Lajme

“Z.Kafshë! Ose lidh Pit Bullin, ose do të lidhim ty!”

Nga Andrea Danglli

Të ecësh krah një qeni të egër dhe muskuloz, mbase sot është po aq në modë sa të shëtisësh dorë për dore me një të dashur simpatike që turbullon sytë e kalimtarëve.

Me siguri, për disa kjo e fundit është më pak e rëndësishme se sa e para që dukshëm ka “tërbuar” mjaft mendje të apasionuara pas botës së kafshëve agresive.

Nuk duhet të çuditemi se pse është krijuar gjendja në fjalë, por duhet të shqetësohemi se pse ajo lejohet ende të rrisë përmasat pa u demontuar rreziku përpara se të lirohet në hapësira publike.

Që në krye të revoltës sime (dhe besoj dhjetëra të tjerëve), dua të theksoj se nuk jam kundra njerëzve që mbajnë këtë lloj race qensh. Zemërata shkon veç ndaj atyre që tregojnë mungesë kujdesi duke i nxjerrë në terren si të ishin të dalë nga kafazi i çeliktë i Kopshtit Zoologjik.

Konkretisht s’po merrem me rastet kur na hyjnë në shtëpi dhe na dëmtojnë kopshtin, as kur na gërvishtin makinën, as kur na prishin gjumin me të lehurat pa fund, as kur na bëjnë r..

Loading...

Nga Andrea Danglli

Të ecësh krah një qeni të egër dhe muskuloz, mbase sot është po aq në modë sa të shëtisësh dorë për dore me një të dashur simpatike që turbullon sytë e kalimtarëve.

Me siguri, për disa kjo e fundit është më pak e rëndësishme se sa e para që dukshëm ka “tërbuar” mjaft mendje të apasionuara pas botës së kafshëve agresive.

Nuk duhet të çuditemi se pse është krijuar gjendja në fjalë, por duhet të shqetësohemi se pse ajo lejohet ende të rrisë përmasat pa u demontuar rreziku përpara se të lirohet në hapësira publike.

Që në krye të revoltës sime (dhe besoj dhjetëra të tjerëve), dua të theksoj se nuk jam kundra njerëzve që mbajnë këtë lloj race qensh. Zemërata shkon veç ndaj atyre që tregojnë mungesë kujdesi duke i nxjerrë në terren si të ishin të dalë nga kafazi i çeliktë i Kopshtit Zoologjik.

Konkretisht s’po merrem me rastet kur na hyjnë në shtëpi dhe na dëmtojnë kopshtin, as kur na gërvishtin makinën, as kur na prishin gjumin me të lehurat pa fund, as kur na bëjnë rrëmujë në ambientet e përbashkëta, as kur ndotin me nevojat biologjike. Nuk dua t’i kushtoj aspak vëmendje këtyre dëmeve, kur shoh se si një kapriço e pronarit-qen apo qenit-pronar ,i kushton jetën dikujt.

Sot, krahas aksioneve (fatkeqësisht shpesh herë të pamëshirshme) ndaj qenve endacakë, shohim edhe një përkëdhelje ndaj qytetarëve që shëtisin të pa shqetësuar trotuareve me “armën e mbushur” të lidhur prej zinxhiri. Në këtë rast institucionet tregojnë dy standarde: Nga njëra anë demonstrohet mizoria ndaj “katër putroshëve” kur ka dhjetëra mënyra të tjera rehabilitimi, dhe nga ana tjetër vëzhgohet qartë toleranca ndaj atyre që ende nuk e kanë kuptuar se çdo të thotë kujdes për “specien me zinxhir”.

Nuk është thjesht një kafshë e zakonshme dhe mendoj se nuk e ekzagjeroj aspak kur i quaj “armë”. Dhëmbët e një pit bulli, rotvajleri apo bull dogu, rezultojnë të shndërrohen në plumba vdekjeprurës në raste çmendurish të tyre. (Ne jetojmë në një terren ku çmenduritë provokohen nga aq shumë rrethana, sa po tërbohen padashur njerëz dhe jo më kafshë)

Padyshim që edhe unë i dashuroj qentë si mjaft të tjerë që shohin tek ai “mikun” e një bote tjetër që ngjan sikur na kupton gjendjen shpirtërore më shumë se sa një njeri. Por përtej dashurisë, fiksimit apo nevojës, kur duam të marrim një “katër putrosh” duhet të mendojmë edhe detyrimet ndaj komunitetit i cili mund të jetë qoftë familjar i joni.

Rrugëve të qyteteve të mëdha në Shqipëri janë të mbushura me “armë” të tilla dhe karikatorë që janë gati të derdhen mbi ty nëse një faktor i jashtëm nxit zemëratë tek kafsha.

-E si mund ta nxjerrësh shëtitje këtë krijesë që mund të rezultojë vrastare nëse nuk e siguron me maskë?!

-E si mund ta marrësh një “armë” të tillë në shtëpi dhe pasi të të mërzitet ta braktisësh pa e çarë kokën rrugëve të qytetit për të vrarë dhjetëra të tjerë?!

-E si mund të tregohen kaq indiferentë policët me kapele dhe pa kapele kur vigjilenca ndaj ambulantëve është 100 % , dhe ndaj padronëve të papërgjegjshëm lidhin sytë dhe zënë gojën si të kenë më shumë frikë nga qeni dhe se sa nga ligji?!

-Kush ka përgjegjësinë në rastet fatale, qeni pa maskë, pronari pa tru apo institucionet pa zot?! Jo, kjo nuk është aspak njerëzore.

Madje nuk është as zgjidhje të marrësh qentë dhe t’ia delegosh bashkive të tjera, ku rëndom shohim që Tirana ja delegon Durrësit, Durrësi-Elbasanit, Elbasani-Pogradecit dhe këta të fundit për t’i rënë shkurt i helmatisin të gjithë duke i shtrirë të shkrumbuar nëpër rrugët e qytetit. (Personalisht i kam denoncuar)

-Edhe sa njerëz duhet të sulmohen, gjymtohen dhe vdesin që individi, shoqëria dhe institucionet të dëgjojnë të lehurat e kobshme të tyre?!

-Edhe sa kohë kjo “armë vdekjeprurëse me zinxhir” do të ngulë plumba pamëshirshëm për shkak se çmenden pas të zotit që i do vënë qafore ?!

Mos duhet të ketë ende viktima apo gjaku i këtyre që kemi dëgjon mjafton për të larë sytë e përgjumur?!

P.S; Mora shkas të shkruaj këto reshta pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme të ndodhura së fundmi, ku një prej tyre rezultoi fatale në qytetin e Elbasanit. Përveç dashurisë, mendoj se duhet të kemi edhe përgjegjshmëri ndaj mirëmbajtjes së një kafshe të tillë. Nëse situata do vijojë e njëjtë, atëherë s’na ngelet gjë tjetër veç se të themi: “Z.Kafshë! Ose lidh pit bullin, ose do të lidhim ty!”

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Z.Kafshë! Ose lidh Pit Bullin, ose do të lidhim ty!” “Z.Kafshë! Ose lidh Pit Bullin, ose do të lidhim ty!”Rating: 5.0
To Top