Home / News Layout

News Layout

 

Ndizen sërish “gjakrat”, Trump mesazh urgjent aleatëve: Gati nëse Koreja e Veriut bën ndonjë çmenduri

Pas bërjes publike të letrës dërguar liderit të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të programuar më 12 qershor në Singapor, Donald Trump ka deklaruar seSHBA dhe aleatët janë gati për çdo lloj reagimi nga shteti aziatik. Trump ka bërë me dije se ka biseduar me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis dhe vendet aleate, dhe se ata janë gati nëse Koreja e Veriut ndërmerr ndonjë hap të çmendur. “Shpresojmë se gjera pozitive do të ndodhin, në respekt të së ardhmes së Koresë së Veriut”, ka deklaruar Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke theksuar se “Nëse kjo nuk ndodh, ne jemi më të përgatitur e kurrë”

Lexone

Baton Haxhiu: Opozita u tregua e pacipë për ditën e publikimit të audio-përgjimit. Kishte 4-6 muaj qe e kishte ate pergjim

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Fatmir Xhafaj, nuk duhet të merrte detyrën si ministër i Brendshëm, për shkak të dënim të vëllait të tij në Itali për trafik ndërkombëtar narkotikësh. “Shqipëria është në periudhën e reformës në gjyqësor dhe policisë nëpërmjet vettingut. Përveçse nga Gjykata Kushtetuese dhe nivelet e poshtme, pothuajse të gjitha janë në paralizë për shkak të keq menaxhimit të vettingut. Edhe në polici ekziston procesi i vettingut, që duhet të prekte edhe ministrin Xhafaj. Këtu është morali i punës. Për shkak të Agron Xhafaj, ministri Xhafaj nuk duhet të merrte detyrën”, tha Baton Haxhiu. Sakaq, Haxhiu ka deklaruar se opozita e vendit, e ka përdorur këtë çështje në mënyrë të pacipë, për të penguar integrimin. “Por ekziston një pjesë e tretë që ka të bëjë me opozitën e cila e ka përdorur në mënyrë të pacipë momentin e një dobësie të pushtetit. Në ditën kur po mbahej Samiti i Sofjes, doli një gjë e tillë, që ka qenë në sir..

Lexone

FOTO: Humor shkodran me “groposjen” e Vllaznisë, del lajmërimi i “vdekjes”

Renia e Vllaznise ne Kategorine e Pare ka bere qe ne qytetin e Shkodres te jete nje dite zie. Sportdashesit shkodran nuk e kane perjetuar mire kete moment te erret te klubit te tyre, te cilet perveç merzitjes kane bere dhe pak humor. Ne qender te qytetit ne vendin ku vendosen lajmerimet e vdekjeve ata kane njoftuar vdekjen e klubit te Vllaznise. “Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Presim vizita ditën e diel datë 27.05.2018 (me shpërblime). Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes te vendosur nga tifozat e Vllaznise. (TemA)

Lexone

INTERVISTA/ Igli Tare rrëfen karrierën: Oferta e çmendur e Lotitos

Igli Tare është një nga shqiptarët më të suksesshëm në botën e futbollit. Në një rrëfim për “RTSH”, drejtori sportiv i Lacios, tregon për ecurinë e tij dhe arritjen në majat e futbollit. Nga fëmijëria deri te sukseset me Lacion. “Nostalgji pafund për klubin Partizanin, për atë fëmijëri shumë të bukur që kam kaluar. Në atë periudhë gati 8-9 vjeçare që kam pasur mundësi të luaj dhe të punojë me trajnerë si Luki Shaqiri dhe Muç Fagu. Më vonë Starova e Lika. Ka qenë një eksperiencë shumë pozitive që më ka ndihmuar shumë në karrierën time”, thotë Tare i emocionuar. Ju vjen keq për kompleksin që nuk ekziston? “Kanë ndryshuar shumë gjëra, një nga ato që ka ndryshuar është edhe klub sportiv. Nuk duhet të futem te çështjet politike. U mërzita shumë kur e mora vesh lajmin që ambienti i klubit sportiv qe kthyer në qendra banimi”. Transferimi në Itali… “Ka qenë lëvizje e dëshiruar. Për çdo futbollit kampionati italian ka qenë një ëndërr e madhe. Kam ardhur në moshën 27-vjeç. Një emocion i j..

Lexone

Kreu blerje përmes “Instagramit” në Tiranë, faqja i bën bllok

Tregu online edhe në Shqipëri tashmë është një realitet, por nga ana tjetër konsumatori është i pambrojtur për cilësinë dhe sigurinë që paraqet ky treg. Faqet në Instagram të cilat ofrojnë produkte të shumta, nuk janë të kontrolluara dhe mashtrojë me produktet që shesin. Rasti i trajtuar mbrëmjen e sotme në Fiks Fare denoncon këtë mashtrim të hapur që behet me konsumatorin shqiptarë dhe askush nuk mban përgjegjësi. Në redaksinë e Fiksi Fare erdhi një denoncim nga një qytetare për një faqe në rrjetin social Instagram, “Beautiful_skin_3”, tregtonte produkte të ashtuquajtura natyrale të përgatitura në mënyrë artizanale. Qytetarja kishte porositur online një krem fytyre dhe një sapun larës. Pasi kishte marrë porosinë qytetarja i kontaktoi përsëri faqen, pasi kremi i kishte shkaktuar irritim në lëkurë, ndërsa sapunin edhe pse kishte paguar 17 mijë lekë në internet mund ta blije me çmimin 2 dollarë. Denoncuesja ishte munduar të kontaktonte sërish me faqen për t’i kërkuar llogari për malli..

Lexone

VIDEO: Dalin pamjet e vrasjes së Marvi Mihalit, momentet e ekzekutimit për një karikues telefoni

Emisioni “Të Paekspozuarit” në Top Channel, publikoi një video ekskluzive, ku tregon vrasjen barbare të Marvi Mihalit, 22-vjeçarit, në datë 31 korrik 2017. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët po përjetojnë dramën më të madhe të djalit të tyre. Pamjet, para dhe gjatë momenti të sherrit, tregojnë për një plan mirë të organizuar nga grupi kriminal i të rinjve. Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë tjetër kishin rrethuar zonën, për ti bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit. Sipas videos, e cila është siguruar nga kamerat private të bizneseve, një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmi, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin...

Lexone

Fatos Lubonja zbulon shit-blerjen e ambasadorëve: Ata kanë gabuar, kanë mbështetur Ramën

Fatos Lubonja ka folur lidhur me shit-blerjen e ambasadorëve të akredituar në vendin tonë. Analisti tregon se ka arritur në përfundimin se ata shpesh herë kanë gabuar pasi sipas tij kanë mbështetur kryeministrin Edi Rama dhe jo opozitën e vendit. Lubonja theksoi në “News24” në shumë raste diplomatët kanë gabuar për interesa personale. “Shit-blerjen duhet ta provojë, si provë. Mendoj se se më shumë sesa shiten apo blien, çështja është nëse gabojnë apo jo. Kjo është çështje që ha debat. Ajo që di të them unë është se historia jonë që shumë herë kanë gabuar ambasadorët, edhe ata amerikane. Për shumë arsye, ndonjëherë edhe padashje. Ndonjëherë edhe nga simpatitë, apo dhe nga interesat e shtetit të tyre. Për shembull në fillimet e demokracisë, ambasadori i parë i SHBA në demokraci mbështeste Berishës. Ai vazhdonte linjën e tij apo edhe italiani Paulo Foresti. Apo mjafton të kujtoni Arvizun, që për interesa të SHBA, donte të sillte demontimin e armëve kimike siriane. Ai doli në media d..

Lexone

Ja disa truke për të shmangur dhembjet gjatë periodave

Cikli menstrual dhe paramenstrual nuk janë momentet më të mira të muajit për ne femrat. Për fatin tonë të keq, dhembjet nuk janë vetëm gjatë atyre ditëve, por fillojnë gati 10 ditë më parë, një gjendje e cila në sytë e meshkujve duket shumë e çuditshme. Por, çfarë mund të bëjmë për të zvogëluar dhembjet. Ja disa këshilla nga ekspertët: Aktiviteti fizik Duhet të praktikoni aktivitetin fizik si joga, një shëtitje në diell, not dhe pak sport gjatë ciklit menstrual, për të lehtësuar kështu dhembjet. Çlirimi i endorfinës lufton humorin e keq, stresin dhe lodhjen, duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike. Përdorni hekur Duhet të rrisni dozën e hekurit. Gjatë menstruacioneve niveli i hekurit në gjak ulet, duke shkaktuar lodhje tipike gjatë menstruacioneve. Prandaj këshillohet të hani ushqime të shëndetshme, të pasura me hekur, si spinaqi apo lakra. Shkoni të flini një orë më parë Gjatë ciklit menstrual, trupi ynë i nënshtrohet lodhjes shtesë dhe shpesh përgjumjes. Për fat të keq..

Lexone

Rovena Dilo vjen me një surprizë për fansat

Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit “Diva” më 16 maj në Pallatit të Kongreseve, ku katër këngëtaret shqiptare Rovena Dilo, Irma Libohova, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima ndanë skenën me qindra spektatorë e mijëra shikues, këngëtarja Rovena Dilo vjen me një tjetër projekt po aq interesant. Këngëtarja e famshme duke se nuk do që të heq dorë nga kërcimi, pasi ajo në datën 28 dhe 29 maj do të na prezantoj projektin “Be Different” të fondacionit ARKU, ku koreograf dhe ideator do të jetë Eltion Merja, ndërsa këngëtarja do të jetë ne rolin e producentes. Ky projekt koreografik do të ketë trupën e balerinëve më në zë të momentit, ndërsa mësohet se mbështet nga Bashkia e Tiranës dhe banka Credins. Këngëtarja ka paralajmëruar që ky projekt do të jetë plotë surpriza duke na kuriozuar më tepër se çfarë po përgatit Rovena këtë herë. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë suksese, surprizat na presin.

Lexone

“Sampaoli është qesharak, skemat e tij janë të 1930-ës”

Diego Armando Maradona është kthyer të kritikojë trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli. “Kam besim te lojtarët, por jo te trajneri Sampaoli. Ai nuk ka një lojë të qartë në mendje, nuk ka një shtyllë kurrizore kur sulmon ose mbrohet”. Ish-ylli i Argjentinës ka vazhduar: “Në konferencën për shtyp të zhvilluar të hënën ka thënë se do të luajë me modulin 2-3-3-2 dhe kjo është qesharake. Është një skemë e 1930-ës. Problemi nuk janë lojtarët, por ai që i drejton dhe që i thotë atyre se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës. Nëse trajneri nuk është i qartë, lojtarët nuk mund të bëjnë mrekulli”.

Lexone