Home / Lajme / Zbulohet vendi ku janë djegur materialet e DSK-së gjatë qeverisjes VMRO-BDI
Zbulohet vendi ku janë djegur materialet e DSK-së gjatë qeverisjes VMRO-BDI

Zbulohet vendi ku janë djegur materialet e DSK-së gjatë qeverisjes VMRO-BDI

Zbulohet vendi ku janë djegur materialet e DSK-së gjatë qeverisjes VMRO-BDI
Zbulohet vendi ku janë djegur materialet e DSK-së gjatë qeverisjes VMRO-BDI

Në qese të zeza, me dy furgonë, dokumentet zyrtare të policisë sekrete lidhur me përgjimin
jolegal janë djegur në një bazë të Ministrisë së Punëve të Brendshmeafër fshatit Petrovec të
Shkupit. Dy nga dëshmitarët në seancën për rastin Fortesa 2 shpjeguan se kanë marrë urdhër
nga ish drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Goran Grujevski, se dokumente të
caktuara duhet të shkatërrohen dhe se për këtë është formuar komision i posaçëm. Ata
pohonin se i kanë djegur dokumentet pa e ditur përmbajtjen e tyre.

“Nuk më kujtohet kur i dogjëm dokumentet. E di se ishte moti i nxehtë. Më kujtohet se kishte
kanistër me ujë dhe aparat kundër zjarrit”, deklaroi një dëshmitar.

Dëshmitari i dytë shpjegoi se me urdhër të të arratisurit, Nikolla Boshkovski, ka marrë dy
automjete dhe nga qarku i centralit të MPB-së ka marrë më shumë qese të zeza.
“Shkuam në Petrovec, kishim edhe kolege, por nuk më kujtohet cili nga të akuzuarit. Hapësira
për djegien e qeseve të zeza ishte gati. Ishin prezent të gjitha koleget dhe i dogjëm”, u shpreh
një tjetër dëshmitar.

Njëra nga gjashtë nëpunëset e akuzuara në “Fortesa 2” e dha dëshminë e saj në gjykatë.
Akuzoi se e kanë kurdisur. Është ftuar të firmosë dokument pa i treguar se për çfarë bëhet
fjalë.

Nga shefi ka marrë detyrë që ta pret komisionin dhe t’i bëj kafe. Thotë se nuk e ka ditur
se po nënshkruan dokument për shkatërrimin e materialit lidhur me skandalin e përgjimit
jolegal. “Në faqen e fundit dokumenti ishte i kthyer. Firmosa dhe nuk e di për çfarë bëhej fjalë”, thuhet
në dëshminë e të akuzuarës.
Ndaj kësaj reagoi e akuzuara tjetër e cila në gjykatë tha se deklarata e koleges së saj është e
rrejshme. Prokuroria Speciale konfirmoi se e akuzuara e cila kishte vendosur të dëshmojë, ka
dhënë deklaratë të rrejshme në prokurorinë e tyre. Ajo në gjykatë theksoi se deklarata e
sotme është e saktë. Gjykatësja pas ankesës së avokatëve, refuzoi ta regjistrojë përgjigjen e
saj me shpjegimin se në këtë rast ajo është e akuzuar.

Ndërsa deklarata e dhënë si dëshmitar nuk është e vlefshme në këtë pjesë të procesit. Nga Specialja shpjeguan se me pyetjen është dashur të konfirmohet nëse e akuzuara ka gënjyer për shkak të motiveve tjera, përkatësisht
kërcënimeve eventuale.

Ne për këtë e parashtruam pyetjen që të zbulohen motivet pasi para speciales jo vetëm e
akuzuara konkrete, por edhe dëshmitarë të tjerë japin deklarata më ndryshe nga ato që japin
më vonë. Ja, kjo mbeti e pasqaruar – deklaroi Lençe Ristovska, PSP.
Avokati i disa të akuzuarve, Lupço Shvërgovski akuzoi se njëra prej tyre, edhe pse e ka ditur
se çfarë bën, fajin ka dashur t’ua hedh të tjerëve.

Deshi t’ia hedh përgjegjësinë klientit tim se gjoja klienti im ka futur dokument të cilin ajo e ka
nënshkruar pa e ditur përmbajtjen se çfarë po firmos. Herën e dytë theksoi se përsëri kur i
është dorëzuar vërtetimi për materialet e shkatërruara se përsëri nuk e ka ditur se çfarë po
firmos, që nuk ka kuptim – tha avokati Lupço Shfërgovski.
Seanca e radhës për rastin “Fortesa 2”është caktuar për 2 nëntor. I akuzuari i parë, Goran
Grujevski edhe më tej gjendet në arrati, kështu që do të gjykohet në mungesë.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje