Lajme

Vokrri: Kosova nuk do të luajë me Iranin, jemi rritur si ekip por s’duhet të jemi euforikë

Faza përgatitore e Kosovës në Zvicër tani në qershor do të mbyllet pa miqësore të tjera përveç asaj me Shqipërinë. Pas dështimit të ndeshjes ndaj Bregut të Fildishtë, ka dështuar edhe plani i zhvillimit të miqësores me Iranin, të cilën e ka konfirmuar vetë presidenti i Kosovës, Fadil Vokrri për “SuperSport”.

“Ndeshja ndaj Iranit nuk do të zhvillohet. Kjo për faktin e thjeshtë se ata dëshironin që ndeshja të luhej në Stamboll, pa praninë e tifozëve. Këto kushte nuk u pranuan nga ana jonë”, deklaroi Vokrri.

Euforia, e tepruar: Kosova ka bërë një ndeshje shumë të mirë kolektive. Mendoj se është thjesht miqësore, dhe nuk duhet ekzagjeruar, edhe pse Kosova zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme. Shqipëria nuk ishte ndoshta në ditën e saj më të mirë, por në futboll ka edhe befasi. Për mua dhe për ekipin tim nuk është ndonjë befasi e jashtëzakonshme, sepse kemi lojtarë shumë cilësorë. Kemi punuar në vazhdimësi dhe besoj se në eliminatoret e ardhshme do të jemi më lart. Kosova ishte nivel më..

Loading...

Faza përgatitore e Kosovës në Zvicër tani në qershor do të mbyllet pa miqësore të tjera përveç asaj me Shqipërinë. Pas dështimit të ndeshjes ndaj Bregut të Fildishtë, ka dështuar edhe plani i zhvillimit të miqësores me Iranin, të cilën e ka konfirmuar vetë presidenti i Kosovës, Fadil Vokrri për “SuperSport”.

“Ndeshja ndaj Iranit nuk do të zhvillohet. Kjo për faktin e thjeshtë se ata dëshironin që ndeshja të luhej në Stamboll, pa praninë e tifozëve. Këto kushte nuk u pranuan nga ana jonë”, deklaroi Vokrri.

Euforia, e tepruar: Kosova ka bërë një ndeshje shumë të mirë kolektive. Mendoj se është thjesht miqësore, dhe nuk duhet ekzagjeruar, edhe pse Kosova zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme. Shqipëria nuk ishte ndoshta në ditën e saj më të mirë, por në futboll ka edhe befasi. Për mua dhe për ekipin tim nuk është ndonjë befasi e jashtëzakonshme, sepse kemi lojtarë shumë cilësorë. Kemi punuar në vazhdimësi dhe besoj se në eliminatoret e ardhshme do të jemi më lart. Kosova ishte nivel më të lartë se në ndeshjet e kaluara, ndërsa Shqipëria është ndoshta në fazë eksperimentuese, sepse ka ardhur një trajner i ri. Edhe tek ne, po ashtu. Trajnerët përçojnë strategjitë e tyre, kërkohet një periudhë që u duhet besuar për të arritur qëllimet e tyre. Nuk duhet të na kapë euforia pas këtyre miqësoreve. Duhet punuar më shumë që t’i arrijmë objektivat.

Impakti i Challandes: Më Challandes ka patur rritje, por rritja vjen nga lojtarët. Kemi pësuar shumë gola në eliminatore. Fati ndoshta nuk ka qenë me ne, por është e vërtetë që mbrojtja ka nisur të funksionojë dhe kjo është evidente. Po veçoj ndeshjen me Burkino Fason, që ka sulmues shumë cilësorë, por edhe më Shqipërinë. Më ka pëlqyer shumë loja kolektive. Kosova nuk luajti në asnjë moment në panik.

Stadiumi i Prishtinës: Në Prishtinë presim me padurim të kemi ndeshje, por kjo nuk është e realizueshme para takimeve zyrtare në shtator. Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë. Nuk kemi informacione të freskëta, por deri në fund të qershorit stadiumi duhet të mbyllë punimet. Në rast të kundërt, s’kemi shumë zgjidhje, por unë besoj se do të luajmë në Kosovë.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vokrri: Kosova nuk do të luajë me Iranin, jemi rritur si ekip por s’duhet të jemi euforikë Vokrri: Kosova nuk do të luajë me Iranin, jemi rritur si ekip por s’duhet të jemi euforikëRating: 5.0
To Top