Home / Lajme / U përfol se do toleronin, reagon Partizani: Nuk bëhemi pjesë e kompromiseve

U përfol se do toleronin, reagon Partizani: Nuk bëhemi pjesë e kompromiseve

Partizani arriti që të merrte në takimin e djeshëm një tre pikësh të rëndësishëm në duelin kundër Vllaznisë duke mbetur në garë për të arritur objektivin që është pjesmarrja në Kupat e Europës.

Përmes një njoftimi, klubi i Partizanit ka falenderuar tifozerinë për pjesmarrjen e djeshme në stadium të cilët përkrahën ekipin në një duel delikat.

Klubi kuq thekson gjithashtu se u dha dhe një përgjigje të gjithë zërave që qarkullonin për një tolerim të mundshë.

Njoftimi i plotë i Partizanit.

Klubi falenderon tifozerinë e kuqe të pranishme në stadium, për përkrahjen e madhe që dhuroj në mbështetje të ekipit në ndeshjen delikate luajtur të dielën ndaj Vllaznisë.

Skuadra arriti të bindte në fushën e lojës duke rregjistruar një fitore të rëndësishme 2 – 0 për vetë objektivin që Klubi ka në këtë sezon futbollistik, pjesmarrjen në Kupat e Europës.

Një rezultat i cili i dha përgjigjen e duhur të gjithë skeptikëve dhe zërave që aludonin për një tolerim të ndeshjes ndaj ekipit të Vllaznisë.

Njëkohësisht Klubi nuk mund të pajtohet aspak me sulmet verbale ndaj lojtarëve tanë,të cilët para por edhe gjatë ndeshjes janë kontestuar nga individë të veçantë, duke cënuar personalitetin e tyre.

Klubi e ka deklaruar përgjatë gjithë këtij sezoni se respekton fair – play in, duke luajtur ndershmërisht dhe pa u bërë pjesë e kompromiseve që prishin rregullat e lojës dhe parimet e garës.

Partizani është dhe do të jetë gjithmonë pro garës së ndershme duke respektuar nga fillimi e deri në fund emrin dhe fanelën e kuqe.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje