Lajme

Zëvendësimi i Likës, reagon Luftëtari: Po synohet krijmi i frymës negative në ekip

Në ndeshjen që Luftëtari fitoi përballë Flamurtarit në Gjirokastër me rezultatin 2-1, në stadium u vu re prezenca e ish-trajnerit të PAS Janinës, dhe sipas disa medieve, drejtuesit e Luftëtarit e mendonin për të gjetur një zëvendësues të Hasan Likës.

Gjatë ditës së sotme, ka reaguar klubi i Luftëtarit nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se të gjitha aludimet janë të pavërteta dhe se qëllimi i tyre është krijimi i frymës negative në ekip.

Në postim shkruhej se drejtuesit e Luftëtarit i kanë dhënë besimin teknikut Lika dhe stafit të tij dhe se synim tashmë mbetet Europa.

“Duke marrë shkas nga shkrimet në të përditshme sportive lidhur me praninë e ish-trajnerit të Janinës në Gjirokastër, K.S Luftëtari bën me dije se nuk ka kontakt me asnjë trajner. Këto aludime dashakeqe janë vetëm shpifje të ulëta që synojnë krijimin e klimës negative në ekip. Ecuria e Luftëtarit dhe rezultatet e tij janë meritë e padiskutueshme e stafit teknik që po punon me përkushtim dhe..

Loading...

Në ndeshjen që Luftëtari fitoi përballë Flamurtarit në Gjirokastër me rezultatin 2-1, në stadium u vu re prezenca e ish-trajnerit të PAS Janinës, dhe sipas disa medieve, drejtuesit e Luftëtarit e mendonin për të gjetur një zëvendësues të Hasan Likës.

Gjatë ditës së sotme, ka reaguar klubi i Luftëtarit nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se të gjitha aludimet janë të pavërteta dhe se qëllimi i tyre është krijimi i frymës negative në ekip.

Në postim shkruhej se drejtuesit e Luftëtarit i kanë dhënë besimin teknikut Lika dhe stafit të tij dhe se synim tashmë mbetet Europa.

“Duke marrë shkas nga shkrimet në të përditshme sportive lidhur me praninë e ish-trajnerit të Janinës në Gjirokastër, K.S Luftëtari bën me dije se nuk ka kontakt me asnjë trajner. Këto aludime dashakeqe janë vetëm shpifje të ulëta që synojnë krijimin e klimës negative në ekip. Ecuria e Luftëtarit dhe rezultatet e tij janë meritë e padiskutueshme e stafit teknik që po punon me përkushtim dhe seriozitet. Luftëtari e ka trajnerin e tij dhe stafi teknik gëzon besimin e plotë të presidentit dhe bordit drejtues. Synimi ynë i vetëm është arritja e objektivit Europë dhe gjithçka tjetër është vetëm tymnajë që nuk na shpërqendron dot në fazën më të rëndësishme të sezonit”, shkruhej në postim.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Zëvendësimi i Likës, reagon Luftëtari: Po synohet krijmi i frymës negative në ekip Zëvendësimi i Likës, reagon Luftëtari: Po synohet krijmi i frymës negative në ekipRating: 5.0
To Top