Home / Lajme / Zv.ministri, i ashpër me opozitën: Janë krenarë për rrugaçërinë, kërkojnë t’i bëjnë varrin reformës në drejtësi

Zv.ministri, i ashpër me opozitën: Janë krenarë për rrugaçërinë, kërkojnë t’i bëjnë varrin reformës në drejtësi

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek dosja “Hajdari”.

Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes është shprehur se dosja e vrasjes së Hajdarit duhet të hapet. Dhe për këtë, ai theksoi se dëshmitë e ish-truprojës së Berishës, mund të ndryshojnë dhe të hedhin sa më shumë dritëhije për atë ngjarje.

Sipas tij, politikanët e përfshirë në çështjen Hajdari, duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Politikanët duhet t’i rrinë larg. Por politikanët që mund të kenë gisht në atë çështje duhet të përgjigjen”, shperehet Koçi për “Sot”.

Duke u ndalur tek sjellja agresive e Partisë Demokratike para vendimit të 28 qershorit, Koçi deklaroi se PD nuk ndahet dot nga dhuna, kështu që sipas tij, veprimet e fundit të opozitës kanë si synim bllokimin e negociatave.

Sa i takon reformës në drejtësi, zv/ministri Koçi deklaroi se kjo reformë është në rrugën e duhur.

Sipas tij, reforma në drejtësi është domosdoshmëri për vendin, në mënyrë që të kthehet besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë.

Madje, ai theksoi se reforma në drejtësi do quhet e kompletuar, vetëm kur të nisin arrestimet VIP.

“E keqja është se këtë sjellje anti-qytetare ata e konsiderojnë trimëri. Kanë ngecur në këtë derexhe e nuk po dalin dot.

Bllokimi fizik i institucioneve, atyre u sjell kënaqësi shpirtërore të dukshme.

Janë krenarë me rrugaçërinë e vet. Reformën në drejtësi e kanë halë në sy dhe janë përpjekur gjithmonë t’i bëjnë varrin me dredhira nga më të ndryshmet.

Pa ndërkombëtarët opozita do ja dilte të bllokonte këtë reformë. Nga ana tjetër, mazhoranca ja doli të ruajë kohezionin për ta mbështetur me votim thuajse unanim reformimin e drejtësisë”, thekson Koçi.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje