Home / Lajme / Turqia: Ndihemi të tradhtuar nga Bashkimi Evropian
Turqia: Ndihemi të tradhtuar nga Bashkimi Evropian

Turqia: Ndihemi të tradhtuar nga Bashkimi Evropian

Turqia: Ndihemi të tradhtuar nga Bashkimi Evropian
Turqia: Ndihemi të tradhtuar nga Bashkimi Evropian

Turqia ndjen se udhëheqësit e Bashkimit Evropian e kanë tradhtuar, me arsyetimin se negociatat për pranim të Turqisë në BE duhet të pezullohen, por Ankaraja vazhdon të shpresojë se vendi do t’i bashkohet bllokut, tha ministri turk për Çështjet Evropiane, Omer Çelik, raporton Reuters.

Pas një shkëmbimi të ashpër fjalësh që zgjati për disa muaj midis kancelares Merkel dhe Presidentit Erdogan, kryesisht pretendimin e të drejtave të njeriut në Turqi, Merkel tha këtë muaj se është e qartë se Turqia nuk duhet t’i bashkohet BE-së dhe se duhet ndaluar negociatat e pranimit në BE.

Siç kujton agjencia, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha të mërkurën se nuk kishte asnjë perspektivë për bashkim të Turqisë në “të ardhmen e afërt”.

Celik tha në një intervistë me agjencinë britanike se ai ishte shumë i befasuar nga komentet që solli Juncker, dhe pyeti se çfarë bëri ai për të korrigjuar këto marrëdhënie.

“Ne ishim shumë të befasuar nga deklarata e Juncker. Çfarë bëri Juncker, çfarë hapash të mëdha ka bërë për të gjetur një zgjidhje për afrimin e Bashkimit Evropian dhe Turqisë, kjo është pyetja ime për Juncker”, tha Celik.

BE-ja është bërë gjithnjë e më kritike ndaj anëtarësimit të Turqisë, për të cilin kanë negociuar për dekada, pasi Erdogan, pas një grusht-shteti të pasuksesshëm mes korrikun 2016, filloi një arrestim në shkallë të gjerë të elementëve të inkuadruar në lëvizjen Gylen, e akuzuara kryesore.

“Vërtet jemi të zhgënjyer me Angela Merkel dhe disa të tjerë në BE; në një nga momentet më të vështira të historisë sonë, miqtë dhe aleatët tanë na lanë vetëm”, tha Celik.

I pyetur nëse Turqia ndihet e tradhtuar, ai u përgjigj shkurtimisht: “Po”.

Për t’u ndërprerë zyrtarisht negociatat me Turqinë mbi pranimin e saj në BE, nevojitet një vendim unanim i të gjitha shteteve anëtare, gjë që mungon, megjithatë, nëse shumica vendos, është e mjaftueshme që negociatat të pezullohen.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje