Home / Lajme / Vrau 5 vetë me kamion në Stockholm, dënohet me burgim të përjetshëm 40 vjeçari

Vrau 5 vetë me kamion në Stockholm, dënohet me burgim të përjetshëm 40 vjeçari

Personi nga Uzbekistani i cili kreu sulmin me kamion në Suedi vitin e kaluar, duke vrarë pesë persona është dënuar me burgim të përjetshëm për krime terroriste.

Rakhmat Akilov, 40 vjeç, kishte shprehur simpati për grupin xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS), përpara se të ndërmerrte sulmin vdekjeprurës në Stockholm.

Por prokurorët duhej të vërtetonin se kishte për qëllim të dëmtonte shtetin, pasi ISIS nuk tha se ishte pas sulmit.

Akilov, një azilkërkues i refuzuar, iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua shpejt dhe u rrëfye gjatë marrjes në pyetje të policisë.

Ai u largua nga Uzbekistani për Suedinë në vitin 2014 dhe kërkoi qëndrim atje, por në dhjetor të vitit 2016 i ishte thënë se kishte katër javë për t’u larguar nga vendi.

Ai u zhduk dhe, disa muaj para sulmit, u vendos në listën e më të kërkuarve.

Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion birre jashtë një restoranti në qendër të Stokholmit dhe i dha atij për rreth 500 metra në një rrugë këmbësorësh para se ta përplaste në një dyqan. Ai ishte arrestuar në të njëjtën ditë në një lagje të kryeqytetit suedez.

Gjatë procesi gjyqësor, ai tha se synonte të dënonte Suedinë për përfshirjen e saj në luftën globale kundër grupit radikal, Shteti Islamik.

Pesë vetë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj Drottninggatan. (TemA TV)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje