Lajme

Zaev i prerë: Gjuha shqipe do të shkojë në Kuvend edhe pa ‘Venecian’

Zaev i prerë: Gjuha shqipe do të shkojë në Kuvend edhe pa 'Venecian'
Loading...

Zaev i prerë: Gjuha shqipe do të shkojë në Kuvend edhe pa 'Venecian'

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehet i vendosur për ta dërguar në Kuvendin e  Maqedonisë Ligjin për zyrtarizmin e gjuhës shqipe. Ai madje ka thënë se ky ligj, pavarësisht nëse shkon apo jo në Komisionin e Venedikut, siç pretendon partia opozitare VMRO DPMNE, Ligji do të dërgohet në Parlament.

Sipas Zaevit ligji mund të miratohet, ndërsa i njëjti të hyjë në fuqi pas mendimit të marr nga Komisioni i Venedikut.

I pyetur për obstruksionet e mundshme që mund të burojnë nga VMRO- ja opozitare në lidhje me ligjin e shqipes, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët, shkruan albinfo.

Ndryshe, marrëveshja që shqiptarët e Maqedonisë t’i bashkohen Zaevit në koalicionin qeverisës, ka qenë pikërisht zyrtarizmi i gjuhës shqipe në Maqedoni. Madje ishte lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ai që deklaroi se do të dal nga qeveria nëse nuk zyrtarizohet shqipja brenda 100 ditëshit të qeverisë Zaev.

Por kundër shqipes, është dekalruar partia më e madhe opozitare, VRMO DPMNE e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski e cila  konsideron se me zyrtarizmin e shqipes, Maqedonia do ta ndahet në dy etnitete.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Zaev i prerë: Gjuha shqipe do të shkojë në Kuvend edhe pa ‘Venecian’ Zaev i prerë: Gjuha shqipe do të shkojë në Kuvend edhe pa ‘Venecian’Rating: 5.0
To Top