatshme, sepse siç thuhet, edhe naivisht dhe delirisht në egzibicione konspiracionistësh, na paska fr..

Loading...

Arben Manaj

Arben Manaj

ARBEN MANAJ

Kjo historia e “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, automatikisht më kujton pak a shumë, atë që thoshte Shekspiri se; “gënjeshtra ka shtatë variante, kurse e vërteta një”.

Dhe të vërtetën, në këtë mesele, më mirë se shumë nga ne te tjerët, të mbajtur qëllimisht në errësirë, e dinë Vuçiç dhe Thaçi.

Dua të besoj se deri më tani jemi në terrenin e gënjeshtrës, pasi e vërteta do dal, pak më vonë.

Nisur nga qëndrimi serb, kemi të bëjmë me një vuk (ose ujk) të shndërruar në qengj dhe një “gjarpër”, që pretendon se ka vetëm një kokë që duket, si dhe një tjetër, rezervë apo Plan B.

Premisë publike e këtij shkrimi është hipotetizmi, pasi realisht besoj frikshëm, në një skenar më ogurzi.

Hipotetikisht, nga ç’dëgjojmë, Thaçi kërkon të korrigjojë kufirin lindor, pra të marrë Preshevën, Medvegjën e Bujanocin nga Serbia, e cila çuditërisht, qenka bërë dorëlëshuar dhe e gatshme, sepse siç thuhet, edhe naivisht dhe delirisht në egzibicione konspiracionistësh, na paska frikë se mund të shpërbëhet, meqë paska edhe Vojvodinë në këtë mes!!

Ende nuk ka ndonjë trazirë të raportuar në Vojvodinë, mesa dihet.

Pra, Serbia qenka bërë si pulë e lagur, kur për Kosovën, praktikisht, ajo bëri të parën luftë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, për të humbur Kosovën që ende nuk e pranon dhe nuk e njeh si të pavarur, dhe që çuditërisht, në një ditë të bukur, pa pritur e pa kujtuar mezi ç’pret që të japë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanvocin.

Për psikikën serbe, siç e njohim, kjo është e papranueshme, ose Vuçiç ka luajtur mendsh. Nuk e besoj, këtë të fundit.

Serbët kanë kërkuar historikisht që Kosova për t’u njohur ndërkombëtarisht të lëshojë diçka.

Dhe për oreksin serb, ajo diçkaja, padyshim, është veriu i Kosovës, dhe mbi të gjitha, Trepça, për arsyet që dihen.

Nëse merret kjo, pra Trepça, pa lëshuar gjë në Luginën e Preshevës, për Beogradin është bonus. Nëse si shkëmbim edhe mund të çedojnë për atë rajon, duke kërkuar sa më shumë të drejta për çdo serb të mbetur pas, ose shqiptar që ka frikë të thotë se është i tillë, nëse ka.

E vërtete a madhe është se Serbia, doli e humbur nga lufta, të cilën e fitoj bota në emër të Kosovës.

Por ka rrjedhur shumë ujë që nga ajo kohë, ndërkohë që nuk ka ndryshuar nderi i nëpërkëmbur serb, që do të dalë nga kjo histori, jo aq sa në atë shprehjen, “i dhjerë, por krenar”, por për të kafshuar sa të mundë dhe ku të mundë, idealisht, aty ku vlen Kosova më shumë për ta, siç rrodhen punët pas ndërhyrjes së NATO-s, tek Trepça, më së shumti.

Që nga mbarimi i luftës, koha ka bërë të vetën dhe ata që kanë drejtuar Kosovën kanë bërë, po të vetën, e për veten e tyre.

Janë korruptuar dhe kanë plaçkitur sa kanë mundur, majtas, në qendër dhe djathtas, duke u toleruar nga ata që duan t’i përdorin në një moment adekuat, dhe duket se ky moment nuk është larg.

Kanë fjetur mbi dafina dhe kanë menduar se mbështetja perëndimore, sidomos ajo amerikane, do jetë e përjetshme, dhe e kanë ata në dorë punën e Kosovës.

Apo se ariu rus, nuk ka për ta ngritur kokën pas plagëve të marra nga shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik, dhe se gjëja e fundit në prioritetet ruse, do ishte Serbia dhe marrëdhënia e saj me Kosovën. Të gjitha këto kanë pasur metamorfozën e vetë, më së shumti, në dëm të Kosovës.

Në futboll, jo më kot thonë se po nuk shënove do të shënojnë. E njëjta gjë po ndodh fatkeqësisht me Kosovën.

Serbia nuk është gjunjëzuar, përkundrazi, është rrëzuar nga ringritja e madhe e Putinit dhe zëvendësimi në krye të Shtëpisë së Bardhë i presidentëve pro-shqiptarë.

Trumpit, siç rezulton, nuk i intereson Evropa, aq më pak, Kosova. Në një moskonvenim fatkeq për “Çështjen e Kosovës”, ai se ka për gjë edhe të minojë aleancën më të madhe ushtarake pro-shqiptare dhe pro të drejtës historike dhe morale, si NATO-n, pavarësisht nga disa të vërteta brenda aleancës, si ajo e kuotave të kontributeve, që mund të korrigjohen jo publikisht, duke trimëruar kështu, Putinin për arsye që ai i di më mirë se të tjerët, gjithmonë, deri më tani.

Ky fakt, kam frikë, se ka bërë që të dobëtit tanë ta hedhin vallen, deri në shkëmbim territoresh, që t’i shpëtojnë ndonjë Tribunali, sakaq, vërsniku i tij serb, që luan në transfertë, të bëhet Zotni, e të na japë gjithçka në Luginën e Preshëvës, pa kërkuar kurrë gjë publikisht, si pjesë e negociatave, në këmbim, gjithmonë e them, deri më tani.

Kjo si logjikë, nuk shkon, as edhe sikur hipotetikisht, serbët të duan më shumë avantazhe në rrugën e integrimit evropian.

Në rast se serbëve u konventonte dhe u interesonte më shumë Evropa, dhe po ta dinin se kishin humbur mbështetjen ruse, do e kishin njohur Kosovën, menjëherë, dhe nuk do riskonin te humbnin edhe Luginën e Preshevës, gjithmonë, pa kërkuar brenda mureve të mbyllura, veriun e Kosovës dhe zonën e Trepçës.

Por, edhe ne rastin fatkeq që shqiptarët të rezultojnë se e kanë humbur mbështetjen amerikane, do duhet të gjejnë mënyra për të tejkaluar dhe t’i mbijetojnë, siç janë momentalisht, edhe 6 vjetëve të tjera, të një vendim marrje amerikano-ruse për Kosovën, derisa t’i mbarojnë mandatet presidentit aktual amerikan, pasi që çfarëdo që të vijë pas tij, nuk do jetë më keq se kaq, pa qenë, shume vonë.

Kjo kohe koincidon, edhe me rastin më fatlumë, që nuk ka gjasa, të ndonjë hyrje të mundshme të Kosovës në BE, që do të jetë sa dyfishi i kësaj periudhe kohore, gjithsesi.

Koha do na provojë gjithçka në tërë këto që po ndodhin për Kosovën dhe Ballkanin.

Ajo do te provojë se kush dëshiron ta shesë atë, e kush dëshiron ta ruajë atë që u arrit me mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit, kundër Serbisë dhe Rusisë.

Edhe Shqipëria, që çuditërisht hesht, nuk e ka në dorë ta ndalojë përfundimisht këtë histori, përveç se mund ta avancojë atë, duke bërë kozmopolitin dhe hipsterin me atlete të bardha të Ballkanit dhe Evropës.

Në fund të fundit, këtë punë do e zgjidhin kosovarët vetë, si një shans i dytë për ta rregulluar, duke u përfshirë masivisht, siç nuk e rregulluan, kur disa luftonin e ca pinin çaj kaficave të Prishtinës, kur u detyrua NATO të ndërhynte ushtarakisht.

Përndryshe, çiftelitë dhe këngët patriotike të tipit “Oj Kosovë, oj nëna ime”, aty i kemi, si deri në prag të ndërhyrjes së NATO-s për të çliruar Kosovën nga serbët, e cila na rezulton se qenka e korrigjueshme territorialisht.

Kjo do të ishte tallja më e madhe me gjakun e atyre që u vranë dhe s’u gjenden eshtrat ende për Kosovën, jo vetëm gjatë luftës së fundit, për të mos pasur më të tjera luftra, në atë pjesë të botës.

Kjo e fundit mund të shmanget me referendum, ku të pyeten shqiptarët e Kosovës, jo, që të bashkohet Presheva, Medvegja e Bujanoci me Kosovën, por a duhet të shkëmbehen apo jo këto të fundit, me veriun e Kosovës.

Nëse kjo nuk del në pyetje, siç thotë Thaçi dhe Vuçiç, deri më tani, gjithmonë, të parit t’i bëhet një përmendore në Prishtinë, ngjitur me atë të presidentit Klinton , se të dytit, dinë serbët se çfarë i bëjnë…

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . KU ËSHTË E GABUAR QË KËRKOHET ”KORRIGJIM”?! KU ËSHTË E GABUAR QË KËRKOHET ”KORRIGJIM”?!Rating: 5.0
To Top