Lajme

Vrasja e “Shqiponjës”, vrasësit morën dënime simbolike, mbeten dyshimet për Ali Ahmetin

Loading...

Një person i ndjerë, dy të plagosur dhe një familje e trazuar përjetësisht ishte epilogu i përleshjes së armatosur që ndodhi dy vjet më parë në një lokal në Kumanovë. Aktivistë të BDI-së ishin mbledhur për t’u marrë vesh se kush do të jetë kryetar i degës së partisë në këtë qytet, por pasi ishin ndarë në dy taborre, njëri pro Bajram Limanit dhe tjetri pro Xhemail Rexhepit, ishin nxjerrë armët dhe kishin nisur përleshjet.

Familjarët e të ndjerit akuzonin direkt liderin e BDI-së si porositës të vrasjes së birit të tyre pasi për Televizionin Shenja pohonin se ai u ishte kërcënuar disa ditë para ngjarjeve se djali i tyre do të pësojë nëse nuk tërhiqet.

MEJDI REXHEPI, BABAI I “SHQIPONJËS” (30 GUSHT 2016)

“Ali Ahmeti ka folur për së fundi herë me djalin tim edhe i ka thënë: Shqiponjë ty nëse hiqesh prej partisë unë kam për të hyrë në shtëpi. Pastaj djali me nusen shkuan për pushime i ka ndal nipi i Ali Ahmetit, i cili është edhe shoferi i tij, i ka thënë: penali është bërë tash ka mbetur vetëm goli. Kur më tregoi mua Shqiponja, i thash biri im e paskan bërë plan me të vra”

Bajram Limani i cili pas një breshërie plumbash, qëlloi edhe Xhemail Rexhepin, u dënua me vetëm 7 vjet burg për “vrasje të çastit” dhe nuk u gjykua për vrasje me paramendim, siç familja Rexhepi tentoi të dëshmojë. Bajram Limani mbrohej se ka shtënë me armë në afekt dhe nuk ka pasur qëllim ta vrasë “Shqiponjën”, por se ka qenë i ndikuar nga situata e krijuar.

Komenti i familjarëve pas aktvendimit ishte- “Na vratë për së dyti”

LULZIM ALITI, FAMILJAR I “KOMANDANT SHQIPONJËS” (19.05.2017)

“Vendimi i sotëm ‘Shqiponjën’ e vrau për së dyti. Ne e kemi pritur që gjykata është e partizuar dhe do ta marrë një vendim, do ta ulë dënimin. Gjithçka që kemi folur deri sot dhe kemi pasur dyshime, sot u vërtetuan. Çfarë mund të pritet nga një prokuror, nga aktivist partiak shndërrohet në prokuror dhe të sjellë një vendim të drejtë”

Xhemail Rexhepi u vra në pasditen e 23 korrikut të 2015-tës nga plumbat e Bajram Limanit i cili është miku i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Vrasja ndodhi në lokalin ku ishin grumbulluar aktivistët partiak të BDI-së për të koordinuar zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Kumanovës. Fillimisht ishte caktuar Xhemail Rexhepi si emër kryesuesi, por më pas Ali Ahmeti kishte dërguar selamin që kryetar të bëhet Bajram Limani. Kjo situatë e dy taboreve të degës së Kumanovës, njëri pro Xhemailit si kryetar dhe tjetri pro Bajram Limanit çoi deri tek përleshja e armatosur prej të cilës doli një viktimë dhe dy persona u plagosën.

Pas këtyre ngjarjeve, Ali Ahmeti dhe kryesia e tij nuk kishin vizituar shpesh Kumanovën. Kur BDI-ja vendosi të vizitojë këtë rajon në prag të zgjedhjeve, qytetarët e Kumanovës dolën në protestë duke bërë me dije se kryetari i BDI-së nuk është më i dëshiruar në Kumanovë. Në një prej vizitave në Çerkez të Kumanovës, Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë u pritën me gurë, sharje dhe transparente të familjarëve dhe miqve të “Shqiponjës” të cilët nuk e donin atë në vendin e tyre.

Komenti i BDI-së pas indicentit ishte ky.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

”Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm që tentuan të ndalin rrugën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizant”

Xhemail Rexhepi Shqiponja ishte baba i një vajze tashmë 20-vjeçare.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vrasja e “Shqiponjës”, vrasësit morën dënime simbolike, mbeten dyshimet për Ali Ahmetin Vrasja e “Shqiponjës”, vrasësit morën dënime simbolike, mbeten dyshimet për Ali AhmetinRating: 5.0
To Top