Home / Lajme / Videoja e mashtrimit – Si u zhbënë premtimet e qeverisë nga viti 2016 për naftëtarët e Ballshit
Videoja e mashtrimit - Si u zhbënë premtimet e qeverisë nga viti 2016 për naftëtarët e Ballshit

Videoja e mashtrimit – Si u zhbënë premtimet e qeverisë nga viti 2016 për naftëtarët e Ballshit

Prej më shumë se dy vitesh naftëtarët e rafinerisë së Ballshit nuk kanë gjetur zgjidhe të shqetësimeve të vetme të tyre pagesat për punën që kryejnë si dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Shumë protesta janë bërë nga ata derisa rrugën për në Tiranë e kanë marrë dy herë në këmbë dhe sërish shqetësimet e tyre nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Kështu në një video të shpërndarë nga Partia Demokratike janë montuar deklaratat e bëra nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama në shtator të vitit 2016, denoncimet e bëra nga zyrat e PD-së dhe së fundmi deklarata e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Edi Rama e ndërtoi skemën e shitjes së ARMO-s për t’u pasuruar prej saj në tre mënyra: duke shitur 220 milionë euro naftë, duke i falur kompanisë borxhin 100 milionë euro dhe duke lejuar mospagimin e taksave në shumën e 50 milionë eurove gjatë vitit 2017. Video tregon se Partia Demokratike e denoncoi skemën që në shtator 2016 dhe se Edi Rama mashtroi, kur foli atëherë për zgjidhjen e problemit. Tani, naftëtarët janë sërish në protestë për rrogat e papaguara, por Edi Rama tallet, kur naftëtarët thonë se nuk kanë bukë”, thotë PD teksa risjellë edhe një herë në vëmendje premtimet që vetë Rama u ka bërë naftëtarëve në 2016.

Ne e zgjidhëm problemin 1200 punëtor që u lanë 10 maj pa rroga, pa perspekitvë. Dhe siç ua kemi premtuar ashtu u bëmë. Më në fund u zgjidh problemi. Investitorë amerikanë shumë serioz kanë marrë përsipër vazhdimin e punës “, do të deklaronte Rama në një takim me qytetarët në Fier në datë 2 shtator të vitit 2016.

Ndërsa dje kreu i opozitës Lulzim Basha e ka ngritur si shqetësim sërish premtimin e pa mbajtur të qeverisë shqiptare.

Në një interpelancë me punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh Rama në mënyre ironike iu drejtua se “merrni dhe rrugën në këmbë nga Fieri. Se për çfarë e merrni rrugën në këmbë kur ne na keni në dispozicion”. Ndërsa vetë punëtorët ia kthyen “Ne jemi pa bukë dhe pa punë prandaj erdhëm edhe në këmbë”.

 

Videoja e mashtrimit - Si u zhbënë premtimet e qeverisë nga viti 2016 për naftëtarët e Ballshit
Videoja e mashtrimit – Si u zhbënë premtimet e qeverisë nga viti 2016 për naftëtarët e Ballshit
Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje