Lajme

Xhafaj takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE, Greminger: Jam i impresionuar nga përpjekjet dhe rezultatet e arritura

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot pasdite Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger. Ministri Xhafaj e falënderoi për kontributin dhe rolin e rëndësishëm të OSBE-së dhe veçanërisht rolin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për mbështetjen e dhënë në reformën në drejtësi dhe në hartimin e Dokumentit të Politikave Prioritare në Fushën e Rendit dhe Sigurisë.

Ministri Xhafaj bëri një përmbledhje të prioriteteve dhe rezultateve konkrete të Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar, Vetting-ut në Policinë e Shtetit, operacionin “Forca e Ligjit”, si dhe arritjet në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu ai, vlerësoi kontributin në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit. Gjithashtu ministri Xhafaj vlerësoi rolin aktiv të Prezencës së OSBE-së në fushën e Policimit në Komunitet.

Z.Greminger shprehu vlerësime maksimale për arritjet e deritanishme dhe gjithashtu dha vlerësime..

Loading...

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot pasdite Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger. Ministri Xhafaj e falënderoi për kontributin dhe rolin e rëndësishëm të OSBE-së dhe veçanërisht rolin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për mbështetjen e dhënë në reformën në drejtësi dhe në hartimin e Dokumentit të Politikave Prioritare në Fushën e Rendit dhe Sigurisë.

Ministri Xhafaj bëri një përmbledhje të prioriteteve dhe rezultateve konkrete të Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar, Vetting-ut në Policinë e Shtetit, operacionin “Forca e Ligjit”, si dhe arritjet në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu ai, vlerësoi kontributin në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit. Gjithashtu ministri Xhafaj vlerësoi rolin aktiv të Prezencës së OSBE-së në fushën e Policimit në Komunitet.

Z.Greminger shprehu vlerësime maksimale për arritjet e deritanishme dhe gjithashtu dha vlerësimet më të larta për bashkëpunimin konstruktiv të Ministrisë së Brendshme me partnerët ndërkombëtarë në sfidat e përbashkëta.

Ai u ndal tek rëndësia e filozofisë së parandalimit të kriminalitetit nëpërmjet gjithëpërfshirjes së shoqërisë. “Jam i impresionuar nga përpjekjet dhe rezultatet e arritura deri tani, në fushën e Vetting-ut dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe qëndrojmë plotësisht të gatshëm për mbështetje të mëtejshme” u shpreh ai.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Xhafaj takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE, Greminger: Jam i impresionuar nga përpjekjet dhe rezultatet e arritura Xhafaj takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE, Greminger: Jam i impresionuar nga përpjekjet dhe rezultatet e arrituraRating: 5.0
To Top